Lidhu me ne

Radar

10 mënyra për të rënë në peshë për një kohë të shkurtër

10 mënyra për të rënë në peshë për një kohë të shkurtër
10 mënyra për të rënë në peshë për një kohë të shkurtër
Si të zgjidhni dietën e duhur, ja rekomandimet e eksperteve amerikane
Sipas Institutit Kombëtar të Diabetit dhe Sëmundjeve të Veshkave (NIDDK), dieta ka kuptimin se çfarë konsumon apo pi një person gjatë një vakti. Sot ekzistojnë shumë lloje dietash, si dieta Atkins, dieta e Dukanit etj. Dieta Atkins rekomandon që njeriu mund të hajë pa kufi ushqime me përmbajtje proteinash dhe yndyrnash duke përcaktuar sasinë e tyre sipas oreksit, ndërsa dieta e Dukanit i lejon njerëzit të hanë sa të duan ushqime me përmbajtje proteinike. Dieta e Dukanit rekomandon ushqim të pasur me proteina dhe konsumim të sasive të vogla të yndyrnave dhe karbohidrateve. Ajo është e ngjashme me dietën e Atkins dhe shpeshherë quhet dieta franceze e Atkinsonit. Me dietën e Dukanit janë dobësuar Penelope Cruz, Jennifer Lopez, Gizele Bundchen pas kilogramëve që kanë fituar gjatë shtatzanisë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që një dietë me porcione tejet të vogla ose një dietë që mënjanon plotësisht disa tipe ushqimesh për të rënë në peshë në një periudhë të caktuar nuk shërben për një kohë afatgjatë. Është më mirë të përdorim një dietë që përmban një kombinim ushqimesh me kalori të mjaftueshme dhe vlera ushqyese për shëndetin. Gjatë planifikimit të dietës ka shumë rëndësi që të konsideroni nivelin e kalorive që vlen për ju. Mirë është të shihni nëse kjo dietë është e balancuar apo jo. Dietologët theksojnë se dietat drastike mund të rezultojnë të dëmshme për shëndetin tuaj. Megjithëse nëpërmjet një diete drastike kilogramët mund të humbasin më shpejt, kjo mund të jetë një “thikë me dy presa” për të ardhmen, pasi, së pari mund të keni probleme me stomakun etj, dhe së dyti nëse pas kësaj diete konsumoni shumë ushqim, pra një dietë jo të ekuilibruar, nuk përjashtohet mundësia që të shtoni dyfishin e kilogramëve që kishit përpara se të nisnit dietën drastike.
Niveli i kalorive
Dietat me pak kalori. Shumica e dietave për rënien në peshë ofrojnë kalori të ndryshme. Megjithatë, numrin e kalorive që është i përshtatshëm për ju varet nga pesha juaj dhe niveli i aktivitetit sportiv.
Vlerat e duhura ushqyese
Sigurohuni që dieta juaj i përmban të gjithë elementët ushqyes, thelbësor për mbajtjen e një shëndeti të mirë. Përdorimi i Piramidës së Ushqimeve mund t’ju ndihmojë për realizuar dietën e duhur për ju. Kjo piramidë na tregon sasinë dhe llojin e ushqimit që duhet të konsumojmë në ditë për shëndet të mirë.
Gjatë dietës suaj bëni kujdes me yndyrnat, mundohuni ti reduktoni sa më shumë, pasi ky reduktim ul rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare dhe ju bën të bini nga pesha gjithashtu. Këtu kini parasysh që një vezë përmban 215 miligramë kolesterol, ndërkohë që niveli ditor i kolesterolit nuk duhet të kalojë 300 miligramë. Uji është një element shumë i rëndësishëm për shëndetin. Në ditë duhet të konsumoni të paktën 8 deri në 10 gota ujë. Pra, dietologët këshillojnë një dietë që është e përshtatshme për ju, duke llogaritur shumë faktorë e duke u bazuar në vlerat ushqyese të produkteve që do të konsumoni. Dieta është mirë të jetë e ekuilibruar dhe për një kohë të gjatë. Dieta e shëndetshme kërkon durim, mund të ndodhë që në javë të humbisni rreth 2 kg, e jo 6-8 kg si në dietat drastike. Kini parasysh që shumë persona janë të prirur për t’i rifituar kilet e humbura. Të ushqehesh me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar për të ruajtur peshën e arritur, e gjithashtu kombinimi i aktivitetit të rregullt fizik, ndihmon në parandalimin e rifitimit të kileve. Një nga dietat e shumë diskutuara kohët e fundit në internet apo programe të ndryshme televizive është dieta e Paleolitit.
Dieta e paleolitit
Loren Cordain-i është një nga nxitësit kryesorë të “dietës së paleolitit” që është ndjekur gjerësisht vitet e fundit në SHBA. Në një nga librat e tij “Përgjigjja e paleolitit: 7 ditë për të rënë në peshë, për t’u ndier mirë dhe për të mbetur i ri” ai shpjegon rëndësinë e kësaj diete. Dieta e paleolitit përbëhet nga ushqimet që hanin paraardhësit tanë, kryesisht fruta e perime të freskëta, arra, peshk e mish pa dhjamë, shumica të pasura me proteina e vitamina, kripëra minerale e fibra, dhe me pak kripë e karbohidrate. Gjatë epokës së paleolitit, njerëzit që jetonin në shpella, nuk kishin ku të gjenin qumësht, drithëra, patate, bishtaja, ëmbëlsira, hamburger etj. Këto ushqime nuk mund të përshtaten ndoshta me trupin tonë. Po të hamë këto ushqime në sasi të madhe, do të sëmuremi nga aknet, diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri etj. Ndërkohë, libri tjetër “Dieta e paleolitit” është mirëpritur gradualisht nga shkenca. Por, në të njëjtën kohën kur ky libër është përhapur shumë, disa studiues i kanë vënë në pikëpyetje idetë e tij. Pak kohë më parë, revista amerikane “U.S. Neës & Ëorld Report” u kërkoi 22 specialistëve të ushqimit të bënin një vlerësim shkencor për 20 dietat më të parapëlqyera. “Dieta e paleolitit” u radhit e fundit. Një specialist u shpreh se edhe sikur struktura ushqimore e njerëzve të kohës së paleolitit të ishte e shëndetshme, në shoqërinë e tanishme, nuk ekzistojnë më kafshë të egra dhe bimë të egra. Prandaj, e ashtuquajtura “dietë e paleolitit” është krejtësisht e pamundur të ndiqet. Nga ana tjetër, shumë mbështetës të kësaj diete kanë botuar një sërë librash dhe artikujsh për nxitjen e saj.
Po në çfarë ushqimesh konsiston kjo dietë?
Kjo dietë përbëhet nga ushqimet si peshku, vezët, arrat, rrënjët e bimëve, frutat dhe manat e ndryshme. Megjithëse versioni origjinal i kësaj diete është pothuajse i pamundur të realizohet nga njeriu i sotëm, mund të mbani një dietë të modifikuar sipas këtij modeli që nuk përmban gluten dhe përfshin, peshkun, ushqimin e shpendëve, vezët, perimet, frutat dhe arrat. Kjo dietë nuk përmban asnjë ushqim të përpunuar apo gjysmë të gatshëm, gjithashtu prodhime bulmeti, grurë, sheqer, patate, vajra të përpunuar apo patate të skuqura, koka-kola, pije me gaz, ëmbëlsira etj. Gjatë kësaj diete ju duhet të evitoni kripën dhe çdo lloj tjetër lëngu përveç ujit ose çajit jeshil organik.
Një dietë e shëndetshme duhet të përmbajë;
– Vitamina dhe Minerale. Konsumimi i një variacioni të gjerë ushqimesh pothuajse nga të gjitha grupet ushqimore na shërben për të përfituar të gjitha vitaminat dhe mineralet që na nevojiten.
– Proteinat. Proteinat janë shumë të rëndësishme për organizmin pasi shërbejnë për ndërtimin edhe ripërtëritjen e tij. Femrat e moshave 25 vjeç e lart duhet të konsumojnë 50 gramë proteinë në ditë, ndërsa meshkujt 63 gramë proteinë çdo ditë. Për të përfituar sasinë e duhur të proteinave në ditë duhet të sigurohemi që dieta ditore të jetë e pasur me mish ose peshk, vezë dhe arra. Të gjitha këto janë burime të shkëlqyera proteinash.
-Karbohidratet– Të paktën 100 gramë karbohidrate në ditë janë të nevojshme për parandalimin e lodhjes dhe çekuilibrimit të lëngjeve në trup. Tek karbohidratet bëjnë pjesë buka, cerealët e mëngjesit, orizi, makaronat, etj.
Fibrat- Fibrat na ndihmojnë për të ruajtur funksionin e duhur të zorrëve. Nëse gjatë një dite konsumoni 1 filxhan cerealë, gjysmë gote lëng karote, pak fasule, një dardhë dhe një mollë, atëherë keni fituar 30 gramë fibra, pra, keni përmbushur nevojat ditore për fibrat.
diet10 mënyra për të rënë në peshë në një kohë të shkurtër
1.    Ha një mëngjes që të përmbajë 300 kalori
“Unë e anashkaloja çdo mëngjes, por tani nuk dal kurrë nga shtëpia pa e konsumuar atë. Konsumoj gjithnjë 300 kalori me përzierje të shëndetshme proteinash dhe drithërash. Vakti im përbëhet nga një sanduiç me gjalpë natyral kikiriku dhe gjalpë molle. Ajo ma heq urinë kështu që konsumoj më pak gjatë ditës. Në më pak se një vit kam rënë rreth 30 kg” – Bo Tulsa, OK.
2.    Ushtrime gjimnastikore
“Përpiqem të bëj ushtrime gjimnastikore në periudha të shkurtra atëherë kur kam mundësi, si për shembull hedhje, kërcime ose aerobi si në reklamat televizive. Kjo djeg kaloritë ekstra. Tani rrobat më përshtaten dhe ndjehem më mirë se kurrë” – Megan Tiscareno, Hammond.
3.    Largoni veset
“Hoqa dorë nga duhani, dhe menjëherë pas kësaj nisa palestrën dhe fillova të punoj me një trajner personal. Nuk ishte e mundur të ushtrohesha dhe të ndjehesha e shëndetshme nëse vazhdoja të tymosja. Për tre muaj rashë 17 kg” – Leila Fathi, Memfis.
4.    Bëni një spastrim
“Në fillim pastrova totalisht qilarin tim. Hoqa ushqimet që i mbi-konsumoja, si akulloret dhe i zëvendësova me ushqime që përmbajnë pak kalori si farat e pjekura të lulediellit ose me drithëra speciale. Fillova automatikisht të bëja zgjedhje më të mira. Tani jam më  e hollë se sa isha para se të kisha 2 fëmijë” – Lori Feldman.
5.    Kontribuoni në shëndetin tuaj gjatë orëve të lira
“Pas pune, kolegët e mi dhe unë gjithnjë shkonin për darkë – dhe zakonisht konsumonim gjëra të skuqura. Pastaj filluam t’i ndryshojmë gjërat. Në vend që të dilnim për darkë, ne ecnim ose bënim vrap. Një vit më vonë, rashë 18 kg në peshë” – Ellen Setzer, Cleveland.
6.    Motivoni veten tuaj
“E mbusha Ipod-in tim me këngë që më shtynin të shkoja në palestër. Ato këngë më jepnin energji dhe vullnet për të punuar me veten. Tani ngaqë dua të dëgjoj të gjitha këngët në listën time, ushtrimet e mia gjimnastikore zgjasin më shumë. Dy  muaj më vonë rashë 6 kg dhe këmbët  mia janë shumë të shkathëta.” – Kara Marshall, Nju Jork.
7.    Konsumoni perime
“Duke shtuar perime tek ushqimet që unë dua – si për shembull tek picat në vend të specit djegës, hidhja spec jeshil – ndihesha aq e ngopur sa nuk kisha më vend në stomak për të ngrënë gjëra të tjera si patatet e skuqura ose ëmbëlsirat. Fustanet që blija tani ishin me një masë prej 4 numrash më poshtë.” – Janessa Mondestin, Nju Jork.
8.    Bëni vrap
“Në mënyrë që xhinset e mia të ngushta të më bënin sërish, fillova të bëja 20 minuta vrap në ditë gjatë orës së drekës. Në dy muaj, humba 9 kg, kisha një mal me energji. Kurse ato xhinset që doja, tani më rrinë të gjera” – Lauren Castor, Anniston
9.    Joga ju vjen në ndihmë
“Joga është shndërruar në faktorin kryesor  të marrëdhënies së trupit tim me ushqimin. Duke e praktikuar disa herë në javë. Tani jam më e ndërgjegjshme për ato që ha dhe ndaloj atëherë kur e ndjej stomakun plot. Masën e xhinseve tani e kam një numër më poshtë dhe celuliti im është zhdukur” – Jessica Nicklos, Morgantoën.
10.    Mos konsumoni ushqimet në sasi të mëdha
“Kur haja në fast-food, kisha tendencën që gjithnjë t’i merrja vaktet në sasi të mëdha. Kurse tani ndihem tepër e kënaqur që porosis vetëm një lloj ushqimi, dhe në sasi të vogla. Deri më tani, kam rënë 7 kg në 7 javë. Jam në rrugën për t’u bërë akoma më e hollë seç isha në gjimnaz” – Miranda Jarrell, Birmingham.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook