Lidhu me ne

Gatime

Obeziteti tek fëmijët

childhood-obesityFemijet mbipeshe nuk jane me nje gje e jashtzakonshme ne Shqiperi. Deshira e prinderve per te ushqyer femijet dhe niprat e tyre mire eshte kthyer ne nje fiksim, keshtu duke shkaktuar mbipeshe dhe obezitet qe ne moshat e vogela.
Në Shqipëri 4 % e fëmijëve 8-10 vjeç janë obezë, ndersa rreth 16 % prejtyre janë mbi peshë”, ka pohuar Dhimitraq Stratoberdha, specialist i ISHP. Specialistet e Shëndetit Publik pohojnë se obeziteti është më i dukshem tekfemijët e zonave urbane se sa tek ato rurale. Keshtu, për çdo fëmijë obezë nëfshat gjendjen 4 fëmijë obezë në qytet. Interesante janë krahasimet e obezitetit tek fëmijët ne shkollat publike dhe ato jopublike. Sipas studimit,numri i fëmijëve mbipeshë në shkollat jopublike është 2 herë me i lartë se në shkollat publike.
Kjo është një situatë shumë serioze për shkakun që obeziteti rrezikon fëmijët të sëmuren me sëmundje kronike si diabeti dhe probleme me zemrën gjatë gjithë jetës. Gjithashtu mbipesha zhvillon stresin, mërzitjen dhe njëvetvlersim të ulët.
Çfarë i bën fëmijët obezë?
Ka disa shkaqe pse fëmijët bëhen mbipeshë dhe obezë. Shkaqet më të përhapur janë faktorët gjenetik, mungesa e aktiviteteve fizike, ushqyerja e joshëndetshme ose një bashkim i këtyre faktorëve. Vetëm në raste të rralla mbipesha shkaktohet për shkakun e gjendjes shëndetsore si p.sh.probleme hormonale. Një analizë gjaku mund të përjashtojë këtë variant.
Edhe pse problemet e peshës trashëgohen në familje, jo të gjithë fëmijët që ka obezitetin në trungun familjar do të dalin mbi peshë. Fëmijët që kanë prindër ose vëllezërit ose motrat mbi peshë mund të kenë rrëzikshmërinë e lartë për t’u bërë mbi peshë gjithashtu, por kjo në fakt mund të ketë lidhje me stilin e përbashkët të jetës, si zakonët e ushqyerjes dhe të aktiviteteve.
Niveli total i aktiviteteve të fëmijës dhe dietës –dmth.ushqyerjes – së tij luan një rol shumë të rëndësishëm në peshën e fëmijës.Sot shumë fëmijë kalojnë shumë kohë në lojra joaktive. Për shembull, një fëmijë mesatar kalon pak a shumë katër orë në ditë duke parë televizorin. Tani që janë të zhvilluara edhe lojra kompjuterike, numri i orëve të kaluara pa levizje vetem shtohen.
Çfarë sëmundje rrezikojnë të fitojnë fëmijët obezë?
Fëmijët obezë janë në rrezik për disa arsye:
Kolesterol i ngritur Tension i lartë i gjakut Sëmundje e parakohshme të zemrës Diabeti Problemet kockore Problemet me lëkurë si puçrrat e vapës,sëmundje kërpudhore të lëkurës dhe puçra fytyre.
Nga ta di, a është fëmija im mbipeshë?
Personi më i përshtatshëm për të caktuar – a është apo s’është fëmija juaj mbipeshë – është mjeku familjar. Për të kontrolluar fëmijën, mjeku do të mat peshën dhe gjatësinë e fëmijës, duke konsideruar moshën dhe tabelen e standarteve të rritjes. Nganjëherë nuk është e lehtë të caktoj obezitetin për shkakun që fëmijët nganjëherë kanë shpërthime të paparashikueshme në rritje. Për shembull, nuk është aspak e jashtzakonshme që djemtë për ca kohë duken mbipeshë, por disa vite më pas mund të zgjasin duke përshtatur gjatësinë me peshën.
Si mund të ndihmojë fëmijën tim mbipeshë?
Nëse keni një fëmijë mbipeshë, është e rëndësishme të tregoni atë që e doni atë ashtu siç është dhe do të mbështesni atë në çdo gjë. Ndjenjat e fëmijëve rreth vetes janë të bazuara mbi ndjenjave e prindërve rreth tyre. Nëse do të pranoni fëmijët tuaj pavarsisht nga pesha e tyre, ka më shumë mundësi që ata do të ndihen mirë rreth vetes. Gjithashtu është e rëndësishme të flisnime fëmijën rreth peshës së tij/saj duke lejuar të ndajnë me ju shqetësimet që ka.
Nuk këshillohet të vëni fëmijën në diet dhe të bëni atij zborë për shkakun e peshës së tyre. Në vend të kësaj, prindërit duhet të fokusojnë në një ndryshim i ngadaltë të zakoneve të aktiviteteve fizike dhe të ushqyerjes në gjithë familjen. Duke përfshirë gjithë familjen, çdo pjesëtar mëson zakonet e shëndetshme dhe fëmija mbipeshë nuk ndihet mënjanuar me dieta dhe rregulla të krijuara veçanërisht për atë.
Si të përfshij gjithë familjen në zakone të shëndetshme?
Ka shumë mënyra se si mund të përfshini gjithë familje nëzakone të shëndetshme, por gjëja kryesore është të rrisni aktivitetet fizike tëfamiljes.  Ja, disa mënyra: 
Jini shembulli i tyre. Nëse fëmijët tuaj do të shohin që jeni fizikisht aktiv dhe duke u argëtuar, ka shumë mundësi që edhe ata do të dëshirojnë të bëhen aktive dhe kështu do të mbeten gjatë gjithë jetës së tyre.  Planifikoni aktivitetet familjare që sigurojnë çdo pjesëtar me ushtrime fizike, siç p.sh. ecja, dhënia e biçikletës ose not. Jini sensitiv ndaj nevojave të fëmijës suaj. Fëmijët mbipeshë mund të ndihen në siklet të marrin pjesë në disa aktivitete. Është e rëndësishme të ndihmoni fëmijën të gjejë aktivitete fizike që i pëlqejnë dhe që nuk janë të sikletshme ose tepër të vështira. Përpiquni të pakësoni kohën që ju dhe familja juaj kaloni në aktivitete pasive duke ulur, si p.sh. duke parë televizorin ose duke luajtur lojra kompjuterike.
Pavarsisht nga mënyra që do të zgjidhni për të përmirësuar shëndetin e fëmijës suaj mbipeshë, qëllimi juaj nuk është vetëm tëbëni aktivitete fizike dhe të mbani diet të shëndetshëm, por të kaloni kohën sa më bukur me gjithë familjen, duke forcuar marrëdhënien tuaj dhe shëndetin tuaj fizik dhe shpirtëror në mënyrë aktive.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook