Lidhu me ne

Gatime

Gjeli i detit, receta e duhur për të gatuar përsheshin

Gjeli i detit, receta e duhur për të gatuar përsheshin
Gjeli i detit, receta e duhur për të gatuar përsheshin
Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me përshesh kulaçi. Mund ta gatuani në të njëjtën mënyrë, jo vetëm me gjelin e detit, por edhe me mish pule.
Përbërësit:
2 lugë gjelle nenexhik, ose mente, e thatë
1 qepë mesatare
Lëng nga mishi i gjelit
Ujë
Përgatitja:
Zieni për pak minuta gjelin e detit në një tenxhere të thellë me ujë dhe kripë. Më pas, kur e shikoni që është gati, futeni në një tavë për pjekje. Shtoni pak lëng nga tenxhenrja ku keni zierë gjelin, që të mos thahet.
Një sekret për një pjekje sa më të mirë është edhe ai i mbështjelljes me letër alumini të gjelit. Kur e shihni se ka arritur butësinë e duhur, hiqeni letrën dhe e lëmë të marrë faqe.
Piqeni ekja do të bëhet në temperaturën 200 gradë Celsius. Kur gjeli të jetë thuajse, gati përgatisni përsheshin e kulaçit. Në një tenxhere të thellë kaurdisni qepën e grirë hollë, në gjalpë.
Më pas, shtoni lëngun e gjelit, lëreni të ziejë për disa minuta, duke shtuar nenexhik ose mente. Hidhni lëngun te përsheshi, servireni në pjata, bashkë me gjelin e pjekur.
Përbërësit për kulaçin, për 4 persona:
750 gr miell
1 kokërr vezë
4 lugë kos
Pak vaj
Një majë luge sodë buke
Një lugë kafe me kripë
Ujë
Përgatitja:
Në një tas të madh hidhni miellin, përziejeni me kripën dhe sodën, më pas bashkoni kosin. Filloni të mblidhni brumin, duke shtuar dalëngadalë ujin të vakur, derisa të formohet një brumë pak i fortë.
Punoni brumin derisa të forcohet. Lyejeni me miell dhe vendoseni mbi tepsi për ta pjekur. Shpojeni sipërfaqenlehtë me pirun. Lëreni 30 minuta të pushojë.
Më pas vendoseni në furrë për ta pjekur në temperaturë maksimale, prej 200 gradë. Hiqeni nga furra, kur ta shikoni se është gati.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook