HIV dhe AIDS: Përgjigjet e 12 pyetjeve më të zakonshme
1. Çfarë është HIV?
HIV është virusi që është identifikuar si shkaku i AIDS. Njerëzit me HIV të patrajtuar kanë shumë mundësi që të zhvillojnë AIDS. HIV bën pjesë në grupin e viruseve të quajtur retrovirus. Si të gjithë viruset e tjera, retrovirusi mund të riprodhohet vetëm brenda një qelize “mikpritëse”. Retrovirusi e bën këtë duke kopjuar projektin e tyre gjenetik.
Ekzistojnë 2 lloje HIV: HIV 1 dhe HIV 2, ashtu sikundër nëntipe të shumta të virusit. Është e mundshme që studiuesit të zbulojnë nëntipe të tjera virusesh në të ardhmen.
Globalisht, HIV-1 është lloji më i zakonshëm i virusit, ndërsa infeksioni HIV-2 gjendet kryesisht në Afrikë.
Të dyja bashkë, HIV-1 dhe HIV-2 janë transmetuar në të njëjtën mënyrë dhe të dyja mund të shkaktojnë AIDS. Diferenca është që HIV-2 transmetohet në mënyrë më të të lehtë sesa HIV-1 dhe i duhet më shumë kohë sëmundjes që të shfaqet pas infeksionit me HIV-2, krahasuar kjo me HIV-1.
2. Disa njerëz thonë që HIV nuk është me të vërtetë shkaku i AIDS: Cila është e vërteta?
Disa njerëz vënë në dyshim vlefshmërinë e lidhjes midis HIV/AIDS dhe vazhdojnë të besojnë se HIV nuk është shkaku i AIDS. HIV dhe AIDS janë bërë subjekte politike, duke përfshirë çështje sociale të tilla si varfëria dhe përdorimi i drogave, mënyra e jetesës së komunitetit homoseksual dhe disa njerëz pëlqejnë që të besojnë që jetesa e tyre normale i bën ato imun.
Megjithatë në të gjithë botën, është treguar që lidhja e vetme që ekziston midis njerëzve me AIDS është fakti që ato të gjithë janë të infektuar me HIV.
Grupe të ndryshme të pacientëve me AIDS, siç janë fëmijët e lindur nga nëna të infektuara, prindër homoseksualë, partnerë seksi të njerëzve të infektuar, të cilët kanë bërë transfuzion gjaku dhe profesionistët e shëndetit që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, të gjithë kanë të përbashkët praninë e HIV.
Pas shumë vitesh kërkimi, shkencëtarët kanë konkluduar se HIV është shkaku i AIDS.
3. Çfarë është AIDS?
AIDS është një gjendje e njohur si Sindroma e Mungesës së Fituar të Imunitetit.
AIDS nuk është një gjendje e vetme; është një sërë gjendjesh që ndodhin pasi sistemi i imunitetit të personit dëmtohet nga HIV.
AIDS dhe HIV nuk janë e njëjta gjë. Psh. personi mund të jetë i infektuar me HIV por jo domosdoshmërisht mund të ketë AIDS. Megjithatë, çdo njeri që ka AIDS ka qenë infektuar me HIV.
4. Si zhvillohet HIV për në AIDS?
Faktikisht, HIV dëmton sistemin imunitar të trupit, duke e bërë trupin të prekshëm ndaj sëmundjeve të tjera dhe infeksioneve.
HIV punon duke dëmtuar një qelizë gjaku që është vitale për funksionimin e sistemit imunitar të trupit. Këto qeliza janë qelizat CD4+t (të njohura si qelizat ndihmuese T limfocite). Këto qeliza ndihmojnë për të aktivizuar dhe koordinuar disa nga qelizat e tjera të sistemit imunitar në mënyrë që trupi të mund të luftojë organizmat dhe qelizat kanceroze.
Virusi HIV kopjon vetveten brenda qelizave CD4 + T, duke i shkatërruar ato në proces dhe duke lëshuar grimca të reja të virusit. Këto grimca të reja të virusit më pas infektojnë dhe shkatërrojnë limfocitet.
Njerëzit me HIV humbasin qelizat CD4 + T gjatë muajve ose viteve, dhe një numër i ulët i qelizave CD4 + T është një tregues i dobësisë së një personi ndaj infeksionit.
Në këtë mënyrë sistemi imunitar i trupit është i dobët dhe lejon një person të infektuar me HIV që të jetë i prekshëm ndaj infeksioneve dhe kancerit.
5. Si është diagnostikuar infeksioni HIV?
HIV zakonisht është diagnostikuar nëpërmjet testi-t të gjakut që kontrollon për antitrupat HIV. Sistemi imun i trupit prodhon antitrupa specifike për çdo lloj infeksioni. Duke treguar praninë e antritrupave HIV, testi i gjakut mund të tregojë që personi ka qenë infektuar me HIV.
Nëse testi i gjakut të një personi tregon që ato kanë qenë infektuar me HIV, ato ndonjëherë i referohen HIV pozitiv.
Testet e antitrupave HIV janë më shumë se 98% efektive, por duhet më shumë se 3 muaj për nivelet e lartë të antitrupave HIV në mënyrë që të mund të zbulohen në gjak. Teknikat speciale të testi-t të gjakut, mund t’a zbulojnë më herët infeksionin HIV.
Infeksioni HIV mund të monitorohet nëpërmjet testeve të cilat përcaktojnë sasinë e virusit në gjak. Këto teste ndihmojnë mjekët që të monitorojnë zhvillimin e infeksionit HIV dhe ndihmojnë në përcaktimin e përgjigjes së pacientit ndaj terapisë.
6. Si është shpërndarë HIV?
HIV mund të transmetohet nga një person tek tjetri nëpërmjet aktivitetit seksual dhe gjithashtu kontaktit me gjak të infektuar.
Gjërat që mund të shpërndajnë HIV: sperma, rrjedhja vaginale, qumështi gjirit, gjaku dhe lëngje të tjera që përmbajnë gjak, të gjitha këto janë identifikuar si elemente ndihmëse në përhapjen e infeksionit HIV nga një person tek tjetri.
Çdo njeri që praktikon sjellje të rrezikshme (siç është ndarja e gjilpërave ose shiringave ose kryerja e seksit me persona të infektuar me HIV) është nën rrezikun e infeksionit HIV.
Një grua që është e infektuar me HIV, mund t’a kalojë HIV tek fëmija e saj gjatë shtatzënisë ose nëpërmjet të ushqyerit me gji.
Mënyra më e zakonshme e përhapjes së virusit është nëpërmjet njerëzve të infektuar që kryejnë marrëdhënie të pambrojtur. Gjatë seksit, virusi mund të hyjë në trup nëpërmjet vaginës, penisit, rektumit ose gojës.
Profesionistët e shëndetit mundet gjithashtu që të infektohen nëse ato bien në kontakt me gjakun e një personi të infektuar.
Gjërat që nuk shfaqen për të shpërndarë HIV: Deri më tani, studimet kanë treguar se nuk ka asnjë dëshmi të shpërndarjes së virusit nëpërmjet pështymës, p.sh. kur njerëzi puthen.
Studimet kanë treguar se HIV nuk është shpërndarë nëpërmjet kontaktit kazual me një person të infektuar, siç është larja në pishinë, tualeti, ndenjëset, telefonit dhe nuk është shpërndarë nëpërmjet insekteve siç janë mushkonjat. Gjithashtu, HIV nuk është shpërndarë nëpërmjet djersës, lotëve dhe urinës.
7. Cilat janë simptomat e infeksionit HIV?
Muajt e parë: Në momentin që infektohen me virusin, shumë njerëz nuk kanë simptoma. Të tjerët përjetojnë atë që quhet simptoma të gripit, siç është temperatura, dhimbja e kokës dhe gjëndra të ënjtura në qafë, një muaj ose 2 pas infektimit.
Pothuajse shumë shpesh, këto simptoma zhduken në rreth një deri në 4 javë, dhe mund të ngatërrohen me një sëmundje tjetër ose infeksion. Një person me HIV është shumë infektiv gjatë kësaj kohe, pasi janë një sërë virusesh që qarkullojnë në trup.
Më vonë: Koha në të cilën një person i infektuar është asimptomtatik (që nuk shfaq simptoma) ndryshon nga një person tek tjetri. Mund të duhen 10 vjet ose më shumë derisa simptomat e tjera të shfaqen.
Disa shenja që tregojnë se sistemi imunitar është duke u dobësuar janë ënjtja e nyjeve limfatike që mund të zmadhohen për më shumë se 3 muaj, temperaturë, humbje peshe, mungesë energjie, infeksion siç është myku në gojë ose vaginë, skuqje të lëkurës, humbje memorieje afatshkurtër dhe sëmundja inflamatore pelvike tek femrat.
Në fazat e mëvonshme të infeksionit HIV, personi mund të zhvillojë një sërë infeksionesh që janë kategorizuar në mënyrë mjekësore si sëmundja AIDS, dhe këto janë pneumonia ose disa lloje kancerash.
8. Cilat janë simptomat e AIDS?
Nëqoftëse personi i infektuar me HIV nuk rezulton të jetë mbartës i ndonjë prej sëmundjeve/infeksioneve seksualisht të transmetueshme atëherë kjo do të thotë se personi nuk do të ketë ndonjë shenjë apo simptomë që në fillim të infektimit. Ka raste kur personat e infektuar me HIV mund të shfaqin simptoma të ngjashme gripale pas një ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV. Këto simptoma mund të jenë:
-Temperaturë;
-Dhimbje koke;
-Këputje/Lodhje Fizike;
-Zmadhim i nyjeve limfatike, zakonisht të dalluara lehtë në qafë dhe në zonat intime.
Këto simptoma zakonisht mund të zhduken tek një i infektuar me HIV brenda një jave apo një muaji dhe shumë shpesh mund të ngatërrohen me forma të tjera infeksionesh virale. Gjatë kësaj periudhe, këta persona janë të infektuar me HIV dhe virusi gjendet në sasi të mëdha në lëngjet gjenitale të tyre. Simptoma më të vazhdueshme dhe më të ashpra mund të mos shfaqen tek të rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek fëmijët. Por kjo periudhe asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi në individ dhe varet tërësisht nga gjendja shëndetësore e çdo individi. Disa individë mund të shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndërsa disa individë të tjerë mund të mos shfaqin asnjë simptomë për deri në 10 vite.
Edhe gjatë periudhës asimptomatike (pa simptoma,) virusi vazhdon shumëfishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkatërruar qelizat e sistemit imun. Në të njëjtën kohë virusi mund të bëhet pjesë përbërëse e disa qelizave dhe të shumëfishohet aty. Virusi HIV në mënyrë të vazhdueshme i shkatërron keto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre në shifra drastike deri në eliminimin e tyre të plotë.
Përveç zmadhimit të gjëndrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma të tjera. Ndër to mund të veçojmë:
-Uljen e energjisë;
-Humbjen e peshës;
-Temperaturë dhe djersitje të shpeshtë;
-Infeksionet e vazhdueshme orale apo vaginale;
-Skuqjet e vazhdueshme të lëkurës;
-Humbjet e kujtesës.
Disa të infektuar mund të zhvillojnë infeksione të vazhdueshme dhe të ashpra që shkaktojnë infektim të pjesëve të jashtme të gojës dhe zonave gjenitale ose anale.
9. Sa kohë duhet për simptomat e AIDS për t’u zhvilluar pas infeksionit me HIV?
Një minoritet njerëzish mund të infektohen për më shumë se 15 vjet duke mos shfaqur asnjë simptomë të AIDS, por nga ana tjetër, disa njerëz zhvillojnë shumë shpejt simptomat e AIDS, por shpesh simptomat shfaqen vetëm pas disa muajsh nga marrja e infeksionit.
Megjithatë, studimet tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve me HIV që nuk kanë marrë terapinë kundër HIV shfaqin simptomat e AIDS rreth 8 deri në 10 vjet pas infeksionit me HIV.
10. Si mund të shmangni marrjen e AIDS?
Mënyra për të larguar marrjen e AIDS është fillimisht shmangia e infektimit me HIV. Kjo do të thotë shmangia e marrjes pjesë në sjellje të rrezikshme.
P.sh. kur kryeni marrëdhënie:
-Mos kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtur;
-Gjithmonë përdorni prezervativë;
-Reduktoni numrin e partnerëve seksual që ju keni;
-Praktikoni sjellje me rrezik të ulët seksual, siç është masturbimi.
Kur përdorni drogën nëpërmjet injektimeve:
-Përdorni pajisjet tuaja, duke përfshirë gjilpërat tuaja, shiringat, lugët, ujin, acidin nitrik dhe lëngun e limonit.
-Në disa raste, personi mund të jetë i ekspozuar ndaj HIV-it aksidentalisht, p.sh. prezervativi mund të jetë çarë gjatë kryerjes së marrëdhënieve ose një mjek mund të ketë përdorur aksidentalisht një gjilpërë të infektuar.
11. Cilat trajtime janë të pranishme për njerëzit me HIV/AIDS?
Nuk ekziston asnjë kurë për infeksionin HIV ose AIDS. Megjithatë, ekzistojnë trajtime të pranishme që ndihmojnë për të luftuar dëmin në trup që është shkaktuar nga HIV.
Terapia antiretrovirale
Ekzistojnë 5 lloje kryesore të terapisë antiretrovirale:
Grupi i ilaçeve i cili frenon shumëfishimin e virusit, d.m.th. vetëkopjimin e vetë virusit në qelizat bartëse dhe të infektuara nga HIV. Këto ilaçe ngadalësojnë përhapjen e HIV në pjesë të tjera të organizmit të njeriut.
Këto përfshijnë abacavir, didanosine (ddl), lamivudine (3TC), stavudine (d4T), zidovudine (AZT), emtricitabine dhe tenofovir.
NNRTI-të, që janë të njëjta me grupin e ilaçeve më sipër.
Këto përfshijnë delavirdine (DLV), efavirenz, dhe nevirapine (NEV).
Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër ilaçesh të cilët përdoren në kurimin e infeksioneve me HIV. Këto ilaçe të quajtuar PI (protein inbibitor) ndalojnë shumëfishimin apo vetëkopjimin e qelizave të infektuara me HIV.
Këto përfshijnë indinavir (IDV), nelfinavir (NFV), ritonavir (RTV), lopinavir/ritonavir, saquinavir (SQV) amprenavir, atazanavir, tipranavir, darunavir dhe fosamprenavir.
Shpesh HIV mund të bëhet rezistent ndaj ilaçeve, prandaj mjekët sugjerojnë kombinime të ilaçeve, për të ndihmuar në ngadalësimin e virusit.
Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme ilaçesh antiretrovirale dhe shumë kombinime të pranishme.
HAART duhet të përdoret nga njerëzit që kanë HIV ose AIDS. Duke përdorur HAART, njerëzit me HIV do të jetojnë normalisht, si çdo person tjetër që ka sëmundje kronike dhe duhet të jetojë gjatë gjithë jetës me ilaçe. Ilaçi parandalon zhvillimin e AIDS. Gjithashtu, HAART është një mjekim për AIDS dhe kjo lloj terapie ndihmon në përmirësimin e shëndetit të njerëzve me AIDS.
Trajtimi i rekomanduar do të ndryshojë në varësi të faktorëve siç është zhvillimi i mundshëm i efekteve anësore dhe mundësia e shtatzënisë.
Është e rëndësishme për njerëzit që trajtohen me HAART që t’i marrin ilaçet e tyre ekzaktësisht siç përcaktohet nga mjeku. Nëse ju përjetoni efekte anësore, njoftoni menjëherë mjekun tuaj dhe mos ndaloni menjëherë ilaçet ose të ndryshoni vetë dozën.
Ilaçet për të trajtuar infeksionet e mundshme
Mjekët munden gjithashtu të rekomandojnë një sërë ilaçesh që ndihmojnë në trajtimin e disa infeksioneve që prekin shumë njerëz me HIV/AIDS. P.sh:
-Infeksionet CMV që mund të trajtohen me ilaçe antivirale, siç janë foscarnet dhe ganciclovir;
-Infeksionet mykotike që mund të trajtohen me ilaçe antimykotik, siç është fluconazole;
-Pneumonia PNM që mund të trajtohet me anti-infektues, siç është pentamidine;
-Kancerat, që mund të trajtohen me terapinë e rrezeve ose kemioterapinë.
-Profesionistët e shëndetit HIV/AIDS janë më të mirët për të ofruar këshilla rreth terapive, meqenëse ekzistojnë shumë kombinime dhe terapi të rekomanduara që mund të ndryshojnë meqenëse agjentë të rinj zhvillohen.
12. A ekziston ndonjë vaksinë kundër infeksionit HIV?
Akoma jo, megjithatë kërkimi është duke vazhduar.
Shkencëtarët duhet të prodhojnë një vaksinë parandaluese që do të ndihmojë në kontrollimin e përhapjes së infeksionit HIV. Një vaksinë e tillë nuk do të jetë një kurë për AIDS. Megjithatë, disa kërkues janë duke eksploruar mundësitë e një vaksine terapeutike që mund të përdoret përveç terapive të zakonshme dhe që ndihmon për të trajtuar njerëzit me AIDS ose infeksionet HIV në të ardhmen.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu