Harrojini drithrat e gatshme për fëmijët tuaj në mëngjes. Nuk do të kishte zgjedhje më të mirë për ata dhe vetë ju, se trahanaja me pak djath dhe vaj ulliri. Trahanaja është një prej ushqimeve të përdorura shumë gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri. Duke qëne një pjatë me pak shpenzime ajo ishte e pandarë për familjet shqiptare.
Por trahanaja është nga ushqimet që gëzon edhe vetitë e dobishme të fermentimit duke ushqyer aparatin tretes më së miri. Ajo është e pasur në kalcium, hekur, vitamina B dhe aminoacide. Ne i vëmë notën 10!
Po ashtu variant akoma më i shëndetshëm do të ishte trahana e bërë nga elbi. Trahanaja preferohet të hahet në stinën e dimrit, e ngrohtë për ditë të ftohta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu