Në këtë moshë foshnja juaj zbulon argëtimin përmes duarve të tij të cilat nuk qëndrojnë më vetëm në kapjen grusht. Ai mund të mbajë një lodër në duar apo të zgjatet drejtë një lodre më interesante.
Së shpejti do të arrijë ta kalojë nga njëra dore te tjetra dhe të rotullë dorën për të parë lodrën nga të gjitha këndet përpara se ta fus në gojë. Kontrollo mirë etiketat dhe sigurohu që lodrat janë të sigurta për tu kafshuar apo nëse fëmija i fut në gojë! Disa sugjerime për lodrat e përshtatshme në këtë periudhë janë:
Lodër e varur në krevat: Foshnjet shijojnë objekte me ngjyra të ndezura sidomos ato që lëvizin apo janë me muzikë. Një lodër e varur pranë krevatit mund të jetë mjaft interesante për bebin por përdore deri sa të arrij të qëndroj vetë ulur.
Mos harro rregulluat që lodra nuk duhet të ketë pjesë që bebi mund ti arrijë. Mbaji nga 20-35cm larg syve të bebit dhe hiqe në momentin që sheh se bebi mund ta arrijë atë.
Lodra ‘rakitiki’: Ata adhurojnë të bëjnë zhurmë. Jepi bebes një rakitike e shihe si do e tundi. Vendos muzikë me ritëm dhe do shohësh sa shumë bebet në këtë moshë pelqejnë muzikën dhe ritmin.
Qëndra aktiviteti: konsiston në lodra të varura që mund të vendosen në karrigen e makinës së bebit apo karrocë duke i argëtuar ata gjatë rrugëve me trafik apo xhirove në qytet.
Kafshë ose kukulla me material të butë: në këtë moshë shumë fëmijë krijojnë një lidhje me një lodër qoft kafshe apo kukull me material të butë. Ato duhet të jene të buta dhe lehta për tu përqafuar! Nuk të duhen lodra me tela, apo kallcuk që mund të dal përmes materialit dhe dëmtoj bebin.
Sigurohu që elemente si sytë, buzët etj te kukullat nuk janë plastike apo materiale të vogla pasi bebi mund të mbytet me to. Mos mbaj zile, butona, shirita apo pe sepse bebi i fut në gojë dhe ka rrezikshmëri mbytje.
Lodra të zhurmshme me material gome: çdo gjë që bebi mund të kap dhe të lëshoj zhurmë është shumë popullore në këtë moshë. Këto lodra janë perfekte për kohën kur bebi lahet. Prit shumë buzëqeshje nga bebi kur ato lëshojnë tinguj.
Libra me faqe shumë të trasha: Leximi bebit në çdo moshë të shpërblen. Libra me faqe shumë të trasha për bebet sugjerohen sepse ato i mbijetojnë kafshimeve, jargëve dhe gjithë mënyrave të dashurisë që ka një bebe. Disa libra brenda faqeve kanë dhe material të tjera për ti prekur bebi.
Dëgjimi i zërit tënd teksa lexon e ndihmon atë të njihet me gjuhën, intonacionet dhe fjalët.
Lodra për dhëmbët: Me daljen e dhëmbëve shoqërohet dhe dhimbja, kruajtja e acarimi i mishit të dhëmbëve. Lodra të posaçme për këto ju sugjerojmë ti mbani në frigorifer dhe t’ja jepni bebit kur ti duhet sepse temperature e ftohtë i ndihmon. Jo në ngritje!
Lodra të ‘’manipulueshme’: Sapo bebi të arrijë të marrë vet gjëra me dorë apo ti hedh atyre do ti pëlqejnë blloqet , puzzle të moshës, dhe format të gjitha material gome. Topa të mëdhenj dhe të butë të cilët mund ti lëviz apo ti hedh sidomos kur bëjnë zhurmë janë shumë interesant.
Qëndra aktiviteti: Sapo të arrijë moshën 6 muajsh bebushi juaj do mundet të rri vet ulur duke i dhënë atij një perspektivë të jetës dhe duke e lejuar atë të luaj me çfarë të dëshiroj. Do ti pëlqej shumë qëndra e tij e aktivitetit rrethuar nga lodra që mund ti rotulloj, shtyp apo ngacmmoj.
Copa apo puzzëla në tokë për të luajtur: Janë të vlefshme dhe nëse jeni në park apo në hotel ku mund të vendosni bebin sipër dhe talejoni të luaj siç do.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu