Lidhu me ne

Radar

Receta natyrale anti-celulit

Receta natyrale anti-celulit
celuliti-1024x682Shpesh flasim për trajtimet anti-celulitit, shumë ose më pak të shtrenjta, shumë ose më pak të rrezikshme. Por ekzistojnë dhe metoda në kushtet e shtëpisë. Me sa duket ato janë të dobishme, falë punës dhe përvojës së femrave. Më poshtë jepen disa receta, natyrale që mund të aplikohen një ose dy herë në javë.
1. Me bajame dhe kafe.
Përbërësit: kafe, vaj bajame i ëmbël,  një tas i përshtatshëm për mikrovalë, letër transparente kuzhine
Përgatitja:  Hidhni kafen në një tas dhe ngroheni në mikrovalë për 15 sekonda. Masazhoni direkt me masën e ngrohtë vendet më të prekura nga celuliti, ku keni aplikuar më parë vajin e bajames për të lejuar kafen të veprojë më mirë. Mbështillni me letër transparente kuzhine vendet që keni masazhuar sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që kafeina të absorbohet nga lëkura duke minimizuar celulitin. Lëreni  të paktën dhjetë minuta, pastaj hiqni letrën dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.
2. Me, livando grejpfrut dhe hedra (Edera helix)
Përbërësit: Një shishe 50ml, 12 pika vaj bajame të ëmbël, 5 pika vaj esencial grejfrut, 5 pika vaj esencial livando, 10 gjethe hedra
Përgatitja: Vendosni 10 gjethe hedre në një filxhan me ujë të ngrohtë dhe i lini ato për 20 minuta. Hiqini nga zjarri dhe i lini të qëndrojnë për 20 minuta. Hiqni gjethet dhe i vendosni ato në mikser me 5 pika vaj bajame të ëmbël. Vendosni mënjanë lëngun e gjetheve të ziera. Përzieni vajin e bajames me vajin e geifrutit, vajin e livandës dhe pesë pika nga lëngu i gjetheve të hedrës të ziera. Aplikoni gjethet e përgatitura në mikser në zonat e prekura nga celuliti. I mbuloni me letrën e kuzhinës. Shpëlajeni pas 30 minutash dhe pastaj aplikoni përzierjen e vajrave duke masazhuar zonat e prekura nga celuliti.
3. Me gështenja
Përbërësit: 500 gr gështenja, një lugë gjelle kanellë pluhur, një grusht rozmarinë, lëkurë portokalli, 10 pika vaj esencial selvi, 10 pika vaj esencial limoni, 10 pika vaj esencial barbarozë
Përgatitja:  Vendosni rozmarinën në një tenxhere me 2 litra ujë të valë. I hiqni nga nga uji, shtoni gështenjat dhe i gatuani deri sa të përfitohet një masë si krem. Shtoni lëkurën e portokallit, të copëtuar. Masën e përgatitur lëreni në frigorifer për disa orë. Pastaj shtoni vajrat esenciale duke i përzier me masën. Aplikoni kremin e përgatitur në zonat më kritike dhe mbulojeni me letër transparente kuzhine. Pas gjysmë ore, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix9 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore10 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix11 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar12 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore12 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal12 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix13 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar14 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook