Lidhu me ne

Radar

Kush është më i pasuri i Kosovës?

Nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, se sa ka të dhëna konkrete. Në një prej gazetave prestigjioze në Kosovë janë nxjerrë disa të dhëna bazuar në bisedat që janë zhvilluar në mënyra individuale me këtë kastë shoqërore. Vetë biznesmenët kanë folur për njëri-tjetrin, duke provuar në mënyrë të lirë të shpallin më të pasurin e Kosovës. Dhe, ja tek vjen renditja…

1. Behgjet Pacolli – “Mabetex” (Mbi 400 milion euro)
2. Ekrem Lluka – “Dukagjini”
3. Ramiz Kelmendi – “Elkos” (Rreth 100 milion euro)
4. Vëllezërit Devolli – “Devolli
5. Remzi Ejupi – “Eurokoha”
6. Vëllezërit Kuqi – “Benaf”
7. Hetem Ramadani – “Salbatring” (Rreth 90 milion euro)
8. Nebih Zariqi- “Standard”
9. Vëllezërit Besimi – “Getoari”
10. Ibrahim Bucaliu – “Hib Petrol”

Sahit Muja


Behgjet Isa Pacolli, i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc të Prishtinës është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Kosova, i cili ka një pasuri të deklaruar prej 420 milion eurove në Kosovë por shuma e vërtetë e pasurive brenda dhe jashtë Kosovës përllogaritet në disa miliardë euro. Mes kompanive të tij, kryesorja është kompania “Mabetex” ndërsa ka në pronësi rreth 46 kompani që operojnë në vende të ndryshme të botës. Grupi Mabetex, i themeluar nga Behgjet Pacolli në fillim të viteve nëntëdhjeta, ka selinë në Lugano-Paradiso të Zvicrës. Aktivitetet e tij përfshijnë ndërtimin, biznesin, median si dhe hotelerinë. Pacolli në Kosovë ëshë aksioner ose pronar edhe i: Bankës Ekonomike, Kompania e Siguromeve “Siguria”, Saranda Properties, Co Sine Tempore International, Co BK Anstalt Lichtenstein; Co Diamond Travel, Swiss Diamond Hotel, Co Krueger Hoch –Tiefbau, Berlin, Co Interfin Finance, etj.

Ekrem Lluka: Kompania e Sigurimeve Illyria, Kompania e ndërtimit Dukagjini, Kompania botuese – Shtypshkronja Radio dhe Televizioni Dukagjini, Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve, Birraria Peja, Hotel Onix në Banjë të Pejës, Hotel Dukagjini, Qendra tregtare World Trade Center, Telefonia mobile D3 Mobile, Spital i ri i kardiologjisë, disa hidrocentrale në Shqipëri dhe biznes në Slloveni.

Ramiz Kelmendi: Pronar i rrjetit të hipermarketeve ETC, kompania “Elkos”, etj. Pasuria e tij përllogaritet në mbi 80 milion euro.

Vëllezërit Devolli nga Peja janë pronarë të Devolli Group përfshirë kompaninë celulare virtuale Z Mobile, produktet e qumshtit Vita, lëngjet Tango si dhe kafeja Devolli Princ Caffe. Pasuria e vëllezërve Devollia llogaritet në disa qindra milion euro.

Remzi Ejupi – Pronar i agjencisë Eurokoha, gazetës Zëri, aksioner i KF Prishtina, si dhe pronar i disa bizneseve në Frankfurt të Gjermanisë.

Vëllezërit Kuqi – Rrjetin e marketeve dhe lokaleve “Benaf” si dhe tregtim produktesh ushqimore.

Hetem Ramadani – Biznesmeni shqiptar nga Kosova ka nis rrugën e suksesshme në biznes me aktivitetin e tij në Elbasan, kur në fillim të viteve ‘90 ai bleu disa mijëra tonë minerale. Më pas ai kaloi në sektorin e hidrokarbureve dhe themeloi në Slloveni kompaninë “SALBATRING”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook