Lidhu me ne

Gatime

4 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë

4 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë
Qumështi i gjirit – Një arsye e fortë pse këshillohet që fëmijët të ushqehen me qumësht gjiri është që ata të kenë mundësi të marrin agjentët antibakterial që gjenden te ai.
Nga një studim, ku u morën 22 mostra qumështi gjiri, disa prej tyre u ngrohën në temperaturë të lartë dhe disa në temperaturë të ulët, u arrit në përfundimin se qumështi që u ngroh në temperaturë të lartë kishte 18 % më shumë bakterin E –coli se qumështi që nuk u ngroh në mikrovalë.
Brokoli – Brokoli është një nga perimet që ngrohet më së shumti në mikrovalë, për arsye shpejtësie. Në përgjithësi, kur gatuhen ushqimet i humbasin disa nga lëndët e tyre ushqyese, madje edhe gatimi me avull, që është një nga format më të këshillueshme për të gatuar, bën që brokoli të humbasë rreth 11% të antioksiduesve. Gatimi i brokolit në mikrovalë shkakton humbjen e 97% të antioksiduesve.
Frutat e ngrira – Blerja e frutave të ngrira nuk është e dëmshme për shëndetin tonë, sepse procesi i ngrirjes bën që fruti të ruajë vlerat e tij ushqyese. Pasi këputet nga pema, fruti  fillon menjëherë të humbasë vlerat e tij ushqyese. Por studimet e fundit kanë treguar se shkrirja e frutave të ngrira duke përdorur mikrovalën i kthen lëndët ushqyese të tyre në substanca kancerogjene. Mënyra më e mirë për të shkrirë frutat e ngrira është t’i lësh ato në temperaturën e ambientit.
Mishi i ngrirë – Jo të gjitha mikrovalët rrotullohen dhe kjo mund të bëjë që mishi të mos shkrijë i gjithi njëlloj, ai mund të shkrijë shumë mirë nga jashtë ndërkohë që brenda është ende i ngrirë. Më rritjen  e temperaturës së mishit të ngrirë, rritet edhe niveli i baktereve në të. Nëse mishi nuk gatuhet menjëherë pasi është shkrirë, është e sigurt se çfarë do të konsumoni më vonë do të jetë një vakt plot e përplot më baktere.
Studimet japoneze kanë treguar se gatimi i mishit në mikrovalë për më shumë se 6 minuta shkakton humbjen e gjysmës së sasisë së vitaminës B 12. Mënyra më e mirë për ta shkrirë mishin është ta lini në frigorifer për një natë, ose ta shkrini duke e lënë në ujë të ftohtë të rrjedhshëm. /shendeti.com.al/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore6 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix6 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar6 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix9 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix10 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix10 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix11 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar11 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar11 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook