Ato mund të shfaqen në çdo shtatzani dhe ju duhet të dini se bëhet fjalë për nje fenomen normal deri diku. Kjo ndodh si pasojë e zmadhimit te mitrës dhe spostimit të organeve. Konsiderohet si një nga shenjat e para të shtatzanisë.
Kur dhimbjet e barkut konsiderohen normale?
Gjatë trimestrit të parë janë normale dhe shoqërohen nga djegiet apo shpimet në fund të barkut. Ato shkaktohet nga faktorë te ndryshën dhe një prej tyre është pllenimi i vezës. Gjithashtu edhe zmadhimi i uterusit do të ushtrojë presion mbi organet e tjera duke shkaktuar këto kontraksione. Në këtë rast duhet të përdorni një borsë me ujë të ngrohtë si edhe të bëni masazh në zonën e barkut.
Kur duhet të shqetësohemi?
Nëse dhimbjet zgjasin më shumë së disa ditë dhe bëhen të forta ju duhet të flisni menjëherë me mjekun tuaj gjinekolog. Shenjat që nuk duhet të anashkaloni në asnjë mënyrë janë: 
• Dhimbje edhe në fund të shpinës;
• Rritje të presionit në zonën e legenit;
• Dhimbe të forta që nuk kalojnë;
• Keni ethe dhe temperaturë apo te vjella;
• Keni gjakderdhje dhe djegie në urinim.