Lidhu me ne

Radar

10 filmat që duhen shikuar patjetër  

Shumë filma të rinj do të lansohen në këtë fillim vit, të cilët pritet të zgjojnë interesim te kineastët botërorë, për t’i parë ata. Në vazhdim ju sjellim një listë me 10 prej filmave që do të fillojnë së shfaquri gjatë muajit janar.
“The Hateful Eight” është projekti i ri i regjisorit të njohur, Quentin Tarantino, i cili përbëhet nga një kastë aktorësh yje të Hollywoodit, të tillë si: Samuel L. Jackson, Kurt Rusell, Jennifer Leight, Chaning Tatum, Tim Roth etj. Filmi i takon zhanrit Western, dhe e sjellë historinë e një grupit burrash të panjohur, të cilët i bashkon një stuhi e rrezikshme. Filmi i cili ka zgjuar interesim të madh te publiku, dhe ka marrë kritika të mira nga kritikët e filmit, ka filluar së shfaquri nëpër kinematë botërore nga 1 janari.
“The Revenant” është një tjetër film i cili duhet shikuar patjetër. Regjinë e këtij projekti e ka bërë regjisori i shpërblyer me Oscar, Alejandro Gonzalez Inarritu, si dhe në rolin e protagonistëve vijnë dy aktorë shumë të dashur për publikun, Leonardo DiCaprio dhe Tom Hardy. Filmi i takon zhanrit triler është xhiruar në kushte të vështira në malet me dëborë të Kanadasë dhe në disa lokacione të Argjentinës. Ai bazohet në histori të vërtetë dhe flet për mbijetesën, duke e rrëfyer historinë e Hugh Glass-it, i cili braktiset në mal nga shokët e tij të gjuetisë, kjo pasi që sulmohet brutalisht nga një ari. “The Revenant” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 8 janari.
“Anesthesia” është një tjetër projekt i ri i cili do të lansohet gjatë janarit, dhe vjen në regjinë e skenaristit, regjisorit dhe aktorit Tim Blake Nelson. Filmi i cili i takon zhanrit dramë, e rrëfen historinë e tmerrshme të vjedhjes brutale të një profesori të Universitetit të Kolumbisë. E në rolet kryesore, ky film i sjellë aktorët Sam Waterson, Kristen Stewart, Glenn Close dhe Gretchen Mol.
“Anesthesia” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 8 janari.
Ka kohë që ekranit të madh i ka munguar aktori veteran, Richard Gere, i cili kohët e fundit ishte fokusuar më shumë në angazhimet bamirëse sesa në karrierën e tij. Por ja që më 15 janar do të lansohet filmi i tij i ri “The Benefactor”, i cili i takon zhanrit triler dhe vjen në regjinë e Andrew Renzi-t. Filmi e rrëfen historinë e një çifti të sapomartuar, të portretizuar në film nga aktorët Dakota Fanning dhe Theo James. Personazhi i Gere-t që është një pasanik filantropt, pas vdekjes së një çifti si pasojë e një aksidenti me veturë, vendos ta ndihmojë me të holla vajzën e tyre shtatzënë dhe bashkëshortin e saj. Filmi pritet të pëlqehet shumë nga publiku dhe të shënojë suksese në arkat filmike botërore.
“13 Hours: The Secret Soldiers of Benghazi” titullohet një tjetër film i cili duhet shikuar gjatë këtij muaji.
Ai vjen i realizuar nga regjisori i njohur botëror, Michael Bay, dhe e sjellë historinë e gjashtë anëtarëve të një grupi të sigurisë, të cilët e mbrojnë me çdo kusht Konsullatën Amerikane në Bengazi, nga sulmet e militantëve islamikë. Në rolin e protagonistëve vijnë aktorët, John Krasinski, Pablo Schreiber dhe Max Martini, ndërsa filmi do të filloj së shfaquri nëpër kinema nga 15 janari.
I gjashti në këtë listë është filmi “The 5th Wave” me regji të J Blakeson-it. Filmi i cili i takon zhanrit fantastik shkencorë, e rrëfen historinë e një vajze të re, e cila me çdo kusht mundohet ta shpëtojë vëllanë e saj të vogël në një botë të pushtuar nga jashtëtokësorët.
Në rolin e protagonistëve në këtë projekt vinën aktorët Chloe Grace Moretz dhe Nick Robinson. “The 5th Wave” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 22 janari.
“Dirty Grandpa” është një tjetër film i cili vlen të shikohet gjatë këtij muaji. Ai i takon zhanrit komedi dhe vjen në regji të Dan Mazer-it, ndërkaq në rolin e protagonistëve i sjellë aktorët, Roberto De Niro dhe Zac Effron. Ngjarja e filmit shtjellohet rreth një djaloshi i cili është në prag të martesës, por e gjen veten të obliguar ta dërgojë gjyshin e tij aventurist në një udhëtim për në Floridë.
Dhe kështu gjatë rrugës ata përjetojnë momente të shumta qesharake. “Dirty Grandpa” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 22 janari.
“Jane got a Gun” titullohet filmi i cili mori 3 vjet për t’u realizuar. Ai në rolin e protagonistes së sjell aktoren shumë të dashur Hollywoodiane, Natalie Portman, e cila e portretizon një femër që detyrohet ta luftojë një grup problematikësh, të udhëhequr nga aktori Eëan McGregor. Pritet të shihet nëse ia ka vlejtur të pritet 3 vjet për realizimin e këtij projekti, me të filluar së shfaquri nëpër kinema më 29 janar.
Fëmijët dhe të rinjtë do t’i kënaqë filmi “Kung Fu Panda 3”. Panda i njohur rikthehet sërish në ekran të madh, me një tjetër aventurë, dhe si gjithnjë në shoqërinë e miqve të tij luftëtarë. Ky film i cili ia ka edhe dy vazhdime të mëparshme, ka shënuar suksese të kënaqshme në arkat filmike botërore, dhe një gjë e tillë pritet të përsëritet sërish. “Kung Fu Panda 3” do të filloj së shfaquri nëpër kinema nga 29 janari.
Top dhjetëshen e kësaj liste e plotëson filmit “The Finest Hours”, me regji të Craig Gillespie. Ky film i cili fokusohet në një ngjarje tragjike në oqean, në rolet e protagonistëve i sjell aktorët yje të Hollywoodit, si: Chris Pine, Casey Affleck, Ben Foster, Erik Bana dhe Holliday Granger. “The Finest Hours” do të fillojë së shfaquri për publikun mbarëbotëror nga 29 janari.
Pra për të gjithë ju që jeni adhurues të filmave, do të ketë lansime të larmishme gjatë muajit janar, duke filluar nga filmat fantastik- shkencorë, dramë, triler, komedi dhe filma të animuar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook