Lidhu me ne

Radar

A e dëmtojnë kafeja dhe çaji shtatzëninë?

A e dëmtojnë kafeja dhe çaji shtatzëninë?
A e dëmtojnë kafeja dhe çaji shtatzëninë?
Shumë gra pëlqejnë kafenë apo çajin, por kur një femër është shtatzënë ato duhet të kufizojnë pirjen e tyre. Përse një shtatzënë nuk duhet të pijë kafe ose çaj?
Kafeina në kafe dhe çaj
3 pijet më të preferuara në botë: kafeja, çaji dhe coca-cola përmbajnë sasi të ndryshme kafeine, një lëndë që njihet për rolin ngacmues në organizëm. Gjatë kohës së punës, shumë njerëz konsumojnë të pijnë një kafe në mëngjes. Pork a dhe të tjerë që parapëlqejnë pirjen e kafesë ose të çajit pas pune, me idenë se I largon lodhjen e ditës.
Rreziqet e kafeinës
Megjithëse ndikimet e kafeinës ndaj embrionit nuk janë përcaktuar nga provat shkencore dhe nevojiten studime të mëtejshme në këtë fushë, shumë femrat shtatzënë që konsumojnë shpesh pije me përmbajtje kafeine përballen me rritjen e forcimin e lëvizjes së fetusit. Sipas një studimi disa shtatzëna që kishin konsumuar disa shishe coca-cola brenda një kohe të shkurtër, për pasojë vuajtën nga përzierjet dhe të vjellat, si dhe dhimbja e kokës, rrahje të shpejtë të zemrës etj.
Gruaja shtatzënë dhe fetusi i saj janë shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, pasi ajon ngacmon embrionin përtej placentës. Për shkak se kafeina ndikon në tkurrjen e arteries ajo mund të ndikojë në rritjen e embrionit dhe të ulë peshën e lindjes të tij. Kur kafeina hyn në trupin e fetusit nëpërmjet qarkullimit të gjakut, mund të ndodhin spazma të zorrës, lëvizje të shpeshta të fetusit, shqetësime të tij, të cilat ndikojnë në rritjen e organeve të rëndësishme të fetusit si truri, zemra dhe mëlçia. Përveç kësaj, kafeina mund të çrregullojë oraret e gjumit.
Rreziqet e tjera të kafesë dhe të çajit
Kafeja dhe çaji mund të ndikojnë në thithjen e kalciumit dhe të hekurit. Kafeja jo vetëm pengon thitjen e kalciumit, të hekurit dhe të zinkut, por edhe shkakton humbjen e kalciumit. Sipas studimeve kafeja mund të shtojë rrjedhjen e kalciumit nëpërmjet urinës, duke rritur rrezikun e osteoporozës. Ky është një ndikim negativ për femrat shtatzënë, të cilat kanë nevojë për më shumë calcium gjatë periudhës së shtatzanisë.
Çaji përmban shumë tanin, që mund të pengojnë thithjen e hekurit nga trupi ynë. Nëse femrat shtatzënë pijnë shumë çaj, mund të preken nga anemia në shtatzëni dhe të shtohet mundësia e anemisë së lindur të fetusit nga mungesa e hekurit.
Në përgjithësi, kafeja ka më shumë ndikime negative se sa pozitive për femrat shtatzënë. Prandaj, është më mirë që në periudhën e shtatzanisë gruaja të shmangë ose të kufizojë pirjen e kafesë.
Çdo gjë varet nga vetë gratë shtatzëna
FDA-ja amerikane përmes një deklarate sugjeron që femrat shtatzënë ose femrat që planifikojnë shtatzëni, të pakësojnë konsumin e kafeinës. Kjo deklaratë sugjeron “pakësimin”, por jo “asgjësimin” e kafeinës, meqenëse persona të ndryshëm kanë ndjeshmëri të ndryshme ndaj saj dhe metabolizëm të ndryshëm.
Tretja e kafeinës varet nga mosha, funksionet e mëlçisë, shtatzënia, konsumi i ilaçeve dhe sasia e enzimës së mëlçisë. Një person i shëndetshëm mund të tresë kafeinën brenda 3 ose 4 orësh. Femrave shtatzënë u nevojitet 9-11 orë për tretjen e kafeinës. Personat me sëmundje të mëlçisë e zgjatin kohën e tretjes së kafeinës deri në 96 orë.
Prandaj, është i panevojshëm shqetësimi i shumë nënave të reja për funksionet e mëlçisë, të cilat nuk janë shumë të ndjeshme ndaj kafeinës dhe mund ta tretin shpejt atë. Çdo ditë, sasia e kafeinës së konsumuar nuk duhet të kalojë 200 miligrame.(përqindja e kafeinës së përfshirë në ushqime pasqyrohet në listën e mëposhtme)
Përzgjedhje të tjera të nënës së ardhshme
Megjithëse femrave shtatzënë u sugjerohet kufizimi i kafeinës, kafeja mund të zëvendësohet me ndonjë ëmbëlsirë apo pije të tjera. Nënave të ardhshme u nevojiten më shumë elemente ushqyes. Prandaj, u sugjerohet ndonjë ëmbëlsirë me fruta, apo me djathë, susam etj. Pijet e përshtatshme shoqëruese të ëmbëlsirave janë lëngjet e frutave, qumështi etj. Nëse një grua e re e pëlqen shumë shijen e kafesë, ajo mund të përzgjedhë kafe pa kafeinë , por edhe kappuçino, kafe me qumësht etj. Nëse nëna e re pëlqen çajin ajo mund të zgjedhë çajin e malit, çajin e frutave apo kamomilin, të cilat kanë ndikime të pakta stimuluese.
Vëmendje e madhe i duhet kushtuar reagimeve të fetusit. Nëse fetusi ka ngacmime, që vërehen nga lëvizjet e shpeshta të tij, duhet të ndalohet konsumi i pijeve me kafeinë. Përveç kësaj, duhet t’i kushtohet vëmendje e madhe rritjes së fetusit. Nëse embrioni rritet ngadalë duhet të ndalohet sa më parë konsumi i kafesë.
Në përgjithësi kafeja ekspres dhe çaji i fortë nuk sugjerohen për gratë shtatzëna.
Lista e kafeinës së përfshirë në pijet dhe ushqimet e ndryshme:

Screenshot_1

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix14 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore15 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix16 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar17 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore17 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal18 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix18 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar19 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook