Lidhu me ne

Aktualitet

Shkëlqimi dhe rënia e Kolonel Myslimit

“Në kohët e sotme, kjo koha moderne e qytetërimit e teknologjive të epërme të depërtimit ndër të fshehtat e botës, të perfeksionit dhe inteligjencës, në fluturimin e mendimeve që lindën mite, është në pakomandimin dot të këtij dimensioni që e ka me vete bashkësia njerëzore. Aq shumë e kemi toleruar qytetarin përmjet lirisë së të shprehurit në mediume e portale pafund të mbushur me fëlliqësira”.
Kështu shkruan në një postim të tij në rrjetet sociale, kolonel Myslim Pashaj, një nga emrat më të lakuar së fundmi në median online.

 

Njeriu që kundërshtoi paktin detar me Greqinë gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, tashmë e gjen veten në krahun e kundërt. Ai që e kishin vlerësuar dhe adhuruar kaq shumë në rrugë dhe në rrjetet sociale, tashmë është në qendër të furtunës.
Madje duket se Pashaj është trazuar shumë prej postimeve që i bëhen kundër, sa ka vendosur t’u kthehet duke u thënë se ‘qytetarin e kemi toleruar shumë nëpërmjet lirisë së shprehjes’.
Personi, të cilit i referohet, është një profesor i gjuhës shqipe në Prishtinë, i cili thotë se do të dalë të protestojë kundër dhënies së detit Greqisë nga qeveria e Edi Ramës.
“Nesër ky njeri do të dalë të protestë, për të ruajtur integritetin e Republikës së Shqipërisë. Se ia paskan shitur detin… O det i mjerimit dhe dëshpërimit!”shkruan Pashaj.
Por përse ky ndryshim?
Pashaj ishte i pari që doli me vizore e kompas kundër ndarjes së detit. Shpallja e tij ‘hero’ në media e bëri efektin më shumë se ç’duhet. Me plis në kokë ai u bë pjesë e një fushate ku fjalët ‘tradhti’, ‘shitje’ dhe ‘shuma të mëdha monetare’ kërcisnin para syve të shqiptarëve.
Pashaj u bë simbol i nacionalizmit në rritje dhe mediat i kërkonin mendim për shumë gjëra. Dhe ai nuk ngurronte, duke u shprehur deri edhe se duhet rivlerësuar Enver Hoxha e duhet hequr ai monument i Zogut në Tiranë.
‘Flaka’ e nacionalizmit u bë kaq e madhe, sa ndonjëherë del jashtë kontrollit.
Kur ministri i Jashtëm grek tha se Shqipëria ka pranuar që t’u japë 12 milje zgjerim në det, atëherë rrjeti shpërtheu në të kundërt dhe kërkoi me dëshpërim një fjalë nga Pashaj. Ky i fundit u tha se nuk ka akoma asnjë marrëveshje.
Por askush nuk gjeti qetësi. Disa thonë se koloneli nuk flet për shkak të një krushqie në nivele të larta, të tjerë thonë se dihej përfundimi.
Tek e fundit, Greqia e ka në dorë Shqipërinë sa kohë mund t’i bllokojë integrimin.
Morali i fabulës?
Ndoshta ajo që zakonisht njerëzit korrin atë që mbjellin./Mapo.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix17 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix17 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske18 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore18 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook