Lidhu me ne

Radar

Si të pushojmë kollën në kushtet e shtëpisë

Si të pushojmë kollën në kushtet e shtëpisë
Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit. Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes.
Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.
Trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë përhapur shumë, sidomos për fëmijët, pasi këto trajtime natyrale nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike.
E njëjta logjikë qëndron edhe për gratë shtatzëna.
Gjatë stinës së dimrit, të gjithë mund të prekemi nga kolla, sidomos fëmijët. Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi që mund ekzistojë në fyt apo në mushkëri. Shumë herë kolla mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion në hundë ose në fyt.
Kolla mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale apo virusale, astma, diabeti, ndotja e ajrit, ajri i thatë, ndryshimet e temperaturave etj.
Kolla mund të krijohet edhe me ndezjen e mukozës së fytit dhe të trakesë kur ulet mjaft shumë pragu i inflamacionit, i cili shkakton kollitjen.
Madje edhe vetë sekrecioni që krijohet tek ajo ndezje shkakton kollitjen. Ekziston edhe e ashtuquajtura kollë ngacmuese, e cila krijohet për shkak të disa ngacmimeve jashtë trakesë dhe ajo zakonisht është e thatë, pa sekrecion. Kollitja më së shpeshti paraqitet tek ftohja. Ka kohëzgjatje të kufizuar, nga disa ditë deri te dy apo tri javë, por është e pakëndshme, u pengon atyre që kolliten dhe atyre që e dëgjojnë. Po ashtu mund të pengojë edhe gjumin.
Kollitja e vazhdueshme mund të jetë simptomë e “fshehjes” së sëmundjeve.
Kolla klasifikohet në akute, kronike, e thatë etj, dhe për shkak se është e shumëllojshme shpeshherë trajtimi i saj përbën një sfidë për mjekët.
Si ta trajtoni kollën pa ilaçe
– Hani rrush
Rrushi është një frut që ndihmon shumë për të luftuar kollën, pasi rrushi tonifiokon mushkëritë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe kollës. Një gotë lëng rrushi përziejeni me një lugë mjaltë për të lehtësuar kollën.
-Konsumoni qepë
Përdorimi i qepës së gjallë është një perime shumë e rëndësishme për të luftuar kollën. Këshillohet të pihet lëngu i qepës. Një lugë lëng qepe duhet të përzihet me një lugë mjalt dhe të ruhet për 5 orë përpara konsumimit. Ky është një shurup i shkëlqyer kundër kollës dhe duhet të konsumohet dy here në ditë.
Qepët janë të mira gjithashtu për largimin e sekrecioneve. Merni një qepë mesatare, futeni në blender dhe më pas shtoni lëngun e një limoni dhe një gotë me ujë të zier. Në fund hidhini një lugë mjalt. Ky trajtim përdoret 2-3 herë në ditë për qetësimin e kollës.
Çaj xhenxhefili kundër kollës
Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.
Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjaltë dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.
Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.
Xhenxhefili njihet si nga mjekësia kineze ashtu edhe nga ajo perëndimore se ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Kur keni probleme me të përzierat, aciditet të lartë në stomak, ndjenjë të shpeshtë urie, mund të konsumoni çaj xhenxhefili (zieni ujin me 50 gramë xhenxhefil) dhe ky çaj mund të eleminojë këto simptoma. Një fjalë tjetër e urtë popullore kineze për këtë bimë është se “nëse përgatisni xhenxhefil në shtëpi, mos u merakosni për sëmundjet e lehta.”
Specialistët këshillojnë gjithashtu lëngun e portokallit dhe të ujit të ngrohtë
Të gjitha frutat janë të këshillueshme veçanërisht mollët, dardhët, agrumet, ananasi, pjeshka dhe pjepri.
Gjithashtu nevojitet ngrënia e perimeve në avull, konsumi i supave dhe proteinave. Evitoni me çdo kusht konsumin e kafesë, produkteve të gatshme dhe të përpunuara, mishin e kuq, sheqerin, turshitë etj. Gjithashtu gjatë ditëve që keni kollë mos hani akullore, dhe mos konsumoni pije me gaz apo lëngje kutish.
Pini sa më shumë ujë të ngrohtë për të pastruar organizmin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix14 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore15 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix15 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar17 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore17 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal17 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix18 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar19 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook