Lidhu me ne

Gatime

Ushqyerja e femijës së vogël / bebit / Një guidë special

Një guidë speciale për ushqyerjen e të voglit tuaj sipas moshës së tij
Një guidë speciale për ushqyerjen e të voglit tuaj sipas moshës së tij

Mosha: 12 deri 24 muaj

Shenja që është gati

Mund të fillojë të përdorë një lugë (megjithëse mjeshtëria do të dojë edhe pak kohë).

Me çfarë duhet ushqyer?

Në listën e ushqimeve që tani mund të konsumojë fëmija juaj është:

  • Qumështi;
  • Bulmetra të tjerë (djathë të butë të pasterizuar, kos me yndyrë dhe djathë fshati);
  • Të njëjtin ushqim si edhe pjesa tjetër e familjes (të shtypur ose të grirë në copa sa një kafshatë);
  • Drithëra të pasuruara me hekur (tërshërë, elb, grurë, përzierje drithërash);
  • Drithëra të tjera (grurë integral, bukë, makarona, oriz);
  • Fruta (pjepër, kajsi, qitro);
  • Perime: brokoli, lulelakër, të gatuara sa të zbuten;
  • Proteina (vezë, mish ose pulë, peshk pa hala, fasule);
  • Lëng limoni dhe lëngje të tjera;
  • Mjaltë.

Sasia ditore:

  • 2 filxhanë bulmetra (1 filxhan qumësht ose kos, 1 filxhan djathë).
  • 100 gram drithëra, gjysma drithëra integrale, (1/3 filxhan drithëra të ftohta, ¼ filxhani oriz ose makarona, 1 fetë bukë).
  • 1 filxhan fruta (të freskëta, të ngrira dhe/ose lëng 100%). Jepini përparësi frutave ndaj lëngjeve të tyre.
  • 1 filxhan perime (jepjani perimet të prera në copa të vogla dhe të gatuara që të parandaloni asfiksi-në).
  • Rreth 60 gram proteina (30 gram = një fetë mish për sanduiç, rreth 1/3 e një gjoksi pule, 1//4 e konservës me peshk ton, ¼ filxhan fasule të thata ose 1 vezë).

Udhëzime për ushqyerjen

Ekspert-ët zakonisht thonë që nuk duhet t’u jepni fëmijëve të vegjël vezë, peshk sepse atyre mund t’u krijohet një alergji ndaj këtyre ushqimeve. Por studimet më të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatri-së kanë gjetur se nuk ka prova që foshnjave u krijohet alergjinga ushqimi qysh herët me këto ushqime. Megjithatë, disa mjekë rekomandojnë të bëhet kujdes kur vjen puna për të futur ushqime të reja. Në qoftë se ju keni merak që fëmija juaj mund të ketë alergji ndaj disa ushqimeve, jepjani ato një e nga një dhe shihni për ndonjë reaksion alergjik.

Asfiksimi është ende një rrezik nga i cili duhet ta ruani fëmijën tuaj. Pra, mësoni më shumë se prej cilave ushqime duhet ta ruani atë.

Mosha: 24 deri 36 muaj

Shenja që është gati

Vetë-ushqyerja dhe prirja për të bërë vetë-zgjedhjen e ushqimeve.

Me çfarë duhet ushqyer

Në listën e ushqimeve që tani mund të konsumojë fëmija juaj është:

  • Qumësht me pak yndyrë (është mirë të kalohet në qumësht me pak ose pa yndyrë pasi fëmija juaj të jetë më i madh se 2 vjeç, por këshillohuni me mjekun pediatër në qoftë se keni pyetje për këtë);
  • Bulmetra të tjera (djathë të copëtuar ose të grirë, kos me pak yndyrë, djathë fshati, puding);
  • Drithëra të pasuruara me hekur (tërshërë, elb, grurë, përzierje drithërash);
  • Drithëra të tjera (bukë integrale ose biskota, drithëra të përgatitura, makarona, oriz);
  • Fruta të freskëta apo të konservuara;
  • Fruta të thara, të njomura deri sa të mos paraqesin rrezik asfiksimi (mollë, kajsi, pjeshka, dardha, kumbulla të thata pa bërthama);
  • Perime të pjekura dhe të copëtuara;
  • Proteina (vezë, mish apo pulë, peshk pa hala, fasule);
  • Ushqim i kombinuar si makarona dhe djathë, të skuqura;
  • Lëngje frutash dhe perimesh.

Sasia ditore:

Një pjatë për një fëmijë të kësaj moshe është sa çereku i madhësisë së një pjate për të rritur.

  • Dy filxhanë bulmetra (një filxhan qumësht ose kos = 40 gram djathë natyral ose 60 gram djathë të përpunuar).
  • 100-150 gram drithëra (30 gram = një fetë bukë, 1/3 filxhani drithëra ose ¼ filxhani oriz, makarona apo drithëra).
  • 1 deri 1 ½ filxhani fruta (të freskëta, të ngrira, të konservuara, të thara dhe/ose 100% lëng). Preferoni më mirë frutat se sa lëngjet e tyre.
  • 1 ½ filxhani perime.
  • Deri në 120 gram proteina (30 gram mish ose pulë, ose peshk, ¼ filxhani fasule të thara, ose 1 vezë).

Udhëzime për ushqyerjen

Ekspertët zakonisht thonë që nuk duhet t’u jepni fëmijëve të vegjël vezë, peshk sepse atyre mund t’u krijohet një alergji ndaj këtyre ushqimeve. Por studimet më të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë kanë gjetur se nuk ka prova që foshnjave u krijohet alergji nga ushqimi qysh herët me këto ushqime. Megjithatë, disa mjekë rekomandojnë të bëhet kujdes kur vjen puna për të futur ushqime të reja. Në qoftë se ju keni merak që fëmija juaj mund të ketë alergji ndaj disa ushqimeve, jepjani ato një e nga një dhe shihni për ndonjë reaksion alergjik.

Asfiksimi është ende një rrezik nga i cili duhet ta ruani fëmijën tuaj. Pra, mësoni më shumë se prej cilave ushqime duhet ta ruani atë.

Fëmija juaj mund të duket se ha më pak se më parë, kjo është krejt normale në këtë moshë. Në qoftë se ju pyesni nëse fëmija juaj është duke marrë kalori të mjaftueshme, përdorni këtë rregull të përgjithshëm: Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët të marrin rreth 40 kalori në ditë për çdo inç* të shtat-lartësisë.

Së fundmi, në qoftë se jeni vegan apo vegjetarian, ju ende mundeni t’i siguroni fëmijës tuaj çdo gjë për të cilën ai ka nevojë. Dietat vegane apo vegjetariane të planifikuara mirë janë në rregull për fëmijët. Vetëm kini vëmendjen të siguroheni që fëmija juaj ushqehet me shumicën e ushqimeve të mëposhtme:

  • Vitamina B12: Vegjetarianët mund ta marrin këtë lëndë ushqyese nga produktet e qumështit dhe vezët, veganët mund të përdorin pije të pasuruara të sojës, drithëra dhe zëvendësues të mishit.
  • Vitamina D: Foshnjat që ushqehen me gji duhet të marrin një shtesë prej 400 IU në ditë me anë të një plotësuesi vitaminash, ose pas moshës 1 vjeç nga qumështi i pasuruar i lopës apo i sojës.
  • Kalcium: Foshnjat vegane mund të kenë nevojë për ushqime të pasuruara me kalcium. Këshillohuni me mjekun në qoftë se nuk jeni të sigurt.
  • Hekur: Gjendet në drithëra të pasuruar me hekur.
  • Proteina: Veganët mund të gjejnë proteina bimore tek fasulet, drithërat dhe qumështi i sojës i pasuruar. Vegjetarianët mund të marrin proteinat nga kosi dhe vezët.
  • Fibra: Burime të mira të fibrës janë buka me drithëra integrale, drithërat e pasuruara dhe makaronat, si dhe ushqimet bimore me shumë yndyrë si gjalpi i lulediellit dhe avokadot.
  • * Shënim: Një inch është baraz me 2,54 cm.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook