Lidhu me ne

Radar

Kujdesi për fytyrën pa kremra kozmetike: Bimët që ua bëjnë lëkurën tuaj të duket e re

Kujdesi për fytyrën pa kremra kozmetike: Bimët që ua bëjnë lëkurën tuaj të duket e re
Kremërat e kozmetikës po përdoren gjithnjë e pak për shkak të përmbajtjes së kimikateve në to! Sytë janë kthyer tek vajërat bimore, të cilat janë testuar nga popuj të ndryshëm për vite me radhë dhe që ofrojnë një lëkurë me shkëlqim, të hidratuar dhe pa rrudha. Indianët dhe kinezët përdorin mjete bimore për një numër problemesh me lëkurën si akne, etj. Sot ju sjellim disa bimë që do ta bëjnë lëkurën tuaj të duket e re dhe me shumë shkëlqim natyral.
1. Aloe vera:
Aloe Vera njihet si bimë më përmbajtje shumë kuruese për lëkurën dhe për këtë arsye kjo është edhe njëra ndër bimët më të përdorura në industrinë e kozmetikës.
Për shkak të përmbajtjes së saj shëruese të lëkurës, ajo ndihmon në shërimin e plagëve, djegies, madje edhe pickimet e lëkurës nga insektet. Aloe vepron në lëkurë si një analgjetik duke lehtësuar dhimbjet e plagëve.
Efekti i saj i menjëhershëm vërehet nëse e preni një pjesë të Aloe Vera dhe e vendosni atë në frigorifer dhe pastaj e vendosni në plagë, atëherë ajo fillon të jap efektin e saj kurues duke e zbutur dhimbjen dhe shëruar plagën.
Aloe gjithashtu njihet edhe si bimë anti-kruajtje, e cila e përmban një substancë e cila e parandalon kruajtjen e lëkurës dhe e qetëson atë, gjithashtu me Aloe vera mund të parandaloni edhe gjakderdhjen të shkaktuar nga lëndimet e vogla.
Për shkak të përmbajtës së lartë të ujit, rreth 99%, Aloe vera është bima ideale për rritjen e elasticitetit dhe riparim të lëkurës. Gjithashtu kjo bimë ndihmon edhe me furnizimin e qelizave të lëkurës më oksigjen
2. Vaj Neem-i ose Margosa është një trajtim i shkëlqyer për fytyrën i përdorur prej shekujsh. Pastron lëkurën në thellësi duke hequr puçrrat dhe pikat e zeza. Rekomandohet për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Gjethet e Neem-it janë një pastrues i mrekullueshëm për gjakun. Kjo bimë shëron plagët dhe ka veti antiseptike.
3. Kurkuma është një tjetër bimë që është lidhur shpesh me bukurinë. Nëse përzjehet me miell dhe and pluhur sandalwood dhe aplikohet në fytyrë do të largojë rrudhat dhe do të shtojë shkëlqimin. Kjo bëhet e përzier me pak mjalt ose vaj ulliri për ta kthyer në formë paste.
4. Sandalwood besohet se ka veti rigjeneruese dhe anti-toksike. Ndodhet tek shumë kremëra kozmetike. Trajton problemet me fytyrën si krruarje, skuqje dhe alergji. Mund të aplikoni pak vaj sandalwood të miksuar me vajin e arrës së kokosit ose pak vaj susami dhe masazhoni vendin ku keni probleme.
5. Trëndafili është i pasur në vitaminë C, ka veti ripërtëritëse dhe freskuese për lëkurën. Uji i trëndafilit përdoret për të lyer fytyrën, ndërkohë çaji i trëndafilit pastron stomakun.
Uji i trëndafilit ka shumë kohë që njihet për freskinë dhe qetësimin që i jep lëkurës.
Ai është gjithashtu një pastrues shumë i mirë i poreve. Për pastrimin e fytyrës përdorni një copë pambuku, do ta shihni që pluhuri, grimi i syve madje dhe kremi pudër do të largohen nga fytyra.
Tonik natyral
Uji i trëndafilit ka veti jo vetëm për pastrimin e fytyrës në thellësi, por ai tonifikon fytyrën.
Ai gjithashtu e bën lëkurën më të butë si dhe eviton skuqjen e fytyrës apo trupit.
Uji i trëndafilit redukton rrathët e zinj poshtë syve. Duhet të keni kujdes pasi lëkura rreth syve është shumë sensitive, prandaj nuk duhet të ushtroni shumë forcë. Aplikoni butësisht pak ujë trandafili rreth syve dhe lëreni gjatë natës.
Uji i trëndafiit i bën flokët tuaj më të butë e më të shkëlqyeshëm. Pasi ta keni larë kokën me shampo, shplajeni atë me ujë trëndafili.
Aroma e trëndafilit ka dhe një efekt të shkëlqyer për çlirimin e stresit. Kjo është dhe një nga arsyet pse uji i trëndafilit përdoret në trajtimet spa, për maska fytyre, masazh, trajtim flokësh etj.
Si ta përgatisni ujin e trëndafilit në shtëpi?
Mirë është që ta përgatisni vetë ujin e trëndafilit në shtëpi.
Për këtë do ju nevojiten:
1. Një litër ujë të distiluar
2. Gjashtë gota me petale trëndafili
•Hidhini të dy këta përbërës në një tenxhere dhe lërini derisa të zihet uji.
•Ulni zjarrin dhe lërini dhe pak më shumë.
Uji juaj i trëndafilit është gati. Lëreni të ftohet, nxirrini jashtë petalet dhe hidheni ujin në një enë të pastër. Ruajeni në frigorifer.
6. Shafrani:
Shafrani është një tjetër erëz e magjishme për lëkurën tuaj dhe nuk është i njejtë me kurkumën (turmeric). Që në lashtësi, shafrani është renditur në majë të klasifikimit për bukurinë e lëkurës. Ai jo vetëm i jep shkëlqim lëkurës por parandalon dhe formimin e rrudhave. Nëse doni të bëni kremin tuaj natyral përzieni shafranin me pak mjaltë dhe vendoseni në fytyrë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix14 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore15 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix15 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar17 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore17 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal17 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix18 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar18 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook