Britanikët më të sinqertët në botë, kinezët më gënjeshtarët
Britanikët rezultojnë njerëzit më të sinqertë ndërsa kinezët më të pasinqertët në botë. Të dhënat janë nxjerrë nga një studim i kryer në një universitet në Anglinë Lindore.
Në studim kanë marrë pjesë 1500 persona, përkatësisht rreth 100 persona nga 15 vende të botës, të cilave u ishte dhënë detyra të hedhin monedhën e metaltë dhe të njoftojnë nëse kanë fituar “kokë” a “pil”. Nëse binte ‘kokë’ merrje 5 lekë, nëse binte ‘pil’ fitoje 3 lekë.
Pjesëmarrësit nga Kina më shpesh raportonin fitim më të madh, ndërsa britanikët ishin më të sinqertë.
Ndërkohë, pjesëmarrësit nga Turqia në masën më të madhe mashtronin në pyetjet e kulturës së përgjithshme që kishin të bënin me muzikën. Pyetjet ishin hartuar në mënyrë të tillë që përgjigjet nuk mund ët gjendeshin pa përdorimin e “Google”. Edhe në këtë fushë britanikët janë treguar më të ndershmit, po kështu edhe japonezët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu