Gjumi i natës i foshnjave dhe gabimet që prindërit bëjnë
Të gjithë duan që fëmijët e tyre të flenë mirë dhe sigurt gjatë gjithë natës. Sado që jeni munduar, disa fëmijë disi duket sikur refuzojnë. Pse? Ndoshta jeni ju fajtor. Shikoni se çfarë këshillojnë ekspertët.
Pritni që foshnja të flejë gjithë natën
Ky është një gabim i madh, i pakuptueshëm. Të rritur mund të flenë si bebe, por bebja nuk mund të flejë si një i rritur. Derisa foshnja nuk kalon javën e tetë deri në të 12-të, mos e pritni këtë nga ai/ajo.
Keni krevat krahët e të cilit mund të lëshohen
Nga viti 2011 një standard i ri këshillon që mbështjellësit e krevatit të mos mund të lëshohen. Por shumica e prindërve këtë nuk e kuptojnë. Krevatet e tilla janë vlerësuar si të pasigurta.
Nuk e ndiqni rutinën e vënies në gjumë
Edhe kur është fjala për një të porsalindur, duhet të jeni të kujdesshëm me orarin e gjumit. Sado që duket e thjeshtë, vazhdimësia e rutinës është kyçe që fëmija të mësohet të flejë. Ndërtoni një plan i cili u përgjigjet dhe përmbajuni atij çdo mbrëmje.
E vendosni foshnjën me shishe në krevat
Nëse këtë e kanë bërë prindërit tuaj, nuk do të thotë se është gjë e mirë. Ju duhet të shmangni varësinë e ushqimit, ashtu që fëmija të mund të futet në gjumë vetvetiu. Përveç kësaj, ju nuk dëshironi që fëmija të ushqehet gjatë gjithë natës. Jo vetëm që rrezikoni zhvillimin e kariesit, por edhe mundësinë e zënies së frymës. Sipas ekspertëve, fëmijëve rrallë u duhet ushqim i natës pas muajit të nëntë.
Fëmijën mbi tre muaj e lejoni të flejë para se ta vendosni në krevat
Duket e këndshme ta mbani dhe përqafoni fëmijën para se ta vendosni në krevat, por fëmijën duhet ta vendosni aty para se ta marrë gjumi. Mund të jetë përgjumshëm, por duhet të jetë zgjuar. Nëse fle në rrethana të cilat nuk e rrethojnë edhe në momentin kur do të zgjohet natën, nuk do të jetë në gjendje të flejë sërish vetë.
I vendosni lodra, jastëk ose batanije në krevat
Shmangni këto gjëra derisa foshnja juaj nuk mbush të paktën gjashtë muaj. Ju dëshironi të krijoni një rreth më të sigurt, por ideale është që fëmija të flejë në shpinë në thesin e fjetjes, pa gjëra të panevojshme përreth.
Lejoni fëmijën të flejë në ulësen e veturës
Shumica e foshnjave do të flenë derisa voziten me veturë, por kjo mund të jetë problem pasi ata nuk kanë kontroll në qafën e tyre. Mund të ndodhë që koka të bie përpara, dhe mjekra t’i mbështetet në gjoks, që vështirëson frymëmarrjen.
E lejoni të lodhet para se vendosni në gjumë
Disa fëmijë nuk tregojnë shenja të lodhjes duke hapur gojën, por tërbohen dhe bëhen hiperaktivë. Mësoni shenjat të cilat fëmija juaj ua tregon dhe vendoseni në krevat para se fëmija të lodhet, pasi kështu do të flejë më vështirë.
I dëgjoni shumë të tjerët
Ndjeheni të rraskapitur? Ndoshta arsyeja është se i dëgjoni të tjerët së tepërmi në vend se të dëgjoni intuitën tuaj. Ndaloni të dëgjoni këshillat e gjyshes, gjyshit, të cilët tregojnë se çfarë duhet të bëni. Ndaloni së dëgjuari mikeshat tuaja të cilat thonë se fëmijët e tyre flenë gjithë natën nga dita e parë. Përderisa fëmija juaj është i shëndetshëm, kjo do të thotë se bëni gjënë e duhur. Çdo fëmijë është i veçantë, ndërsa ju jeni personi që më së miri e dini se çfarë i duhet fëmijës tuaj
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu