Frutat dhe perimet më të mira për stomakun, zorrët dhe pankreasin
Frutat dhe perimet më të mira për stomakun, zorrët dhe pankreasin
FRUTA E PERIME PËR PANKREASIN
Luleradhiqe: ndihmojë në përmirësimin e tretjes së yndyrnave, lehtëson në këtë mënyrë punën e pankreasit. Përmban edhe veti anti-inflamatore të forta.
Spinaq dhe lakër jeshile: perimet me gjethe ngjyrë jeshile të fortë e të trasha mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit pankreatik.
Papaja: është një burim i pasur me enzima të vlefshme që mund të ndihmojnë në masë të madhe në procesin e tretjes.
FRUTA E PERIME PËR STOMAKUN DHE ZORRËT
Aloe vera: kjo bimë mbështet procesin e tretjes dhe ndihmon për të balancuar aciditetin në stomak. Është qetësues për membranat dhe mukozën e zorrëve, stomakut dhe traktit urinar. Ndihmon në procesin e tretjes duke rritur aftësitë përthithëse të ushqimeve.
Molla: është një frut i dobishëm në rast kapsllëku dhe largon toksinat nga zorrët. Përmban në sasi të mëdha një substancë të quajtur pektin, një lloj fibre që lidhet me toksinat ndërsa treten në zorrë në mënyrë që ato mund të eliminohen nga trupi.
Mente: ndihmon tretjen dhe mund të lehtësojë pezmatimet e stomakut dhe urthin. Është shumë efikas për të relaksuar muskujt e zorrëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu