Lidhu me ne

Radar

Nga sëmundjet te martesa: Ja çfarë duhet të dini për grupin e gjakut

Nga sëmundjet te martesa: Ja çfarë duhet të dini për grupin e gjakut
Nga sëmundjet te martesa: Ja çfarë duhet të dini për grupin e gjakut
Ushqimet, stili i jetesës dhe grupi i gjakut ndikojnë shumë në organizimin tonë.
Siç e dimë, ka 4 grupe gjaku: 0, AB, A dhe B. Secili prej tyre ka karakteristikat e veta dhe mund të ndikojë në humbjen e peshës, tek disa sëmundje, madje edhe te vetë temperamenti. Mbi bazën e njohjes së grupit të gjakut mund të ndjekim një dietë të posaçme ushqimi që përshtatet më shumë për një shëndet të mirë. Grupi i gjakut është i lidhur ngushtë me tretjen e ushqimit, me kapacitetin për të reaguar ndaj stresit, me gjendjen mendore dhe me efikasitetin e metabolizmit dhe të sistemit imunitar.
Ja çfarë duhet të dini për grupin e gjakut
1. Grupi i gjakut dhe mënyra e të ushqyerit
Disa ushqime përmbajnë proteinën lektinë. Lektina shkakton inflamacion në trup, megjithatë, ka disa tipa grupesh gjaku që kanë një reaksion të fortë ndaj kësaj proteine. P.sh., mund të ndiheni të lodhur, të keni probleme me tretjen dhe të shtoni tepër në peshë. Grupi 0 nuk ka probleme me ushqimet proteinike, si mishi apo peshku. Personat që kanë grup gjaku A duhet ta shmangin ngrënien e mishit ose ta përdorin fare pak, ndërkohë që duhet të hanë shumë perime, ata të tipit B duhet të konsumojnë mish të kuq dhe të shmangin mishin e pulës, ndërkohë që të grupit AB duhet të hanë prodhime deti dhe mish pa dhjam.
2. Grupi i gjakut dhe sëmundjet
Çdo grup gjaku është i ndryshëm dhe ka aftësi të ndryshme të luftimit të sëmundjeve. Nëse njihni grupin tuaj të gjakut mund të parandaloni disa sëmundje.
GRUPI 0 – Rrezik për ulçera të stomakut
Personat me këtë grup gjaku kanë një superprodhim të lëngjeve gastrike dhe nivele të larta enzimatike të fosfatit alkalin të zorrëve. Shmangni kafeinën dhe alkoolin, pasi kafeina mund të jetë e rrezikshme, sepse rrit adrenalinën dhe noradrenalinën, që tek individët e grupit 0 janë të larta.
GRUPI AB – Kufizoni mishin për shkak të aciditetit të ulët të stomakut
Konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën A
Shmangni lëngjet me gaz.
Vezët ndihmojnë në shtimin e masës muskulare, si pasojë e përmbajtjes së lartë të proteinave.
Perimet e furnizojnë trupin me fibra dhe antioksidues.
Boronica dhe qershia favorizojnë rritjen në peshë
Ananasi rivendos ekuilibrin e ujit të pranishëm në organizëm.
GRUPI A— Vuani nga stresi dhe ankthi
Kufizoni përdorimin e sheqerit, kafeinës, alkoolit. Janë substanca që rrisin stresin dhe ngadalësojnë metabolizmin. Mund t’i lejoni vetes maksimumi një filxhan kafe çdo 6 orë.
Për ju mëngjesi duhet të jetë mbreti i vakteve.
Mos hani shumë mish, pasi keni aciditet të ulët dhe mungesë squfuri alkalin në zorrë, e kjo çon tretjen në vështirësi.
Kufizoni konsumin e pulës dhe të gjelit të detit në jo më shumë se 2-3 herë në javë.
Përdorni qumështin, prodhimet e fermentuara kanë një efekt probiologjik, pasi rrisin florën bakteriale në zorrë, duke krijuar kështu një mbrojtje imunitare shumë të fortë.
GRUPI B – Kujdes me mbipeshën
Prekshmëria ndaj viruseve është e lartë.
Shmangni misrin, thekrën e grurin, pasi ju rrisin masën dhjamore; pini verë të kuqe, por jo duhan dhe birrë.
Eliminoni nga dieta pulën, misrin, kikirikun.
3. Grupi i gjakut dhe personaliteti
A e dini që personaliteti juaj lidhet me grupin e gjakut?
Grupi O – Njerëzit e këtij grupi gjaku kanë një sjellje që udhëhequr nga instiktet, kanë kapacitetin e lidershipit, janë energjikë e tepër produktive, ndërsa në kushte stresi mund të arrijnë skajet e karakterit të tyre. Motoja e tyre është “Lufto ose mbathja”, janë më të predispozuar ndaj sjelljeve të dhunshme, nervozohen shpejt, herë pas here janë depresivë e të mërzitur.
Grupi A – Grupi juaj i gjakut u shfaq për herë të parë në rruzullin tokësor kur njerëzit prehistorikë e braktisën jetën e vetmuar të gjuetarit dhe filluan të mblidheshin në bashkësi të organizuara. Keni nivele të larta të kortizolit (hormon përgjegjës për stresin), jeni tip që i fshihni ankthet, u bëni gjithmonë qejfin të tjerëve, shqetësoheni shumë për probleme pa rëndësi, megjithatë jeni artistë dhe persona të besueshëm.
Grupi B — Mbart në vetvete një fuqi gjenetike, e cila lejon një fleksibilitet të jashtëzakonshëm dhe një aftësi për t’ia dalë mbanë në çdo situatë. Ata me një grup të tillë gjaku kanë personalitet të fortë dhe janë të pavarur.
Grupi AB – Nëse i përkitni këtij grupi gjaku, keni një intituitë për të parë përtej kufijve të shoqërisë. Jeni shumë të dhënë pas gjërave që besoni, por në të njëjtën kohë dëshironi të merrni edhe miratimin e të tjerëve, çka krijon shpeshherë konflikte. Karakterizoheni si persona emocionalë, pasionantë, të besueshëm, miqësorë.
4. Grupi i gjakut dhe shtatzënia
Sipas disa studimeve, gratë me disa lloje të caktuara grupi gjaku kanë më shumë mundësi për të ngelur shtatzënë. Thuhet se gratë me grupin e gjakut AB prodhojnë më pak hormone që ndihmojnë një grua të ngelë shtazënë.
Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se gratë që kanë grupin e gjakut 0, kanë dy herë më pak mundësi të mbeten shtatzënë, në krahasim me gratë e tjera. Gratë me grupin A janë më pjellore, Statistikisht, femrat me këtë grup gjaku lindin me më shumë vezë sesa pjesa tjetër e femrave, rrjedhimisht, kanë më shumë shanse ngjizjeje. Gjithashtu, numri i vezëve të tyre pakësohet shumë ngadalë.
5. Grupi i gjakut dhe martesa
Përpara se të mbeten shtazënë, femrat duhet të njohin grupin e tyre të gjakut, pasi disa grupe nuk mund të përzihen me disa të tjera kur duam të sjellim në jetë një fëmijë. P. sh.,grupet e gjakut A dhe B nuk duhet të përzihen së bashku. Një tjetër faktor që duhet të mbajmë parasysh, kur martohemi është faktori rezus. Ata të cilët kanë grupe gjaku RH+ dhe RH- nuk duhet të kenë fëmijë së bashku. Nëse këto grupe gjaku përzihen, atëherë fëmija mund të vuajë nga shumë probleme shëndetësore gjatë jetës.
Shenjat “plus” e “minus” u referohen përkatësisht pranisë ose mungesës së një substance në gjak të njohur si faktori rezus.
Pjesa më e madhe e njerëzve janë rezus pozitiv (Rh+). Nëse një njeri me rezus negativ (Rh-) merr gjak me rezus pozitiv, trupi i tij reagon, duke prodhuar kimikate (antitrupa) për t’u mbrojtur kundër faktorëve rezus të huaj. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si krijojmë antitrupat ndaj viruseve të ndryshme të tillë si rubeola (fruthi gjerman) dhe lia e dhenve.
Faktori rezus është më i rëndësishëm gjatë shtatzënisë. Përpara ose gjatë lindjes është e zakonshme përzierja e gjakut të nënës me atë të fëmijës. Nëse nëna është me rezus negativ dhe fëmija me rezus pozitiv, kjo përzierje mund t’i shkaktojë nënës prodhimin e antitrupave rezus.
Në shtatzëninë e mëvonshme këto antitrupa mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të fëmijës. Nëse fëmija e sapolindur është +, këto antitrupa mund të dëmtojnë gjakun e tij dhe, në rastin më të keq, mund të shkaktojnë vdekje ose sëmundje serioze. Në raste të tjera, fëmija mund të vuajë vetëm një anemi ose verdhëz të lehtë.
Megjithatë, sa herë që një grua me rezus negativ ka një fëmijë, grupi i tij i gjakut duhet të kontrollohet shpejt pas lindjes. Nëse fëmija është Rh +, nënës do t’i jepet një injeksion, i njohur si “anti D”, që ndihmon për parandalimin e formimit të antitrupave rezus. Ashtu si të gjitha vaksinat, “anti D-të” nuk janë efikase në të gjitha rastet, megjithatë, ato mund të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit gjatë shtatzënisë së ardhshme
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook