Lidhu me ne

Gatime

Ushqimet që luftojnë stresin

Ushqimet që luftojnë stresin
Studimet kanë treguar se ushqyerja ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në humorin tonë. Ja disa fakte interesante që tregojnë se si ndikon ushqyerja dhe ushqimi që konsumojmë në brendinë tonë.auto_strees-768x5121478975206-550x367
Stresi (në të dyja anët, në të mirë dhe në të keq) mund të ndikojë në shëndet dhe në zakonet e të ngrënit. Në përditshmëri, marrëdhëniet tona me ushqimin janë komplekse dhe kur jemi në stres, rutinat ushqimore mund të ndryshojnë. Kështu, tek disa njerëz stresi i shtyn ata të hanë më shumë, për të tjerët më pak. Nuk ka ndonjë dietë specifike se si t’i qëndrojmë stresit larg, por ka disa ushqime që mund ta ndryshojnë reagimin tuaj ndaj stresit.
Kështu, karbohidratet (makaronat, buka), janë një klasë ushqimesh që ndikojnë në mënyrë indirekte në nivelet e serotoninës (substancë që rregullon mirëqenien, qetësinë, durimin etj). Kur konsumoni karbohidrate, trupi prodhon insulinë, e cila prodhon në tru një substancë të quajtur triptofan dhe është pikërisht kjo substancë e cila prodhon serotoninën.
Ushqimet që përmbajnë Omega 3
Ushqimet e pasura me omega 3 gjenden te salmoni, sardelja, skumbria, produktet e qumështit etj. Këto yndyrna janë pjesë e rëndësishme e nervave dhe qelizave të trurit, të  cilat janë një komponent kyç në zhvillimin e trurit. Njerëzit të cilët kanë mungesë të Omega 3 në dietën e tyre, rrezikojnë të vuajnë nga depresioni.
Ushqyerja ndikon në përgjumje
Ushqimet proteinike, si gjeli i detit, ndihmojnë në përmirësimin e vigjilencës dhe mprehtësisë mendore. Kështu, proteinat duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore, në mënyrë që të mos ndjeheni të përgjumur dhe të jeni sa më vigjilent. Por, duhet të keni kujdes me ushqimet me shumë yndyrë, sepse ato kanë tendencën t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur.
Ushqimi ndikon në funksionimin tuaj
Që ju të jeni aktivë gjatë gjithë ditës, s’duhet ta lini stomakun asnjëherë bosh në mënyrë që ai të funksionojë mirë dhe kequshqyerja të mos ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore. Ushqehuni çdo 2-3 orë. Disa prej ushqimeve që janë të mira për lëshimin e serotoninës janë: buka, drithërat, makaronat, patatet, orizi, kokoshkat Por jo të gjitha karbohidratet kryejnë këtë funksion. Për shembull, frutat, për shkak të fruktozës që kanë, prodhojnë shumë insulinë dhe kjo e bën procesin më të ngadalshëm për të rritur serotoninën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook