Lidhu me ne

Radar

Problemet dëgjimit, si të kujdeseni për veshët

Problemet dëgjimit, si të kujdeseni për veshët
 T.O
 04/09/2016 08:03
Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore dhe si t’i parandaloni humbjen e dëgjimit
Veshi është një mekanizëm ndjesor delikat, që sjell informacion të rëndësishëm rreth mjedisit të jashtëm në tru. Veshët duhet të mbrohen nga dëmtimet dhe për ta duhet treguar kujdes.
Pastrimi i veshëve
Veshët prodhojnë dyllë (që quhet cerumen) për vetëmbrojtje. Dylli dhe qimet e holla brenda kanalit të veshit, parandalojnë objektet e vogla që të hyjnë brenda veshit.
Veshi ka një mekanizëm që pastrohet vetë. Ka një lëvizje natyrale të lëkurës së vjetër, dyllit dhe papastërtive që dalin jashtë përgjatë kanalit të veshit. Kjo do të thotë që ajo që duhet të bëni është vetëm pastrimi i veshëve për të hequr papastërtitë rreth vrimës së veshit, me një copë të thatë në mënyrë të rregullt.
Nëse prodhohet më shumë dyllë dhe bllokon kanalin e veshit, pika speciale që mund të rekomandohen nga mjeku specialist, mund të hollojnë dyllin. Ndonjëherë, edhe vizitat tek mjeku, mund të jenë të nevojshme në mënyrë që të lëvizen në mënyrë fizike papastërtitë që bllokojnë veshin.
Fjala e urtë që thotë se kurrë nuk duhet të futni në vesh një gjë që është më e vogël se një bërryl, është e vërtetë. Kjo sepse vendosja e çdo gjëje në vesh, ka potencialin që të shkaktojë dëm.
Megjithatë, nëse diçka hyn në vesh, kërkoni ndihmën e ekspertit për ta hequr atë. Ju, prindërit ose miqtë, nuk duhet që të tentoni për ta hequr atë. Rregulli kryesor është që të mos vendosni asgjë rreth veshit. Nëse ka ndonjë problem, kërkoni këshilla profesionale.
Mbrojtja e veshëve tuaj
Zhurma
Zhurma është një vibrim që shkakton përgjigje në veshin e njeriut. Duke folur në mënyrë shkencore, zhurmat dhe zërat janë e njëjta gjë. Ajo që është zhurmë për një person, është simfoni për tjetrin.
Ekspozimi i rastësishëm në zhurmë të lartë mund të dëmtojë mekanizmin delikat të veshit. Në një kohë të shkurtër, ju mund të zhvilloni humbje të përkohshme të dëgjimit, që mund të bëhet e përhershme, për shkak të ekspozimit për një kohë të gjatë në zhurmë. Ju mund të dëmtoni veshin, nëse zhurma është shumë e madhe aq sa nuk mund të dëgjoni dikë, që është sa një krah i zgjatur larg nga ju, ose kur nuk dëgjoni ose veshët tuaj bëjnë zhurmë, pas një situate me zhurmë apo pas një koncerti.
Veprimi më i mirë për të ndërmarrë nëse jeni ekspozuar në zhurmë të lehtë, është që të largoni veten nga zhurma. Përdorimi i mbuluesve të veshëve, nuk është zgjidhja më e mirë, ndonëse ato mund të reduktojnë rrezikun e dëmtimit nga humbja e dëgjimit. Nëse mbani mbrojtëse veshësh, sigurohuni që të ndiqni instruksionet me kujdes, për të pasur mbrojtjen më të mirë të mundshëm.
Burime zhurme mund të jenë:
-Fabrikat mekanike ose makineritë;
-Pajisjet energjike;
-Mjetet lëvizëse;
-Burimet e kompresimit të ajrit;
-Muzika me zë të lartë në koncerte ose aktivitete kënaqësie;
-Pajisjet personale të muzikës (si walkman);
-E shtëna me pushkë; dhe
-Motorët.
Uji
Nëse keni infeksione apo probleme në tubat e veshëve, zënie veshi apo diçka të tillë, duhet që të mos e lagni veshin me ujë, madje edhe kur bëni not ose dush. Mjeku do t’ju këshillojë sesi të mbroheni. Nëse jeni në dyshim, flisni me mjekun.
Ilaçet dhe kimikatet
Dëgjimi mund të dëmtohet edhe nga ilaçet toksike dhe nga disa kimikate.
Disa mjekime kanë potencialin që të dëmtojnë dëgjimin, nëse përdoren me shumicë ose për një kohë të gjatë, në doza të mëdha. Tregojini mjekut menjëherë, nëse merrni ilaçe me recetë dhe ndjeni zhurmë tek veshët.
Nëse përdorni kimikate në punë dhe njëkohësisht në shtëpi, është mirë që të harxhoni pak kohë për të studiuar materialin, me të dhënat e sigurisë që jepen së bashku me kimikatin. Disa kimikate, ndërthuren me zhurmat, për të përkeqësuar efektet e tyre.
Infeksioni i veshit
Infeksioni i veshit është shumë i zakonshëm tek të rinjtë dhe mund të shkaktojë dhimbje. Veshi i jashtëm mund të marrë lehtë infeksione gjatë notit, kryesisht në ujë të papastër, ndërsa veshi i mesëm mund të infektohet si rezultat i infeksioneve të traktit të sipërm ose të ftohtit dhe rrufës. Infeksionet e veshit të mesëm, mund të shkaktojnë humbje të përkohshme dëgjimi. Nëse keni ndonjë shenjë të infeksionit në ose përreth veshit, mos u përpiqni që ta trajtoni vetë. Takoni mjekun.
Sëmundjet
Ka shumë sëmundje, që mund të rezultojnë në humbjen e dëgjimit, si fruthi, shytat, rubeola, meningjiti dhe ndonjëherë edhe raste të këqija të të ftohurit. Nëse rubeola merret në tre muajt e parë të shtatzënisë, bebja e palindur ka 90% mundësi që të lindë me humbje të dëgjimit (dhe shumë komplikime të tjera). Për këtë arsye, është shumë i rëndësishëm imunizimi nga rubeola.
Trauma
Disa dëmtime fizike kanë potencialin që të shkaktojnë humbje dëgjimi, si goditje në kokë duke luajtur futboll, dëmtime të qafës në aksidente rrugore, ose dëmtime të daulles së veshit në veprimtari të ndryshme, etj.
Testet e dëgjimit
Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me dëgjimin, diskutoni shqetësimet me mjekun e familjes, ose kërkoni këshilla nga profesionistët e veshëve si nga një audiologjist, që mund të arrijë të kuptojë nivelin tuaj të dëgjimit dhe të ofrojë këshilla.
Problemet e dëgjimit
Ekzistojnë lloje të ndryshme të problemeve të dëgjimit. P.sh. dhimbja e veshit mund të jetë e shkaktuar nga infeksione të nofullës, bajameve ose sinuseve. Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë humbjen e dëgjimit që mund të ndikojnë më pas tek të mësuarit dhe tek mënyra e jetesës. Gjithashtu, edhe ekspozimi ndaj zhurmave të forta mund të dëmtojë dëgjimin. Ashtu sikundër infeksionet, edhe dermatiti në vesh mund të ndodhë si rezultat i reaksioneve ndaj ilaçeve, vënies së bizhuterive ose përdorimit të kozmetikës.
Problemet e zakonshme të dëgjimit
-Otitis media (Infeksion i veshit të mesëm) – Otitis media është një inflamacion i veshit të mesëm. Ai është një infeksion i shkaktuar nga bakteri apo virusi. Otitis media zakonisht fillon nga një e ftohur e zakonshme.
-Ngjitësit e veshit – Ngjitësi i veshit është një sëmundje kronike e otitis media që kryesisht prek fëmijët. Ky është një problem i ndërlikuar që ngjitet në veshin e mesëm, pas daulles së veshit.
-Dylli i veshit – Dylli i veshit mund të jetë një problem për disa njerëz. Dylli mund të thahet, duke krijuar një mburojë që bllokon dëgjimin. Ai mund të jetë e nevojshme që të hiqet me pastruesit e veshit ose nëpërmjet shiringave të veshit nga doktori ose infermierja. Dylli i tepruar shkakton shkarkime ose dhimbje dhe mund të sjellë dëmtim të përkohshëm të dëgjimit.
Parandalimi i problemeve të dëgjimit
Vetëmenaxhimi i problemeve të veshit, veçanërisht i dhimbjeve të veshit dhe shkarkimeve nuk është e rekomandueshme. Megjithatë, këshillat e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e problemeve të veshit:
-Mos përdorni pastrues për veshin, pasi ndonjëherë ato mund të shkojnë me thellë seç duhet.
-Nëse shkoni për të notuar, duhet të përdorni tapat e veshëve.
-Nëse punoni në ambjente të zhurmshme, vendosni mbrojtësit e veshëve.
-Kur teshtini, mos e mbyllni hundën.
Është e rëndësishme për të kontrolluar çfarëdo rasti të mundshëm që lidhet me humbjen e dëgjimit. Dëmtimi i dëgjimit tek fëmijët shpesh dyshohet, sidomos në rastet kur fëmija është i pavëmendshëm në shkollë, nuk i përgjigjet instruksioneve ose do të shohë televizor me zë të lartë. Është e rëndësishme që mjeku të ekzaminojë veshët.
Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?
Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse keni:
-Dhimbje veshi;
-Rrjedhje gjaku nga veshi;
-Dhimbje veshi dhe ndiheni në përgjithësi jo mirë;
-Keni patur më parë dhimbje qafe ose traumë në kokë;
-Keni një objekt të huaj në vesh ose që ju dyshoni se mund ta keni; dhe
-Keni përdorur një ilaç për veshin dhe nuk ka sjellë asnjë përmirësim.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook