Lidhu me ne

Radar

Çfarë duhet të keni parasysh gjatë vrapimit

Stina e verës, sidomos e vjeshtës janë stinë të mira për stërvitje. Në mëngjes ose pasdite shumë njerëz dalin për vrap në park.

Në fakt, vrapi në natyrë është një stërvitje e lehtë dhe nuk kërkon shumë sforco dhe pëlqehet pothuajse pëlqehet nga të gjithë.

Kujdesi i gjurit gjatë vrapit

Kohët e fundit, Lily një e re mbipeshë vendosi të mbajë dietë dhe të nisë një plan stërvitor për të ulur kilogramët e tepërt. Për shkak se ajo dëshiron të dobësohet sa më parë bëri vrap çdo ditë për më shumë se 5 kilometra. Pas zbatimit të këtij plani dyjavor, Lily pati dhimbje gjuri. Kjo ndjenjë parehatie nisi gjatë procesit të vrapimit dhe vazhdon edhe pas tij. Një ditë ajo lexoi një artikull me temë “vrapi dëmton gjurin” dhe u frikësua shumë. Ajo shkoi në spital për kontroll mjekësor dhe pasi u konsultua me mjekun ortoped, gjuri i saj nuk kishte problem serioz. Për shkak të peshës së tepërt, muskujt rreth gjurit u ngarkuan me shumë presion dhe në këtë mënyrë lindi dhimbja.

Në fakt, nëse nuk jeni mbipeshë dhe bëni vrap si duhet dhe sa duhet atëherë nuk do të keni probleme me gjunjtë. Në të kundërtën, kjo stërvitje do të shtojë presion tek kyçet dhe disa muskuj.

Gjatë vrapimit, muskujt e kofshës tkurren përsëri. Lëvizja jo e duhur gjatë vrapit sjell presion të madh tek ligamentet dhe më pas mund të shkaktojë inflamacion të kyçeve.

Dhimbjet e gjurit vijnë nga mbipesha, ecja e papërshtatshme dhe mungesa e stërvitjeve përgatitore para vrapit.

Për personat që sapo kanë nisur të stërviten përmes vrapit, nëse e bëjnë këtë si duhet mund të pakësojnë me 25% presionin ndaj gjurit.

Si duhet ta vendosim këmbën në tokë gjatë vrapit?

Gjatë vrapit lëvizja e këmbëve është më e rëndësishme. Në forumet e ndryshme në internet për vrapimin, diskutohet dhe ka debate të shumta nëse gjatë vrapit apo ecjes së lehtë duhet të vendosim në fillim pjesën e përparme të këmbës apo thembrën.

Në fakt, prekja e tokës me pjesën e përparme të këmbës apo me thembrën varet nga kushtet e trupit të vrapuesit, niveli i stërvitjes, forca e këmbëve etj. Është më mirë që amatorët ta nisin me “prekjen e tokës me thembër” dhe pastaj të prekin tokë me pjesën e përparme të këmbës. Por, atletët në maratonë duhet ta prekin tokën kryesisht me pjesën e përparme të këmbës.

Vrapimi përmes “prekjes së tokës me thembër” është më i ngadaltë, por shkakton presion më të ulët të goditjes ndaj pulpës dhe kyçit të gjurit. Vrapimi me “prekjen e tokës me pjesën e përparme të këmbës” është më i shpejtë, por shoqërohet me forca më të mëdha të goditjes ndaj pulpës dhe kyçit të gjurit.

Nëse fillestarët do të prekin tokën me pjesën e përparme të këmbës, do të shkaktohet presion i madh ndaj gjurit.

Gjatë vrapit kur ngjisni përpjetën, duhet ta mbani trupin përpara, të forconi lëvizjen e krahëve dhe të prekni tokën kryesisht me pjesën e përparme të tokës. Kur merrni tatëpjetën duhet ta mbani trupin drejt ose pak prapa, të prekni tokën kryesisht me thembër, duke kontrolluar shpejtësinë për të shmangur rrëzimin.

Si mund të shmnagim dëmtimin e gjurit

Kur vrapuesit kanë dhimbje gjuri veçanërisht tek ligamentet, duhet të pakësojnë sasinë e stërvitjes. Ata me dhimbjes serioze duhet të ndalojnë vrapin për 2-4 javë. Sapo të keni dhimbje vendosni një copë të mbështjellë me akull mbi pjesën e plagosur. Më vonë, mund të bëni masazh, akupunkturë etj., për lehtësim të mëtejshëm.

Përveç kësaj, mund të konsumoni ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë C dhe pijet e përshtatshme për sport për të lehtësuar dhimbjen e muskujve.

3 metodat e përshtatshme për parandalimin e dëmtimit të gjurit

– Bëni nxemje para vrapit

Mirë është të bëni ushtrime parapërgatitore rreth 5 minuta për të ndihmuar muskujt dhe kyçet.

Streching: ulja dhe ngritja, lëvizjet e këmbëve etj., mund të ndihmojnë mbrojtjen e gjurit para vrapit. Streching nxit sekretimin e lëngut brenda kyçeve, duke ulur fërkimin mes kyçeve.

Stërvitjet e muskujve përpara vrapit: Nëse vrapuesit ndihen të fortë ata duhet të forcojnë stërvitjen e muskujve të kofshës e pulpës, veçanërisht muskujve rreth gjurit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix14 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore15 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix15 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar17 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore17 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal17 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix18 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar18 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook