Lidhu me ne

Kritike

Nëpunës analfabetë?

Shënim me dhimbje (rrëfenjë mbi dy pikat në zanoren e tretë të shqipes)
Shënim me dhimbje (rrëfenjë mbi dy pikat në zanoren e tretë të shqipes)Abdurahim Ashiku
Shpëtim e quajnë…  Kështu e thirrën babai dhe nëna në një ditë të zakonshme të vitit 1969. Kështu e thërrasin edhe sot kur kanë mbi shpinë barrën e madhe të viteve.
Shpëtim e thirrën… Dhe e shkruan, klasë pas klase, nga e para e fillores, tek e fundit e universitetit.
Shpëtim ishte e shkruar në gjendjen civile. Shpetim ia shkruan, mbi pasaportë…
Dy pikat, mbi germën e tretë, zanore e shqipes së Kongresit të Manastirit, ia morën, ia vodhën, ia hodhën, sheshmbeturinave, si të ishin… Pa erë, pa vlerë…
Për kaq, për dy pika mbi zanoren e tretë, askush nuk e vret mendjen, nuk flet, nuk thërret, nuk bërtet. Thjesht se ne shqiptarët jemi mësuar të na e shpërbëjnë emrin, dinjitetin, identitetin.
Pa dy pikat mbi germën e tretë zanore të alfabetit shqip të Manastirit Shpëtimi – Shpetim shkruar në pasaportë do të udhëtonte i qetë tërë jetën nëpër vendlindjen e tij…
Do të udhëtonte… sikur një ditë, tek dorëzonte dokumentet për rinovimin e letrave në njësinë bashkiake të Athinës nëpunësi të mos e kishte kthyer mbrapsht. Mbi pasaportën e tij mungonin dy pika mbi germën e tretë zanore.
Mbi certifikatën e tij ishin të pranishme dy pikat mbi germën e tretë zanore.
Nëpunësi nuk bënte prapa. Për të i dilnin përpara dy emra të ndryshëm, shkruar ndryshëm.
Koha nuk priste dhe heroi ynë u nis urgjent për në Tiranë…
U ngjit në katin e dytë të ndërtesës në krah të Ministrisë së Drejtësisë (!), trokiti në derën e gjendjes civile dhe pa prit përgjigje hyri brenda.
– Kam një hall, i tha nëpunëses. – Kam ardhur urgjent nga Greqia duke udhëtuar gjithë natën. Më duhet të kthehem me autobusin e mbrëmjes në mënyrë që nesër në mëngjes të paraqes dokumentet. Nuk ma pranojnë certifikatën e lindjes sepse emri im mbi pasaportë ndryshon nga ai mbi certifikatë. Në pasaportë e kanë shkruar Shpetim kurse në certifikatë Shpëtim. Më duhet patjetër një certifikatë me emrin Shpetim.
– Është e pamundur, – i thotë nëpunësja.- Kjo bëhet me vendim gjykate.
– Nuk kam kohë për tu sorollatur gjyqeve. Është tepër urgjente. Rrezikoj përzënien nga Greqia bashkë me gruan dhe fëmijët. Humbas punën…
– Po…- u mblodh nëpunësja përdredhë supesh
– Ta paguaj…
– Bën njëzetmijë lekë…
– Urdhëro pesëdhjetëmijë. Hallall i paç vetëm më çliro nga kjo barrë…
Mbi tavolinë hodhi një llapushë të madhe pesëmijë lekë-she nga ata të prerjeve të fundit.
Nëpunësja, pa kaluar as dhjetë sekonda, i dha në dorë certifikatën me firmë dhe vulë.
Shpetimi ndjeu në duar ngrohtësinë e letrës që sapo kishte bërë rrugë nga kompjuteri në printer dhe erën e bojës së vulës të gjendjes civile.
Zbriti shkallët dhe u fut në një qoshk për tu qetësuar me një birrë e dy qofte që i zbritën nga skara.
Shpetimi, i çliruar nga dy pikat mbi zanoren e tretë të shqipes së Kongresit të Manastirit prapë e ka një hall…
Vajza e tij e bukur me emër qiellor Rea nuk mund të udhëtojë të takohet me gjyshin dhe gjyshen veçse kur mblidhen e lidhin fjalën “për ditë të shënuara fetare” dy policët e dy vendeve, (apo dy ministrat e jashtëm) grekë e shqiptarë. Pasaporta e Reas së vogël dy vjeçe është shkruar me gabime toponimike.
E ka shkruar e njëjta administratë analfabete që ka marrë në dorë të bëjë pasaportat dhe letërnjoftimet e shqiptarëve…
Shënim: Rrëfenja është e vërtetë në tërë detajet e saj. Emri është i vërtetë, nuk është pasuar vetëm nga mbiemri.
Jam i sigurt se askush nuk do të dyshojë në të vërtetën e rrëfenjës. Secili mërgimtar e ka një tregim të kësaj përmase apo edhe i përmasave më të mëdha.
Jo vetëm në Greqi por edhe kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë me pasaportë shqiptare…
…Në Bruksel një vajze me emër të përveçëm në mërgatën shqiptare ia refuzuar nënshtetësinë vetëm për dy pika mbi zanoren e tretë.
Në pasaportë ishte shkruar vendlindja KUKES kurse në certifikatë KUKËS…
Deri kur në administratën e shtetit shqiptar do të gëlojnë nëpunës analfabetë?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur...

Mix16 orë më herët

8 gjëra që njerëzit i bëjnë ndryshe në Finlandë (shteti më i lumtur në botë)

Kur bëhet fjalë për lumturinë, dihet mirë se në vendet nordike shpesh njerëzit arrijnë rezultate të larta në sondazhet për...

Mix16 orë më herët

Samsung Galaxy S25: funksione të reja AI për modifikimin e videove

Prezantimi i smartfonëve të rinj Samsung Galaxy S25 është shumë afër, me eventin Unpacked të planifikuar për 22 janar. Deri...

Radar17 orë më herët

U akuzua se përshëndeti me verpime naziste, Elon Musk u përgjigjet kritikave

Elon Musk Polemika të mëdha janë shkaktuar që nga mbrëmja e së hënës në inaugurimin e Donald Trump, pas një...

Mix17 orë më herët

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat...

Mix17 orë më herët

Si ndryshon truri i grave gjatë menopauzës

Për vite të tëra, gratë që perjetonin shqetësime të ndryshme si, pagjumësi dhe luhatje humori gjatë moshës së mesme, shpesh...

Mix17 orë më herët

7 ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli juaj është pak më...

Kryesore18 orë më herët

Arian Çani: Edi Rama është një rast për t’u studiuar. Ata që mendojnë se do lodhet dhe largohet, ja fusin kot

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV nga Roland Qafoku, gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe disa nga...

Kryesore2 ditë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Facebook