Shumë të shijshëm për t’u ngrënë, karkalecat janë një pjatë që mund të bëjë një vakt të veçantë dhe të ushqyeshëm. Ka shumë mënyra për përgatitjen e tyre, por ne po iu tregojmë se si mund t’i përgatisnin mbi sobë, duke i tiganisur butësisht mbi tigan.
Për 4 deri në 6 persona ju duhen:
Përbërësit
500 gr-1 kg karkaleca të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të pastruar, por me bisht
1 lugë gjelle vaj ekstra të virgjër ulliri ose gjalpë, ose përzierje
Kripë e trashë kokërr
piper i zi i bluar, i freskët
Pajisje
kullesë
tigan për skuqje
spatula (lopatëz)
Përgatitja
Nëse karkalecat janë të ngrirë, shkrijini: Vendosini karkalecat që doni të gatuani në një kullesë në lavaman dhe lëreni të rrjedhë ujë i ftohtë mbi to për rreth 5 minuta. Hidhni karkaleca herë pas here, për t’u siguruar që janë të ekspozuar të gjithë ndaj ujit të ftohtë.
Karkalecat do të përkulen lehtësisht kur të shkrihen: Ju do të dini se karkalecat janë të shkrirë dhe gati kur nuk janë më të ngrirë, por të butë, lehtë të përkulshëm dhe pak të tejdukshëm. Kjo merr vetëm disa minuta.Thajini karkalecat me një peshqir letre.
Ngroheni vajin ose gjalpin në temperaturë mbi mesatare: Anojeni tiganin ndërsa vaji ngrohet ose mbulojeni me yndyrë pjesën e poshtme të tiganit.
Shtoni karkaleca në tiganin e nxehtë: Kur vaji është i nxehtë dhe rrjedh lehtë, shtoni karkalecat në tigan. Karkalecat cingërisin kur bien në kontakt me tiganin (nëse jo, ngroheni tiganin pak më të gjatë herën tjetër).
Sezononi karkalecat me kripë dhe piper: Spërkasni bujarisht kripë dhe piper mbi karkaleca. Gjithashtu mund të shtoni edhe erëza apo të tjerë përbërës në këtë pikë.
Tiganisini karkalecat derisa të bëhen rozë dhe të mos jenë të tejdukshëm: Karkalecat do të fillojnë të mos duken gri dhe të tejdukshëm, por do të bëhen gradualisht rozë dhe të errët ndërsa gatuhen. Bishtat do të bëhen të kuq të ndritshëm.
Gatuajini karkalecat duke i trazuar shpesh, derisa mishi të bëhet krejtësisht rozë dhe i errët dhe të mos shihni më copa gri. Në varësi të madhësisë së karkalecave dhe se sa kohë keni që i keni hedhur dhe i gatuani në tigan, ky proces zakonisht merr 4 deri në 5 minuta.
Transferojini në një pjatë për t’i shërbyer: Shërbejini karkalecat e tiganisur menjëherë me makarona ose mbi drithëra. Karkalecat e mbetur mund të përdoren në mënyrë fantastike edhe në sallata ose në përgatitje pjatash të ftohta.