Lidhu me ne

Radar

Mbajtja e celularit në xhep, meshkujt rrezikojnë sterilitetin

Studimi: Sperma dëmtohet nga rrezatimi elektromagnetik dhe nxehtësia
_75400539_177480534
Nga James Gallagher, BBC
Sipas kërkuesve, është e nevojshme që të kryen më shumë studime në lidhje me rreziqet që sjellin celularët tek sperma. Një mbledhje e provave, nga Universiteti Ekseter, sugjeroi se lëvizja dhe sasia e spermës haste rreziqe nga mbajtja e celularëve në xhep. Megjithatë, një shkencëtar i spermës tha se këto prova duhen analizuar ende shkencërisht. Studimi i publikuar në revistën Enviroment International, sugjeroi se rrezatimi elektromagnetik ishte shkaku. U bënë 10 studime mbi cilësinë e spermës tek 1500 meshkuj. Në këtë studim përfshiheshin testet laboratorike mbi spermën e ekspozuar ndaj rrezeve të telefonit celular. Hulumtuesja kryesore Dr. Fiona Mathews tha për BBC se një nga studimet tregoi një lidhje mes ekspozimit të rrezeve të celularëve dhe cilësisë më të dobët të spermës. Ajo shtoi: “Studimet po arrijnë në përfundimin se lëvizshmëria e spermës e ekspozuar ndaj rrezeve të telefonave celularë, ka një rënie prej 8%. Por mendoj që nuk është nevoja për panik, nëse ju e dini që keni një pjellori potenciale. Por megjithatë mund të ndryshoni vendin se ku mbani celularin”.
Ajo pranoi kritikat nga shkencëtarët e tjerë për cilësinë e provave duke thënë se është e hapur ndaj më shumë studimeve lidhur me këtë çështje. Dr Matthews arriti në përfundimin: “Kjo është interesante, por ne nuk themi që çdokush që mban një celular në xhep nuk do të jetë më pjellor”. Mbetet e paqartë mënyra se si sperma mund të dëmtohet nga celularët. Mendohet se janë rrezet elektromagnetike nga celulari që dëmtojnë ciklin e prodhimit të spermës dhe ADN-së. Një hipotezë tjetër është se nxehtësia e telefonit ndikon tek sperma. Dr. Allan Pacey, nga Universiteti i Sheffield, që merret me studimin e spermës, mbetet i pabindur, duke thënë se provat janë të pabazuara dhe nuk do të ndryshonte vendin se ku e mban telefonin. Ai tha për BBC: “Kohët e fundit po diskutohet shpesh për vendin se ku e mbajnë celularin, gjë që ndikon direkt tek pjelloria mashkullore. Gjithashtu ka pasur disa krye titujsh alarmues nëpër gazeta, por sipas mendimit tim këto studime kanë qenë disi të kufizuara, sepse nuk janë marrë parasysh kontrollet adekuate në aspekte të tjera të mënyrës së jetesës. Deri kur këto studime të bëhen do vazhdoj ta mbaj telefonin tim celular në xhepin e jashtëm të pantallonave”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix9 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix9 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore10 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix10 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar12 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore12 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal12 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix13 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar13 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook