Për kulaçin (8-10 persona):
-
1200 gr miell
-
300 ml kos
-
1 majë luge sodë buke
-
1 gjysmë luge kripë
Zëmë brumin duke përzier të gjithë përbërësit, duke u ndihmuar nga 2 gota ujë që i shtojmë pak e nga pak gjatë përzierjes. E lëmë për 30 minuta duke e mbuluar me një pecetë të njomur. E shtrojmë në një tavë që e kemi lyer me pak vaj, e presim pak ne sipërfaqe me majën e thikes si të jetë bakllava, por pa e futur thikën në thellësi. E pjekim në furrën e nxehur 190 gradë, rreth një orë. E nxjerrim nga furra dhe e thërrmojmë sa është ende pa u ftohur, pasi, nëse ftohet, proçedura e thërrmimit bëhet shumë e vështirë. E vendosim në një tepsi të madhe gjatë natës.
Për lëngun:
-
1.2 lt lëng pule;
-
1 qepë e kuqe e vogël;
-
Te brendshmet e pulës (te ziera);
-
2 lugë nenexhik i thatë (nane, mëndërz);
-
Rigon;
-
3-4 lugë vaj ulliri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu