Lidhu me ne

Kioske

6 sekrete për të rritur një fëmijë të mençur

6 sekrete për të rritur një fëmijë të mençur
6 sekrete për të rritur një fëmijë të mençur
Disa herë mund të duket se bredharaku juaj që shkon gjithandej nuk mund të ndalojë qoftë edhe për një çast, e le më të bëjë pushime të gjata. Por bredharakët e vegjël kërkojnë të mësojnë. Këtu janë gjashtë mënyra çuditërisht të efektshme për të shtuar përvojën dhe njohuritë e fëmijës tuaj, çdo herë nga pak.
Flisni pa pushuar
Shumica e fëmijëve mësojnë rreth një fjalë të re në javë midis moshës 18 muaj dhe 2 vjeç dhe mund të thonë rreth 50 deri 100 fjalë në moshën 2 vjeçare. Ekspertët thonë se sa më shumë t’i flisni fëmijës tuaj, aq më shumë do të mësojë. Ata rekomandojnë që ju “të tregoni për ditën tuaj”. Kjo do të thotë t’i flisni fëmijës se çfarë po bëni ndërsa e bëni atë dhe kjo është një mënyrë e mrekullueshme për t’i ekspozuar të voglit tuaj një larmi fjalësh të reja gjatë gjithë ditës.
Tani është koha që t’i lexoni më shumë libra. Kënaquni duke përdorur zëra të ndryshëm për personazhe të ndryshëm në një libër.
Sigurohuni që i vogli juaj të dëgjojë një përrua të tërë fjalësh, por jo nga televizori. Gjuha e televizionit është tepër e shpejtë për fëmijët dhe nuk është ndërvepruese. Ndërsa të vegjlit kanë nevojë të dëgjojnë njerëzit duke folur, ata po ashtu kanë nevojë për bashkëveprim në mënyrë që të fitojnë përvojën maksimale.
Duke ruajtur një rrjedhë konstante bashkëbisedimi, duke përdorur një fjalor të larmishëm, ju e përgatisni fëmijën tuaj për të lexuar, shkruar e shkoqitur fjalët.
Mësojini abc-në e emocionit
Krijimi i inteligjencës emocionale është e rëndësishme për zhvillimin njohës dhe shoqëror të fëmijës tuaj. Dhe ju mund ta ndihmoni atë të mësojë të lexojë sinjalet emocionale, një aftësi e jetës që ka të bëjë me çdo gjë tonën.
Të themi që fëmija juaj po luan në rërë kur një fëmijë tjetër, i cili nuk qëndron i sigurt më këmbë, përplaset me të. ndihmojeni të voglin tuaj të shikojë kur gjërat janë një aksident. P.sh. një thënie e thjeshtë, si “Oh, ky ishte një aksident”, mund ta përshkruajë situatën duke e ndihmuar atë të identifikojë çfarë ka ndodhur dhe ta kuptojë atë. Reagimi i fëmijës tuaj është i rëndësishëm sepse fëmijët priren të mos i kapërcejnë me sukses këto situata nga pikëpamja akademike, shoqërore dhe njohëse.
TP10_StepsBaby_articleE njëjta gjë vlen edhe për emocionet pozitive. P.sh. në qoftë se i vogli juaj ndan diçka me një fëmijë tjetër, shpenzoni një moment e i tregoni atij pasojat e kësaj sjellje të thjeshtë.
Ju mund të thoni diçka si, “Tani që ti luan bashkë me të me lodrën tënde, e shikon se sa i gëzuar është edhe ai?” Duke e ndihmuar fëmijët që të lidhë veprimin me ndjenjën ju ndërtoni kështu ndërtimin e inteligjencës emocionale për tërë jetën.
Luani me mençuri
Loja dramatike e të rriturve është një lloj specifik i lojës që fokusohet në kontrollin e impulseve dhe në vetë normimin. Ekspertët sugjerojnë dy lodra: E para lidhet me të kundërtat. Merrni një grup pikturash të thjeshta dhe tregojani fëmijës një e nga një. Supozojmë se e para është vizatimi i diellit. Kur ia tregoni atë fëmijës bëjeni të thotë “natë” në vend të “ditë”. Nuk është gati për një lojë të tillë fjalësh? Provoni një lojë me ritëm në vend të kësaj. Godisni një herë në një daulle dhe kërkoni që fëmija juaj të godasë dy herë.
Në të dyja lodrat, ideja është ta bëni fëmijën që të ndalojë, të mendojë për një çast dhe ta kapërcejë përgjigjen që i vjen në mend në çastin e parë. Këto lodra janë të përshtatshme për fëmijët e moshave 3 deri 4 vjeç. Kontrolli i impulseve lidhet me aftësi më të forta matematike dhe është çelësi për të ndërtuar funksionin ekzekutiv, aftësinë e trurit për të planifikuar, për të caktuar objektiva dhe të realizojë një detyrë. Funksioni ekzekutiv është një parashikues më i lartë i suksesit akademik se sa indeksi i inteligjencës.
Krijoni një hapësirë krijuese
Dëshironi dhomën më të mirë të mundshme për fëmijën tuaj? Për të nxitur aftësinë krijuese të fëmijës krijoni një mjedis që e shton fantazinë e tij. Kjo nuk do të thotë lodrat më të fundit dhe më të mëdhatë. Në fakt, një kuti bosh dhe nja dy shkumësa me ngjyra mund të jenë lodrat më të mira për të. Kjo do të thotë t’i jepni fëmijës tuaj kohë dhe hapësirë për të provuar gjëra të reja. Gjithashtu, mund të provoni të krijoni një vend për të dëgjuar muzikë, një tjetër për të vizatuar e pikturuar dhe një tjetër për lodra me kuba dhe me pjesë për të ndërtuar, çdo gjë që ju mendoni se inkurajon aftësitë e tij krijuese.
Lavdërojini përpjekjet
Studiuesit thonë që fëmijët punojnë më shumë dhe dalin më mirë me mësime në shkollë kur prindërit lavdërojnë përpjekjet dhe jo intelektin e tyre. Pra, në vend që të doni të thoni “I vogli im është i mençur”, ajo që në të vërtetë duhet të thoni është: “Uau, duhet të kesh punuar vërtet shumë për këtë”. Fokusi është më shumë tek ajo se çfarë ka bërë fëmija për të arritur atë rezultat dhe jo vetë rezultati, dhe kjo i ndihmon fëmijët që të shoqërojnë punën me suksesin.
Kjo gjë funksionon, sepse sipas ekspertëve, ndërsa duke u rritur, fëmijët do të kenë atë që quhet “mentaliteti i rritjes” (besimi që ata mund të bëjnë më shumë në qoftë se përpiqen) në vend të një “mentaliteti të fiksuar” (besimit që ajo çfarë ata mund të bëjnë është e paracaktuar nga aftësitë e tyre të lindura).
Më shumë se 30 vjet studime tregojnë që fëmijët e rritur në familje me mentalitet të rritjes janë qëndrueshëm më të aftë se shokët e tyre me mentalitet të fiksuar në arritjet akademike. Ata kanë një qëndrim të qetë ndaj dështimeve. Thjesht i perceptojnë gabimet si probleme që duhen zgjidhur dhe i vihen punës.
Tregoni me gisht
Rreth moshës 9 muaj, fëmijët fillojnë të ndjekin gishtin tuaj për të kuptuar se çfarë jeni duke treguar me të. Studimet tregojnë që fëmijët e mësojnë gjuhën më shpejt në qoftë se ju tregoni me gisht një objekt, si p.sh. një kamion e ndërkohë thoni fjalën për të dhe në këtë kohë i vogli juaj është vërtet i mirë në këtë lloj loje.
Pasja e kësaj aftësie për të bashkëvepruar quhet “vëmendje e përbashkët”. Kjo do të thotë që fëmija ka aftësinë të komunikojë me ju lidhur me diçka ose dikë jashtë ju të dyve. P.sh. mund të shkoni në një park zoologjik dhe të tregoni një ari polar e ndërkohë ta përshkruani atë. Kështu ju promovoni tek fëmija juaj zhvillimin shoqëror, njohës dhe gjuhësor.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal15 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix16 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar16 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix16 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix16 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar16 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar17 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar17 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar17 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore17 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook