Lidhu me ne

Gatime

Cilat janë ushqimet më të pasura me antioksidantë?

Ja cilat janë ushqimet më të pasura me antioksidantë
Ja cilat janë ushqimet më të pasura me antioksidantë
Të gjithë kanë dëgjuar për vlerat e pakundërshtueshme të antioksidantëve. Në të gjithë artikujt informues të AgroWeb.org keni mësuar se çfarë janë antikoksidantët dhe vlerat e tyre për trupin dhe mendjen. A e dini cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me antioksidantë? Është koha t’i zbuloni tani.
Boronicat e egra
Janë të vogla por bëjnë një punë të madhe. Ato janë burimi numër 1 i antioksidantëve. Një filxhan me boronica të egra përmban 13,427 antioksidantë, vitaminat A dhe C, flavonoidë (një lloj antioksidanti) kuercetinë dhe anthocianidinë. Kjo do të thotë se në një filxhan të vetëm gjeni një sasi antioksidantësh 10 herë më të lartë se rekomandimet shkencore për sasinë e duhur të antioksidantëve. Boronicat ju mbrojnë nga kolesteroli dhe sëmundjet e shkaktuara prej moshës si dhe mbajnë trurin dhe zemrën të shëndetshme.
Luleshtrydhet
Ky frut pylli është gjithashtu i pasur me antioksidantë. Në fakt është një nga frutat me përqendrim më të lartë të antioksidantëve. Po flasim për frutat e mirëfillta organike. Antioksidantët që gjenden te luleshtrydhet luftojnë kolesterolin e lartë që shkakton sëmundje zemre. Luleshtrydhet përmbajnë anthocianinë, antioksidanti që mbron njeriun nga sëmundjet kardiovaskulare. Luleshtrydhet janë gjithashtu një burim i pasur i vitaminës C, që e mbron trupin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.  Kumbullat Nëse dëshironi të përfitoni nivelin më të lartë të antioksidantëve zgjidhni kumbullat e zeza. Ato janë më të pasurat me vitaminë C dhe fenolë, një antioksidant që parandalon inflamacionin në gjymtyrë dhe ka aftësinë të shmangë dëmet në ADN dhe përkeqësimin e qelizave.
Portokallet
Këto agrume janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë. Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza. Vitamina C e mban sistemin imunitar në formë dhe parandalon shumë sëmundje duke nisur nga i ftohti dhe infeksionet në vesh.
Rrushi
Nëse kërkoni të shfrytëzoni vlerat e antioksidantëve, atëherë hani shumë rrush, sidomos atë të kuqin. Lëkura e rrushit të kuq është veçanërisht e pasur me një antioksidant të quajtur resveratrol, që lufton radikalet e lira dhe parandalon shumimin e tyre.
Qershitë
Qershitë janë një frut i mrekullueshëm. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe punojnë fort për të eliminuar qelizat e stresit oksidues, rrjedhimisht duke ngadalësuar procesin e plakjes. Kuercetina që gjendet tek qershitë është një flavonoid tepër i fuqishëm kundër radikaleve të lira.
Spinaqi
Spinaqi është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve. Në një filxhan me spinaq mund të përftoni 3,600 IU (njësi) beta-karoten, një antioksidant i nevojshëm kundër plakjes dhe sëmundjeve të zemrës. Spinaqi ofron shumë luteinë, një antioksidant i aftë të mbrojë dhe përmirësojë shikimin.
Brokoli
Brokoli është një burim kryesor i vitaminës C. Ai përmban gjithashtu flavonoidë të cilat lehtësojnë qarkullimin e vitaminës C në organizëm. Brokoli përmban gjithashtu karotenoidin luteinë, zeaksanthinën dhe beta karoten. Por ajo që bie më shumë në sy tek brokoli është një përbërës i fuqishëm i antioksidantit siç është indole-3-karbinol, që fuqizon funksionet e mëlçisë.
Panxhari
Kur vjen puna tek antioksidantët, panxhari është fantastik. Ai është i pasur me betalainë, një antioksidant që lufton inflamacionin dhe mykun, por edhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit. Betalaina besohet të ketë aftësi mbrojtëse kundër radikaleve të lira.
Burimi: Agroweb
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook