Lidhu me ne

Radar

Astma, çfarë s’duhet të hani

Asthma-diseaseShkenca/ Simptomat e sëmundjes të trashëgueshme
Astmatikët janë rreptësisht të ndaluar të pinë duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, të mos pinë qumësht të lopës, vezë, domate, mish me shumë yndyrë, lëkurën e mishit të pulës, mish të peshkut si dhe ushqim të konservuar. Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenet e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndjeshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%. Mirëpo, rolin kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimia. Trashëgohet paraprirja për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenet e caktuara; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të mukozave bronkiale, që manifestohet me sulme astmatike. Pra, për t’u shfaqur astma, nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lëndën alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat me furçë, pastaj edhe pluhuri i shtëpisë). Mullixhinjtë janë të ndjeshëm, sepse nga pluhuri që krijohet gjatë bluarjes së drithit, pezmatojnë astmën. Disa të sëmurë janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katërfishuan, në Angli u trefishuan; por arsyet nuk janë të qarta (kombinim i faktorëve mjekësorë, shoqërorë, psikikë dhe të faktorëve të ambientit jetësor).
Simptomat
Shenjat klinike te fëmijët, pavarësisht nga mosha, mund të ndahen në tre grupe. Grupi i parë, janë fëmijët në gji, ku sulmet astmatike shfaqen me gulçim; grupi i dytë, janë fëmijët me astmën e qartë atopike dhe grupi i tretë, janë fëmijët me shenja të astmës tipike, por pa mundësi të vërtetimit të konstitucionit atopik. Sëmundja në grupin e parë quhet bronkit obstruktiv recidivues (bronkitit i paraprinë infektimi viral dhe sëmundja më vonë tërhiqet). Sëmundja në grupin e dytë quhet bronkit obstruktiv alergjik recidivues (nëse shenjat e sëmundjes janë shumë të rënda, përkufizohet si astma). Diskutabil është emri i sëmundjes në grupin e tretë (bronkiti obstruktiv recidivues joalergjik), për të cilën u thuhet prindërve që fëmijës do t’i tërhiqet në moshën e pubertetit. Shenjat më të shpeshta në fillim të sëmundjes janë ngulçimi, kollitja, marrja frymë me vështirësi, si dhe të dhënat për bronkitet dhe pneumonitet që përsëriten. Ngulçimi është shenja më e shpeshtë e astmës, por për këtë sëmundje duhet të mendohet edhe te kollitjet e paqarta, sidomos natën, si dhe te bronkitet dhe pneumonitet që rikthehen.
Mjekimi
Masat parandaluese të sulmeve astmatike përfshijnë mënjanimin prej të gjithë shkaktuesve të mundshëm. Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Bimët
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes. Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme. Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.
Astma, hani çokollata
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft i mirë kundër disa sëmundjeve. “Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.
Këshilla
1- Këshillohet të pihen sa më shumë çajrat e nxehta, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës
2- Të pihen sa më tepër çajra të përgatitur me përzierje bimësh
3- Të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin
4- Mjekët rekomandojnë të pihen 2 deri në 3 litra lëngje në ditë
5- Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit
6- Mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën nëse kollitesh gjatë natës
7- Pluhurat në ushqime, si vezë, qumësht shkaktojnë astmë
6 këshilla
japin mjekët për të gjithë pacientët që kanë probleme me ulçerën në stomak, pavarësisht moshës së tyre. Përfshihen ushqimet dhe pijet gjatë ditës.
3 fruta
duhet të përdorin të sëmurët me stomak, bëhet fjalë për hurmat, bananet dhe bajamet, të cilat janë të pasura më kalium, magnez, dhe shumë proteina e fibra.
2 përbërës
që janë alkooli dhe nikotina, janë dëmtuesit më të mëdhenj të mureve të brendshme të stomakut, përdoruesit e rregullt të këtyre dy produkteve përbëjnë edhe numrin më të madh të pacientëve me ulçer në stomak.
1 femër
në 14 të tilla kanë probleme me stomakun, madje pjesa më e madhe e tyre janë me ulçer në stomak. Kjo krijohet pasi ato kanë abuzuar me ushqimin e tyre, kanë përdorur shumë yndyrna dhe pak fruta.
1 – 12 muajsh
është mosha gjatë së cilës edhe një foshnje mund të ketë probleme me stomakun, shqetësimet e tij paraqiten me të vjella të ushqimit në mënyrë të vazhdueshme, në këtë rast duhet të këshilloheni me mjekun.
Astma, kolla akute dhe kronike
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në 8 javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Pikërisht për këtë të gjithë njerëzit që kanë probleme me astmën këshillohen të pinë çarja të nxehta.
Problemet në mbrëmje dhe natën
Të sëmurët astmatikë vuajnë zakonisht në mbrëmje si dhe gjatë natës. Vuajtja më e theksuar nga astma është tek njerëzit me gjoks të ngushtë ose deformime nga të cilat tek këta njerëz shkaktohen edhe shtrembërime të shpinës. Astma vjen nga ftohja e mushkërive, nga teprimi në pije alkoolike, ushqime të forta e të dëmtuara dhe në disa raste edhe nga vuajtjet shpirtërore.
Edhe ilaçet mund shkaktojnë alergji
Pluhuri, kontaktet me qimet e shtazorëve, përdorimi i ilaçeve në të shumtën e rasteve shkaktojnë reaksione alergjike. Të sëmurët duhet të kenë kujdes në higjienën personale, por edhe më gjerë, në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë prania e tenjës, e cila ushqehet me poret e vdekura të lëkurës së qëruar dhe me kërpudha. Astmatikët shpesh vuajnë edhe nga kordat e zërit, që në popull quhen tejza të zërit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook