Lidhu me ne

Radar

Gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjet e veshkave

Gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjet e veshkave
Simptomat, këshillat e mjekëve, medikamentet dhe dieta
causes-of-kidney-problems-in-womenÇfarë janë veshkat?
Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut, jo vetëm duke filtruar gjakun dhe duke hequr qafe produktet e mbetura, por po ashtu edhe duke balancuar nivelet e elektroliteve në gjak, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke stimuluar prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Veshkat janë vendosur në abdomen përballë shpinës, normalisht një në secilën anë të shpinës. Ato e marrin furnizimin me gjak nëpërmjet arterieve renale drejtpërdrejt nga aorta dhe e dërgojnë përsëri gjakun me anë të venave renale në venën cava (Termi renal rrjedh nga emri në latinisht i veshkës). Veshkat kanë aftësinë të monitorojnë sasinë e lëngjeve të trupit, përqendrimet e elektroliteve si natriumi dhe potasi dhe balancën midis acideve dhe bazave. Ato filtrojnë mbeturinat e metabolizmit të trupit të njeriut, si urenë nga proteinat. Kur gjaku shkon në veshka sensorët brenda veshkave vendosin se sa shumë ujë të nxjerrin në trajtën e urinës krahas me përqendrimin e elektroliteve. P.sh. në qoftë se një person dehidratohet nga një ushtrim fizik apo një sëmundje, veshkat do të mbajnë aq shumë ujë sa të jetë e mundur dhe urina bëhet shumë e përqendruar. Kur sasia e përshtatshme e ujit është e pranishme në trup, urina është më e tretur dhe ajo bëhet më e kthjellët. Ky sistem kontrollohet nga renina, një hormon i prodhuar në veshka, që është pjesë e sistemeve të rregullimit të lëngjeve dhe presionit të gjakut në trup.
Veshkat janë gjithashtu burim i erythropoietinës që është një hormon i cili stimulon palcën e kockave që të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut. Qeliza të posaçme në veshka monitorojnë përqendrimin e oksigjenit në gjak. Në qoftë se niveli i oksigjenit bie, nivelet e këtij hormoni ngrihen dhe trupi fillon të prodhojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut.
Pasi veshkat filtrojnë gjakun, urina nxirret nëpërmjet ureterit, një tubi të hollë që e lidh atë me fshikëzën e urinës. Pastaj depozitohet në fshikëz duke pritur urinimin kur fshikëza e nxjerr urinën jashtë trupit.
Fakte për mosfunksionimin e veshkave
-Veshkat janë organet që ndihmojnë të filtrohen mbeturinat në gjak. Ato gjithashtu marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, balancës elektrolitike dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.
-Ekzistojnë shkaqe të shumta të mosfunksionimit të veshkave dhe trajtimi i sëmundjeve që e shkaktojnë këtë mund të jetë hapi i parë i korrigjimit të çrregullimit në veshka.
-Disa nga shkaqet e mosfunksionimit të veshkave janë të mjekueshme dhe funksionimi i veshkave mund të kthehet në normalitet. Fatkeqësisht, mosfunksionimi i veshkave mund të jetë progresiv në situata të tjera dhe mund të jetë i pakthyeshëm.
-Simptomat e mosfunksionimit të veshkave i detyrohen grumbullimit të mbeturinave në trup, gjë e cila mund të shkaktojë dobësi, frymëmarrje me hope, letargji, dhe konfuzion. Paaftësia për të eliminuar potasin nga gjaku mund të shkaktojë ritme jo normale të zemrës dhe vdekje të papritur. Fillimisht mund të mos ketë fare simptoma të mosfunksionimit të veshkave.
-Diagnostikimi i mosfunksionimit të veshkave zakonisht bëhet me anë të testeve të gjakut, duke matur kreatininën, azoteminë dhe shkallën e filtrimit glomerular.
-Trajtimi i shkakut të mosfunksionimit të veshkave mund ta kthejë në normalitet funksionimin e tyre. Përpjekje për të kontrolluar presionin e gjakut dhe diabetin gjatë gjithë kohës mund të jenë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen kronike të veshkave dhe progresin e saj deri në mosfunksionim të veshkave.
-Në qoftë se veshkat arrijnë të mos funksionojnë fare, të vetmet alternativa në dispozicion janë dializa dhe transplantimi.
Çfarë e shkakton mosfunksionimin e veshkës?
Mosfunksionimi i veshkës mund të ndodhë për shkak të një situate akute apo problemeve kronike në veshka. Në mosfunksionimin akut të veshkës funksioni i tyre ka humbur me shpejtësi dhe mund të ndodhë nga një larmi shkaqesh. Lista e tyre shpesh kategorizohet bazuar në atë se ku është shkaktuar dëmtimi.
Shkaqe pre-renale janë reduktimi i furnizimit me gjak të veshkave. Shembuj të kësaj janë:
-Hipovolemia (volumi i ulët i gjakut) për shkak të humbjes së gjakut.
-Dehidratimi për shkak të humbjes së lëngjeve të trupit (të vjellat, diarreja, djersitja, temperatura e lartë).
-Marrje e paktë e lëngjeve.
-Medikamentet, p.sh. diuretikët, mund të shkaktojnë humbje të tepruar të ujit.
-Rrjedhë jo normale e gjakut nga dhe drejt veshkave për shkak të dëmtimit të arteries ose venës renale.
Shkaqet e mosfunksionimit të veshkave (Dëmtim i vetë veshkës).
-Sepsis. Sistemi imun i trupit pushtohet nga një infeksion dhe shkakton inflamacion dhe bllokim të veshkave. Kjo zakonisht nuk ndodh në rastin e infeksioneve të traktit urinar.
-Medikamentet. Disa medikamente janë toksike për veshkat, p.sh. ilaçet anti inflamatore jo steroidale si ibuprofen dhe naproxen. Medikamente të tjera potencialisht toksike janë antibiotikët si aminoglikocidet (gentamicin, tobramycin), litiumi (Eskalith, Lithobid), medikamentet që përmbajnë jod siç janë ato që injektohen si lëndë kontrasti në radiologji.
-Rabdomioliza. Kjo është një situatë në të cilën kemi një bllokim të konsiderueshëm të muskujve në trup dhe fibrat e dëmtuara të muskujve bllokojnë sistemin filtrues të veshkave. Kjo ndodh për shkak të ndonjë traume, dëmtimeve nga një aksident dhe nga djegiet. Disa medikamente të përdorura për të trajtuar kolesterolin e lartë mund ta shkaktojnë këtë gjendje.
-Mieloma e shumëfishtë.
-Glomerulonefriti akut ose inflamacioni i glomerulëve. Janë të shumta sëmundjet që e shkaktojnë këtë inflamacion, si eritematoza sistemike lupus, granulomatoza Ëegener dhe sindroma Goodpasture.
Shkaqet e mosfunksionimit të veshkave që janë jashtë tyre. Këto ndikohen nga nxjerrja e urinës.
-Bllokimi i fshikëzës ose ureterit mund të shkaktojë një presion sepse veshkat vazhdojnë të prodhojnë urinë, por bllokimi vepron si një barrierë dhe urina kthehet në veshka. Kur presioni rritet mjaft veshkat dëmtohen dhe bllokohen.
-Hipertrofia e prostatës ose kanceri i prostatës mund ta bllokojë ureterin dhe ta pengojë fshikëzën që të zbrazet.
-Tumoret në abdomen të cilat rrethojnë dhe e bllokojnë ureterin.
-Gurët në veshka. Zakonisht gurët në veshka prekin vetëm një veshkë dhe nuk shkaktojnë mosfunksionim të veshkave. Sidoqoftë, në qoftë se është në funksionim vetëm një veshkë, atëherë guri mund të shkaktojë që ajo të mos funksionojë.
Mosfunksionimi kronik i veshkës zhvillohet për muaj e vite të tërë. Shkaqet më të zakonshme të mosfunksionimit kronik të veshkës lidhen me:
-Diabetin e kontrolluar keq;
-Presionin e lartë të gjakut të kontrolluar keq;
-Glomerulonefritin kronik.
Shkaqet më pak të zakonshme të mosfunksionimit kronik të veshkës janë:
-Sëmundja policistike e veshkës;
-Nefropatia me refluks;
-Gurët në veshka;
-Sëmundje e prostatës.
back-pain-kidneyCilat janë simptomat e mosfunksionimit të veshkave?
-Në fillim, mosfunksionimi i veshkave mund të jetë simptomatik (që nuk prodhon ndonjë simptomë). Me reduktimin e funksionimit të veshkave, simptomat lidhen me paaftësinë për të rregulluar balancën elektrolitike të ujit, pastrimin e mbeturinave nga trupi dhe promovimin e prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut. Letargjia, dobësia, frymëmarrja me hope dhe një ënjtje e përgjithshme mund të jenë shenja dalluese. Mund të krijohen rrethana të panjohura apo të patrajtuara që kërcënojnë jetën.
-Acidoza metabolike ose aciditeti i shtuar i trupit për shkak të prodhimit të bikarbonatit do të ndryshojë metabolizmin e enzimave dhe oksigjenit duke shkaktuar mosfunksionimin e organeve.
-Paaftësia për të nxjerrë jashtë potasin dhe rritja e niveleve të potasit në serum (hypokalemia) shoqërohet me çrregullime të ritmit të zemrës duke përfshirë takikardinë ventrikulare dhe fibrilacionin ventrikular.
-Rritja e niveleve të uresë në gjak (uremia) mund të ndikojë në funksionimin e një larmie organesh, duke filluar nga truri (encefalopati), me ndryshimin e të menduarit, deri në inflamacion të veshjes së brendshme të zemrës (perikarditi) dhe madje tek funksionim i reduktuar i muskujve për shkak të niveleve të ulëta të kalciumit (hipokalcemia).
-Dobësia e përgjithshme mund të jetë për shkak të anemisë, një prodhim i reduktuar i qelizave të kuqe të gjakut për shkak të niveleve të ulëta të erithropoietinës së prodhuar nga veshkat që nuk funksionojnë normalisht nuk e stimulojnë siç duhet palcën e kockës.
Një reduktim i qelizave të kuqe të gjakut është i barabartë me një reduktim të kapacitetit mbartës të gjakut për oksigjenin dhe kjo jep si rezultat furnizim të reduktuar të qelizave me oksigjen e kështu trupi lodhet shpejt. Gjithashtu, me më pak oksigjen, qelizat përdorin një metabolizëm në mungesë të oksigjenit gjë që çon në sasi të shtuara të prodhimit të acidit që nuk mund të trajtohet nga veshkat që tashmë nuk funksionojnë.
-Me grumbullimin e mbeturinave në gjak, humbja e oreksit, letargjia dhe lodhja bëhen të dukshme. Ato do të përparojnë deri në pikën kur reduktohet funksioni mendor dhe organizmi mund të bjerë në koma.
-Meqenëse veshkat nuk mund të trajtojnë peshën e shtuar të acideve në trup, frymëmarrja bëhet më e shpejtë meqenëse mushkëritë përpiqen ta neutralizojnë aciditetin duke shfryrë dyoksid karboni. Presioni i gjakut mund të rritet për shkak të teprisë së lëngjeve dhe këto lëngje mund të depozitohen në mushkëri duke shkaktuar mosfunksionimin kongjestiv të zemrës.
Si diagnostikohet mosfunksionimi i veshkave?
Diagnostikimi i mosfunksionimit të veshkave konfirmohet me anë të testeve të gjakut duke matur grumbullimin e mbeturinave në gjak. Testet rutinë janë ato për kreatininën dhe azoteminë. Kur ato janë të shtuara, shkalla e filtrimit glomerular bie. Kjo është shkalla në të cilën gjaku filtrohet nëpër veshka dhe mund të llogaritet bazuar në nivelin e kreatininës, moshës, racës dhe gjinisë.
Mund të bëhen teste të urinës për të matur sasinë e proteinës, për të zbuluar praninë e qelizave jo normale, ose për të matur përqendrimin e elektroliteve. Proteina në urinë nuk është normale dhe mund të jetë një tregues që ka ndodhur një dëmtim në veshka. Kur urina ekzaminohet në mikroskop, grumbullimet e parregullta të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut mund të shihen në urinë në rastin e një sëmundje të veshkave. Krahasimi i përqendrimit të elektroliteve në gjak dhe në urinë mund të ndihmojnë të përcaktohet nëse veshkat janë në gjendje të monitorojnë dhe filtrojnë siç duhet gjakun.
Përdoren edhe teste të tjerë për të diagnostikuar llojin e mosfunksionimit të veshkave. Një skanim me ultratinguj i abdomenit mund të vlerësojë dimensionet e veshkave dhe të identifikojë nëse ekziston ndonjë bllokim. Biopsia e veshkave përdor një age të hollë e cila depërton në lëkurë deri tek vetë veshka për të marrë kampione të indeve për t’u ekzaminuar në mikroskop.
Cili është trajtimi i mosfunksionimit të veshkave?
Parandalimi është gjithmonë objektivi në rastin e mosfunksionimit të veshkave. Sëmundjet kronike siç janë hipertensioni dhe diabeti janë shkatërruese sepse dëmtojnë veshkat dhe organe të tjera. Kontrolli gjatë gjithë jetës është shumë i rëndësishëm për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak dhe tensionin brenda niveleve normale. Trajtimet specifike varen nga sëmundja që qëndron në themel. Pasi mosfunksionimi i veshkave të jetë i pranishëm objektivi është të parandalohet keqësimi i mëtejshëm i funksionimit të veshkave në qoftë se kjo situatë injorohet veshkat do të arrijnë deri në mosfunksionim të plotë por në qoftë se sëmundjet e përmendura më sipër do të luftohen në mënyrë agresive, mund të ruhet funksionimi i veshkave megjithëse jo gjithmonë mund të përmirësohet.
Dieta
Dieta është një konsideratë e rëndësishme lidhur me funksionimin e veshkave. Konsultimi me një dietolog mund të jetë i dobishëm për të kuptuar se cilat ushqime mund të jenë të përshtatshme. Meqenëse veshkat nuk munden që ta largojnë ujin e tepërt, kripën ose potasin me lehtësi, këto mund të duhet të përdoren në sasi të kufizuara.
Fosfori është një kimikat i harruar që shoqërohet me metabolizmin e kalciumit dhe mund të rritet në rastin e mosfunksionimit të veshkave. Fosfori i tepërt mund ta largojë kalciumin nga kockat dhe të shkaktojë osteoporozë dhe fraktura. Ushqimet me përmbajtje të lartë fosfori janë qumështi, djathi, arrat dhe koka kola.
Medikamentet
Medikamentet përdoren për të ndihmuar në kontrollin e disa problemeve që shoqërojnë mosfunksionimin e veshkave.
-Medikamentet që ulin nivelin e fosforit (karbonati i kalciumit, calcitriol, sevelemaer).
-Medikamente që stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut (erithropoietin, darbepoetin).
-Medikamente për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut (plotësues me hekur).
-Medikamente për presionin e gjakut.
-Vitaminat.
Në rastin kur veshkat nuk funksionojnë alternativat kufizohen vetëm në dializë ose në zëvendësimin e veshkës nëpërmjet transplantimit.
Dializa
Dializa pastron trupin nga mbeturinat me anë të përdorimit të sistemeve të filtrimit. Ka dy lloje dialize:
1. Hemodializë.
2. Dializë peritoneale.
Hemodializa
Përdor një aparaturë filtruese për të larguar ujin dhe kripërat e tepërta për të balancuar elektrolitet e tjera në trup dhe për të larguar mbeturinat e metabolizmit. Gjaku largohet nga trupi dhe kalon nëpër aparatin e dializës ku kalon nëpër një membranë filtruese. Futet në trup një solucion kimik i veçantë në drejtimin e kundërt të membranës.
Për këtë lloj dialize aksesi për në enët e gjakut duhet të krijohet me anë të ndërhyrjes kirurgjikale në mënyrë që sasitë e mëdha të gjakut të rrjedhin në aparat dhe përsëri në trupin e të sëmurit, së bashku me një solucion kimik i cili ka një formulë të tillë që largon papastërtitë nga gjaku me anë të membranës filtruese.
Kirurgët mund të krijojnë një fistul, një lidhje midis një arterie të madhe dhe një vene në trup, zakonisht në krah, e cila bën që në venë të rrjedhë një sasi më e madhe e gjakut. Kjo e bën venën më të madhe dhe paretet e saj më të trasha në mënyrë që ajo të tolerojë shpimet e përsëritura për të bërë lidhjen me tubin që bashkon trupin me aparatin. Meqenëse duhen disa javë që një fistul të maturohet mjaftueshëm për t’u përdorur, nevojitet një planifikim i mirë në qoftë se hemodializa merret në konsideratë si një alternativë trajtimi.
Në qoftë se mosfunksionimi i veshkave zhvillohet në mënyrë akute dhe nuk ka kohë që të krijohet një fistul, mund të futen kateterë të veçantë në enët më të mëdha të gjakut në krah, këmbë apo në gjoks. Këta kateterë mund të lihen në vend deri në tre javë. Në disa sëmundje nevoja për dializë mund të jetë e përkohshme, por në qoftë se pritshmëritë janë që dializa duhet të vazhdojë për një periudhë të zgjatur të kohës, atëherë këta kateterë veprojnë si një urë deri sa fistula të mund të planifikohet, vendoset e maturohet.
Trajtimi me dializë zakonisht bëhet tre herë në javë dhe zgjat çdo herë disa orë. Terapia mund të bëhet në mënyrë ambulatore ose në shtëpi.
Dializa peritoneale
Dializa peritoneale përdor veshjen e brendshme të kavitetit abdominal si filtër të dializës për ta shkarkuar trupin nga mbeturinat dhe për të balancuar nivelet elektrolitike. Vendoset një kateter në kavitetin abdominal nga ana e një kirurgu dhe mendohet që ai do të mbetet atje për një kohë të gjatë. Pastaj solucioni i dializës pikohet nëpërmjet kateterit dhe lihet në kavitetin abdominal për disa orë e pastaj tërhiqet. Ndërkohë, mbeturinat thithen nga gjaku që rrjedh normalisht përmes mbështjellëses së abdomenit (peritoneumit).
Ka përfitime dhe komplikime për secilin lloj të dializës. Jo çdo pacient mund të zgjedhë se cilin lloj preferon. Vendimi për trajtimin varet nga sëmundja dhe nga historia e kaluar e sëmundjes si edhe nga elementë të tjerë. Zakonisht, specialisti i veshkave do të diskutojë gjatë me pacientin dhe familjen e tij për të vendosur se cila është alternativa më e mirë në dispozicion.
Dializa shpëton jetë. Pa të, pacientët veshkat e të cilëve nuk funksionojnë më do të vdisnin relativisht shpejt për shkak të çrregullimeve elektrolitike dhe grumbullimit të toksinave në gjak. Pacientët mund të jetojnë shumë vjet me dializë por shumë shpesh sëmundje të tjera që janë në bazë dhe ato që e shoqërojnë mosfunksionimin e veshkave shpesh shkaktojnë vdekjen e tij.
Transplantimi i veshkave
Në qoftë se mosfunksionimi i veshkave ndodh dhe është i pakthyeshëm, transplantimi i veshkës është një alternativë kundrejt dializës. Në qoftë se pacienti është një kandidat i përshtatshëm, mjeku do të kontaktojë me një qendër të dhurimit të organeve.
Disa herë, pjesëtarët e familjes kanë lloje të pajtueshme të indeve dhe në qoftë se janë të gatshëm mund të dhurojnë një veshkë.
Ndërsa transplantimet e veshkave po bëhen gjithnjë e më shumë një rutinë, ato kanë edhe rreziqet e tyre. Pacienti do të nevojitet të marrë medikamente kundër reaksionit të cilat e reduktojnë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin. Trupi mund të përpiqet ta refuzojë veshkën e transplantuar ose ajo mund të mos funksionojë siç duhet. Si edhe në çdo operacion tjetër, rreziku i hemorragjisë dhe i infeksioneve mbetet i pranishëm.
Transplantimet e veshkave mund të ofrojnë një cilësi më të mirë të jetës se sa dializa. Pas një viti 95% e veshkave të transplantuara funksionojnë dhe pas pesë vjetësh 80% të tyre. Duket që sa më gjatë një person të trajtohet me dializë, aq më e shkurtër është jeta e veshkës së transplantuar. Në qoftë se veshka e transplantuar nuk funksionon, alternativa është një tjetër transplantim ose rikthim në dializë.
Cila është prognoza për dikë me mosfunksionim të veshkës?
Prognoza për mosfunksionim të veshkës varet nga sëmundja që e ka shkaktuar atë. Funksioni i veshkës mund të rikthehet në normalitet, veçanërisht në qoftë se shkaktohet nga ndonjë bllokim akut dhe ky bllokim shërohet. Shkaqet e tjera të funksionimit të reduktuar të veshkave që çojnë në mosfunksionim të tyre janë për shkak të ndonjë sëmundje dhe zhvillohen ngadalë me kalimin e kohës.
Parandalimi është shansi më i mirë për të ruajtur funksionimin e veshkës dhe kontrolli i presionit të gjakut dhe diabetit mund ta reduktojnë potencialin për një dëmtim progresiv të veshkës. Mosfunksionimi kronik i veshkës mund të menaxhohet nga një mjek i përgjithshëm ose nefrolog për të monitoruar nivelet e elektroliteve dhe mbetjeve në gjak. Anomalitë e mëdha mund të kërcënojnë jetën dhe alternativat e mjekimit mund të kufizohen tek dializa ose transplantimi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook