Lidhu me ne

Radar

Pse ka grupe të ndryshme gjaku?

Misteri i ekzistencës së grupeve të ndryshme të gjakut
Misteri i ekzistencës së grupeve të ndryshme të gjakut
Më shumë se pas një shekulli pas zbulimit të tyre, ne akoma nuk e dimë se për çfarë na duhen grupet e gjakut si 0, A dhe B. Kanë vërtet rëndësi. Carl Zimmer ka hetuar për këtë çështje.
gjakuKur prindërit e mi më treguan se grupi im i gjakut ishte A+, pata një ndjesi të çuditshme krenarie. Meqenëse A+ ishte nota më e lartë në shkollë, atëherë me siguri A+ ishte lloji më i mirë i gjakut – një shenjë dalluese biologjike. Nuk kaloi shumë dhe e kuptova se isha treguar naiv.
Gjithçka dija si i rritur ishte se nëse një ditë do të shkoja në spital, do të më duhej të merrja një grup gjaku që mund të ma pranonte trupi. Por më mundonin ende disa pyetje ngacmuese. Përse 40% e kaukazianëve kanë grupin A të gjakut, kurse aziatikët vetëm 27% të këtij lloji gjaku. Nga vijnë llojet e ndryshme të gjakut dhe për çfarë shërbejnë? Për të marrë përgjigje, iu drejtova ekspertëve.
Në vitin 1900, fizikani austriak, Karl Landsteiner, zbuloi për herë të parë llojet e gjakut dhe fitoi çmimin “Nobel” për zbulimin e tij. Që atëherë, shkencëtarët kanë zhvilluar mjete më të fuqishme për të dalluar biologjikisht llojet e gjakut. Pavarësisht zbulimeve, grupet e gjakut vazhdojnë të mbeten misterioze. Shkencëtarët kanë dalë me shpjegime të mira për ekzistencën e llojeve të ndryshme të gjakut.
Konfuzioni i transfuzionit
gjaku-1Falë dijenisë për ekzistencën e grupeve të gjakut, njerëzit mund të jetojnë duke i dhuruar gjak njëri-tjetrit. Por për shumë kohë, kalimi i gjakut nga një person te tjetri ishte ëndërr e parealizueshme.
Doktorët e Rilindjes pyesnin veten se çfarë mund të ndodhte nëse fusnin gjak në venat e pacientëve. Disa mendonin se kjo mund të ishte kura për të gjitha llojet e sëmundjeve. Më në fund, në vitet 1600, disa doktorë e provuan idenë me rezultate të dështuara. Incidentet e ndodhura gjatë provave, i dhanë transfuzionit një reputacion të keq për 150 vjet. Ende në shekullin e 19, doktorët nuk guxonin të provonin procedurën.
Njëri prej tyre, fizikani britanik James Blundell, si të gjithë kolegët e tij, shihte shumë femra të vdisnin nga hemorragjia gjatë lindjes. Pas vdekjes së një pacienteje në vitin 1817, ai kuptoi se nuk mund t’i dorëzohej një fenomeni të tillë.
Blundell u bind se fatkeqësitë e para të ndodhura gjatë transfuzionit të gjakut kishin ardhur nga një gabim elementar: gjaku i marrë nga shtazët. Doktorët nuk duhet të bënin transfuzion gjaku ndërmjet qenieve, pasi ata ishin shumë të ndryshëm. Ai vendosi se pacientët duhej të pranonin vetëm gjakun e njëri-tjetrit. Por askush nuk e kishte kryer më parë një transfuzion të tillë. Doktori ndërtoi një mekanizëm për transfuzionin e gjakut, të cilin e provoi fillimisht te qentë. Ai duhej të ndihmonte një pacient, jeta e të cilit ishte në fije të perit.
Disa dhurues gjaku i siguruan atij 0.4 kg gjak që ai ia injektoi pacientit në krah. Megjithëse u duk se u përmirësua, burri vdiq pas dy ditësh. Doktori vazhdoi dëshpërimisht t’u bënte transfuzione gjaku pacientëve. Ai kreu dhjetë të tillë, por vetëm katër mbijetuan.
Zbulim i çmuar
gjaku2Blundell ishte i saktë në hamendësimin që njerëzit duhej të pranonin vetëm gjak njerëzor. Por atij nuk i shkoi mendja se ata duhej të merrnin gjak vetëm nga disa persona të caktuar. Me shumë gjasa padija e doktorit bëri që shumë pacientë të humbnin jetën. Çfarë e bën më tragjike vdekjen e tyre është se zbulimi i grupeve të gjakut disa dekada më pas, erdhi si rezultat i një procedure tepër të thjeshtë. Kur shkencëtarët kryen transfuzionet e para në fund të shekullit 19, vunë re se nga bashkimi i grupeve të ndryshme të gjakut disa qeliza të kuqe ngecnin me njëra-tjetrën. Por kjo ndodhte zakonisht te pacientët e sëmurë, ndaj ata nuk i kushtuan rëndësi. Derisa Karl Landsteiner pyeti veten se çfarë mund të ndodhte tek ata që ishin të shëndetshëm. Zbulimi nxori që edhe te pacientët e shëndetshëm kishte ndonjëherë grumbullim të qelizave të gjakut.
Landsteiner mblodhi lloje të ndryshme gjaku dhe i ndau në rruaza të kuqe dhe plazmë. Ai zbuloi se grumbullimi i qelizave ndodhte vetëm kur bashkoheshin disa grupe të caktuara gjaku. Ai i ndau subjektet në tri grupe që i emërtoi A, B dhe C (ky i fundit u quajt më vonë 0 dhe jo shumë kohë më pas, shkencëtarët zbuluan grupin AB).
Gjenerata të mëvonshme kërkuesish zbuluan se qelizat e kuqe të gjakut në secilin lloj kanë forma të ndryshme të molekulave në sipërfaqe. Në grupin A, për shembull, qelizat i ndërtonin këto molekula në dy stade, si katet e një shtëpie. Në katin e parë ndodhej antigjeni H. Në pjesën e sipërme të katit të parë ndodhej antigjeni A. Njerëzit me grup gjaku B e ndërtojnë ndryshe katin e dytë të shtëpisë së tyre. Njerëzit me grup gjaku 0 ndërtojnë antigjenin H dhe nuk vazhdojnë më tej. Sistemi imunitar i çdo njeriu është familjar me llojin e vet të gjakut. Nëse dikush merr një transfuzion të gabuar, sistemi i tyre imunitar i përgjigjet menjëherë me një sulm të befasishëm, sikur gjaku të ishte pushtues. Përjashtim bën vetëm grupi 0. Ai ka vetëm antigjene H që janë të pranishëm në çdo grup tjetër gjaku. Për këtë arsye, ato i duken të njohura grupeve A dhe B. Kjo gjë e bën grupin 0 dhurues universal.
Landsteiner e raportoi eksperimentin e tij në një gazetë në vitin 1900. Teksa i dha përgjigje një pyetjeje të vjetër, ai ngriti një të re. “Për çfarë na duhen grupet e gjakut? Përse duhet qelizat e kuqe të ndërtojnë shtëpitë e tyre molekulare? Përse njerëzit kanë lloje të ndryshme shtëpish?
Përgjigjet ishin të vështira, por u dhanë popullaritet atyre që u përpoqën t’i shpjegojnë. Në vitin 1996, Peter D’Adamo botoi një libër të titulluar “Ha sipas llojit të gjakut”. Libri u botua në 60 gjuhë dhe shiti 7 milionë kopje. Ideja se grupet e gjakut kërkojnë ushqime të caktuara, u refuzua nga shkencëtarët. Megjithatë, disa e provuan dhe nuk u doli keq. Mbi të gjitha, dietat në vetvete janë të mira.
Viruset dhe gjaku
Lidhjet midis grupeve të gjakut dhe sëmundjeve kanë arsye misterioze dhe shkencëtarët kanë arritur të zgjidhin vetëm disa prej tyre. Për shembull, Kevin Kain nga Universiteti i Torontos dhe kolegët e tij kanë investiguar përse njerëzit me grup gjaku 0 janë më të mbrojtur nga malaria sesa llojet e tjera të gjakut. Studimet e tij pretendojnë se qelizat e sistemit imunitar kanë një punë më të thjeshtë në identifikimin e qelizave të infektuara të gjakut nëse janë grupi 0 i gjakut.
Akoma më të ngatërruara janë lidhjet midis grupeve të gjakut dhe sëmundjeve që nuk kanë lidhje me të. Pavarësisht të gjithave, grupi i gjakut të njerëzve ndikon në rrezikun që ata mund të infektohen nga një bakter i veçantë.
Zgjidhja qëndron në faktin se qelizat e gjakut nuk janë të vetmet qeliza që prodhojnë antigjenë që lidhen me grupin e gjakut. Këto prodhohen edhe nga qelizat në muret e venave, rrugët e frymëmarrjes, lëkura dhe flokët.
Në fund të fundit, kuptova se grupi i gjakut tim, nuk ka asnjë lidhje me gjakun në përgjithësi.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix1 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix1 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook