Lidhu me ne

Radar

Rregullat e haxhit

 

By: Abedin Musallari
Haxhi dhe rregullat e tij

بسم الله الرحمن الرحيم
Allahu thotë në Kur’an: “Haxhi është në muajt e caktuar e kush e bën (fillon ta zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet t`i afruar gruas, nuk duhet të marrë nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet të shkaktojë grindje. Allahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time. Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni Allahun në vendin e shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. Pastaj largohuni andej kah largohen njerëzit, kërkoni falje Allahut, se Allahu fal e është mëshirues. E kur t’i kryeni detyrat tuaja, përmendeni Allahun sikurse i përkujtoni prindërit tuaj, bile përmendeni edhe më fort. Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” për të nuk ka asgjë në botën tjetër. E, ka prej tyre asish që thonë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”. Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. Allahu është i shpejtë në llogari”. (Bekare 197-202)
QABJA E MADHNUESHME.
Qabja është vendi, që tërheq të gjitha zemrat e muslimanëve kudo që jetojnë… Fytyrat dhe zemrat e nënshtruara ndaj Allahut drejtohen drejt saj pesë herë në ditë dhe natë. Muslianët vërshojnë për në Qabe, duke ardhur nga vende të ndryshme, për të kryer cermonitë e Haxhit, për të bërë tavaf rreth Qabes, duke qenë zinxhir në këtë adhurim, që ka filluar qysh nga koha kur Ibrahimi e ndërtoi atë. Kështu Qabja është shtëpia e parë e ndëruar për adhurim mbi tokë, por për adhurimin e pastër dhe të sinqertë. Allahu thotë: “Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në të, ai i sigurt, Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit. (Ali Imran 96-97)
SHTYLLAT E ISLAMIT.
Musliman i nderuar! Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla:
1- Dëshmia: Nuk ka zot përveç Allahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.
2- Falja e namazit.
3- Dhënja e Zekatit.
4- Agjërimi i Ramazanit.
5- Haxhi në Qabe.
Nga kjo thënie e të Dërguarit të Allahut kuptohet qartë, se Haxhi është nga shtyllat e Islamit. Nuk është musliman ai që ka mundësi të bëjë Haxhin dhe nuk e bën atë… Por nga mirësitë më të mëdha të Allahut është, se Haxhi është detyrë vetëm një herë në jetë. Dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut: “A në çdo vit është detyrë për tu kryer Haxhi? I Dërguari i Allahut tha: “Haxhi është vetëm një herë në jetë. Kush kryen më shumë janë nafile për të”. Haxhi duhet të jetë patjetër vetëm për Allahun dhe të jetë sipas mënyrës së të Dërguarit të Allahut. Prandaj kush bën nijetin për Haxh e ka të domosdoshme të dijë sesi kryhet ai. I Dërguari i Allahut thotë: “Mësojeni nga unë mënyrën sesi kryhet Haxhi”.
EDUKATA E UDHËTIMIT.
1- Qëllimi duhet të jetë vetëm për hir të Allahut, të kemi kujdes që të mos e bëjmë Haxhin për tu dukur, sepse kështu nuk vlen për asgjë.
2- Udhëtari që niset për në Meke (me qëllim që të kryejë Haxhin), duhet që të lajë borxhet dhe të shkruajë testamentin, pasi jeta është në Dorën e Allahut.
3- Pendimi nga mëkatet dhe vendosmëria për të mos u kthyer më në to.
4- Kërkimi i hallallëkut nga të gjithë.
5- Paraja që shpenzon për udhëtim, të jetë e fituar me djersë dhe të mos jetë para haram.
6- Të largohet nga të gjitha mëkatet, të mbajë gojën, të mos ngacmojë, të mos shtyjë kur kryen cermonitë e Haxhit, të mos debatojë me të tjerët, të mos gënjejë dhe të mos thotë ndonjë fetva pa ditur gjë.
7- Para udhëtimit për Haxh, duhet që të lexohen punimet, që tregojnë sesi kryhet Umreja dhe Haxhi.
8- Udhëtari duhet t`i përmbushë detyrat fetare gjatë udhëtimit siç janë: falja e namazit, leximi i Kuranit, lutja, ndihmesa ndaj nevojtarëve, këshillimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja.
9- Të zgjedhë shoqëri të fisme, ku bashkudhëtarët të jenë të devotshëm.
10- Udhëtari duhet të jetë i pajisur me morale të larta dhe këto morale duhet ta shoqërojnë në çdo vend.
11- Të këshillojë familjarët para nisjes që t`i frikësohen Allahut.
12- Të thotë lutjet e udhëtimit, ashtu siç nga ka mësuar i Dërguari i Allahut.
IHRAMI.
Me fjalën “Ihram” kuptojmë: “Qëllimin që ka muslimani për të kryer cermonitë e Haxhit apo të Umras”. Pra, bërja e nijetit për të kryer Haxhin në kohën e tij, apo Umran kur viziton Qaben. Ihram quhet edhe rroba e bardhë prej dy copash të bardha, që vishet në vendet e caktuara. Nijeti për Haxhin bëhet në muajt:
SHEUAL, DHUL KADEH DHE DHUL HIXH’XHEH.
Cermonitë e Haxhit dhe të Umras fillojnë, në momentin kur haxhiu mbërrin në vendcaktimet. Pasi arrin aty, ai lahet dhe pastrohet, vesh dy copat e bardha, ndërsa gruaja qëndron me veshjen e zakonshme dhe bën nijetin.
Nijeti për Umra dhe Haxh, bëhet në këtë mënyrë:
Për Umra: LEB’BEJKE UMRATEN.
Për Haxh (mutemet’tia): LEB’BEJKE UMRATEN MUTEMET’TIAN BIHA ILEL’HAXH’XHI.
Për Haxh (Kiran) : LEB’BEJKE UMRATEN UE HAXH’XHEN.
Për Haxh (Ifrad) :  LEB’BEJKE HAXH’XHEN.
Vendcaktimet nuk duhet të kalohen pa veshur ihramin (rrobën dy copëshe). Haxhiu mund ta veshë ihramin që në shtëpinë e tij, kur afrohet në vendcaktimet fillon dhe këndon “Telbijen”.
VENDCAKTIMET.
I Dërguari i Allahut ka përcaktur pesë vende para hyrjes në Mekë. Këto vende nuk duhen kaluar pa veshur ihramin. Këto vende janë:
DHUL HULEJFEH: Është vendi nga ku kalojnë banorët e Medinës dhe është gjithashtu vendi i atyre që vijnë nga ajo rrugë. Është në largësinë 450 km nga Meka.
XHUHFEH: Është vendi nga ku kalojnë udhëtarët që vijnë nga Siria, Egjypti, Maroku dhe kush vjen nga rruga e tyre. Është në largësinë 183 km nga Meka.
KARNUL MENAZIL: Është vendi ku kalojnë haxhilerët e Nexhdit (krahinë në Arabinë Saudite) dhe kush vjen nga rruga e tyre. Është në largësinë 75 km nga Meka.
JELEMLEM: Është vendi ku kalojnë hanxhinjtë, që vijnë nga Jemeni dhe atyre që kalojnë aty. Është në largësinë 92 km nga Meka.
DHATE IRK: Është vendi ku kalojnë hxhinjtë e Irakut dhe kush kalon nga ai vend. Është në largësinë 94 km nga Meka.
Është detyrë që në këto vende të vishet ihrami. Ai që nuk e vesh, kthehet në vendcaktimin nga ka ardhur dhe e vesh. Nëse nuk e bën atë, e vesh aty ku është dhe si shpagim ther një dele dhe ua shpërndan të varfërve të Mekes.
I Dërguari i Allahut thotë: “Vendcaktimet janë për banorët e atyre vendeve dhe për ata që kalojnë nga këto vende, me qëllim kryerjen e Haxhit dhe Umres”.
VESHJA E IHRAMIT.
Para veshjes së tij:
1- Prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, pastrimi i qimeve të sqetullave dhe vendit të turpshëm.
2- Larja e të gjithë trupit është e pëlqyeshme, nëse nuk lahet nuk bën mëkat.
3- Burrat heqin të gjitha rrobat dhe veshin rrobat e haxhit (ihrami), ndërsa gratë qëndrojnë me rrobat e zakonshme, që janë të përcaktuar nga ligji islam, mbullimi i të gjithë trupit përveç fytyrës dhe duarve.
4- Pëlqehet parfumosja e trupit dhe nuk bën të parfumoset ihrami.
5- Pas kryen të gjitha këto veprime dhe vesh ihramin, bën nijetin për llojin e Haxhit, nëse bën Haxhin për dikë tjetër thotë: LEB’BEJKE ALL’LLAHUM’ME AN…. (përmend emrin e atij që e ka dërguar).
6- Fal dy rekate nafile duke kënduar pas Fatihasë suren Kafirune dhe Ihlas.
7- Nga ky moment fillon duke thënë telbijen, telbije është thënja e këtyre fjalëve: LEB’BEJKE ALL’LLAHUM’ME LEB’BEJK, LEB’BEJKE LA SHERIKE LEB’BEJK, IN’NEL HAMDE UEN’NIAMETE LEKE UEL’MULKU, LA SHERIKE LEK.
8- Kur bën Umren, kjo thënie fillohet pas veshjes së Ihramit dhe ndërpritet kur fillon tavafin. Kur bën Haxhin, telbija fillohet kur vesh ihramin dhe mbaron kur gjuan gurët ditën e kurban Bajramit.
Pas veshjes së ihramit.
Kujdes!
Pas veshjes së ihramit nuk lejohet që:
1- Të priten thonjtë dhe të shkulen qimet. Nëse harron, nuk ka shpagim.
2- Nuk lejohet parfumosja e trupit dhe e rrobës pas veshjes së ihramit.
3- Nuk i lejohet gjuetia dhe as ndihma për gjuetarin duke i treguar gjahun.
4- Nuk i lejohet muslimanit në Meke, qoftë haxhi apo vizitor, të presë apo të shkulë pemët dhe bimët që kanë dalë vetvetiu.
5- Nuk i lejohet haxhiut të bëjë fejesë apo martesë, kur është duke kryer ritualet e Haxhit.
6- Nuk lejohet që gruaja në Haxh të përdorë dorashka apo të mbulojë fytyrën.
7- Nuk lejohet që haxhiu apo ai që kryen Umrën të mbulojë kokën me kapuç, copë, takije apo çallmë. Nëse harron, duhet të heqë rrobën menjëherë dhe nuk ka shpagim për të.
8- Nuk lejohet veshja e rrobave që mbulojnë një gjymtyrë të caktuar të trupit apo të gjithë trupin si pantollona, këmisha, kanotiere, të mbathura, çorape apo këpucë.
9- Gjatë kohës me ihram, si në Umra dhe në Haxh, marrëdhënjet intime janë të ndaluara. Ato e bëjnë Umren dhe Haxhin të pavlefshëm.
Gjatë kohës që qëndron me ihram lejohet që:
Të mbajë orë.
Të mbajë kufje.
Të mbajë unazë.
Të veshë shapka.
Të mbajë size.
Të mbajë rryp.
Të përdorë çadër për hije.
Të udhëtojë me mjete të mbuluara.
Të mbajë gjërat e tij mbi kokë.
Të lidhë plagën me fasho.
Të lahet dhe të ndërrojë ihramin nëse bëhe pis.
LLOJET E HAXHIT
Haxhi kryhet në tre mënyra. Haxhiu duhet që të zgjedhë njërën nga këto mënyra. Ato janë:
ET’TEMET’TU. Përfshin: Umren, Haxhin dhe kurbanin.
Vesh ihramin në muajit e haxhit (Sheual, Dhul Kadeh ose Dhul Hixheh) në vendcaktim dhe bën nijetin duke thënë: “LEB’BEJKE UMRATEN MUTEMT’TIAN BIHA ILEL’HAXH’XH”, kryen Umren, heq ihramin dhe pret ditën e tetë (8) të Dhul Hixhes, në ditën e tetë (8) vesh ihramin aty ku është, bën nijetin për Haxh, plotëson Haxhin dhe ka për detyrë të bëjë kurban. Nëse nuk bën kurban, detyrimisht agjëron tre ditë në Haxh dhe shtatë ditë kur ktheht në vendin e tij. Quhet Et’temet’tu, sepse pas kryerjes së Umres nuk i nënshtrohet rregullave të ihramit.
KIRAN: Është kryerja e Haxhit dhe Umres me një Ihram. Përfshin: Umren, Haxhin dhe therjen e kurbanit. Vesh ihramin në muajit e haxhit (Sheual, Dhul Kadeh ose Dhul Hixheh) në vendcaktim duke thënë: “LEB’BEJKE UMRATEN UE HAXH’XHEN”. Kur hyn në Meke, bën tavafin me shtatë xjiro rreth Qabes, ecën shtatë herë mes Safasë dhe Meruas, kjo ecje i vlen edhe për Haxhin, ditën e e tetë (8) të Dhul Hixhes fillon cermonitë e haxhit dhe bën kurbanin ditën e Bajramit, Nëse nuk bën kurban, detyrimisht agjëron tre ditë në Haxh dhe shtatë ditë kur ktheht në vendin e tij. Ai që zgjedh këtë lloj të Haxhit, i nënshtrohet rregullave të ihramit deri ditën e kurban Bajramit.
EL’IFRAD: Është kryerja vetëm e Haxhit. Përfshin: Haxhin dhe nuk e ka detyrë kurbanin. Bën nijetin vetëm për haxh duke thënë: “LEB’BEJKE HAXH’XHEN”. Kur hyn në Meke, bën tavafin me shtatë xjiro rreth Qabes, ecën shtatë herë mes Safasë dhe Meruas, kjo është ecje e Haxhit, ditën e e tetë (8) të Dhul Hixhes fillon cermonitë e haxhit, nuk bën kurbani pasi nuk ka bashkuar Umren me Haxhin. Ai që zgjedh këtë lloj të Haxhit, i nënshtrohet rregullave të ihramit deri ditën e kurban Bajramit.
ET’TEMET’TUA
EL’KIRAN
EL’IFRAD
Bëhet nijeti dhe vishet ihrami në vendcaktime nga të gjithë.
Kryen tavafin e Umras.
Kryen tavafin e arritjes në Qabe.
Kryen tavafin.
Kryen Sajin vetëm për Umra.
Kryen Sajin për Haxh dhe Umra.
Kryen Sajin (ecjen për Haxh)
Qeth flokët.
I nënshtrohet rregullave të ihramit deri ditën e kurban Bajramit.
I nënshtrohet rregullave të ihramit deri ditën e kurban Bajramit.
Heq rrobën e ihramit, dhe i lejohet gjithçka çfarë i ndalohet gjatë veshjes së ihramit.
Ditën e tetë (8), vesh ihramin dhe fillon cermonitë e Haxhit.
Për fëmijën nijetin e bën përgjegjësi i tij, i vesh ihramin dhe i nënshtrohet rregullave të tij, ashtu siç i nënshtrohet edhe i rrituri.
Lloji më i lehtë është “Et’temet’tua”. Ai në përgjithësi preferohet nga të gjithë dhe ne do të flasim më hollësisht për të. Në fillim kryhet Umra dhe më pas Haxhi.
KRYERJA E UMRES
I Dërguari i Allahut thotë: “Umra deri në Umra, shlyen mëkatet e bëra mes tyre. Haxhi i pranuar ka shpërblim Xhenetin”.
Umra ka katër shtylla:
1- Veshja e ihramit në vendcaktim.
2- Kryerja e Tavafit.
3- Kryerja e Sajit (ecjes mes kodrës Safa dhe Merua).
4- Qethja e flokëve.
Kur muslimani arrin në Meke, preferohet të lahet, niset për në Qabe për të kryer ritualet e Umras. Kur hyn në xhami thotë këtë lutje:
EUDHU BIL’LAHIL’ADHIM, UE UEXH’HIHIL’KERIM, UE SULTANIHIL’KADIM, MINESH’SHEJTNIRR’RRAXHIM, BISMIL’LAH, UEL’HAMDULIL’LAH, UES’SALATU UES’SELAMU ALA RASULIL’LAH, ALL’LLAHUM’ME’FTAH LI EBUABE RAHMETIK.
Kjo lutje thuhet kur hyhet në çdo xhami.
TAVAFI
Drejtohet për në Qabe dhe aty ku është Guri i Zi fillon tavafin. Është e pëlqyeshme që të zbulohet kraharori në anën e djathtë dhe të nxitohet pak në ecje në tre xhirot e para. Kjo veprohet vetëm kur arrijmë për tavafin e parë kur mbërrijmë në Qabe. Në tavafet e tjera, as nuk zbulohet kraharori dhe as nuk nxitohet në ecje. Një xhiro quhet e plotë, kur fillon tek Guri i Zi dhe kur mbaron po aty. Nëse mundet të puthë Gurin e Zi la ta bëjë, por nës nuk mundet, mjaftohet vetëm duke bërë shenjë drejt tij me dorë dhe duke thënë: “ALL’LLAHU EKBER”. Është mirë që të preket Këndi i Jemenit, nëse nuk e bën vazhdon xhiron dhe nuk bën shenjë me dorë. Mes Këndit të Jemenit dhe Gurit të Zi thotë: RAB’BENA ATINA FID’DUNJA HASENETEN, UE FIL’AHIRATI HASENETEN UE KINA ADHABEN’NAR. Kështu vazhdon derisa të kryejë  shtatë (7) xhiro të plota.
Çdo tavaf ka shtatë (7) xhiro.
Kujdes!
Mos e kryej xhiron brenda Murit të Ismailit, pasi është pjesë e Qabes dhe tavafi brenda Qabes është i pavlefshëm.
Nuk lejohet prekja e të gjitha qosheve të Qabes. Nuk lejohet fërkimi pas Qabes, fërkimi me copën që e mbulon, fërkimi me derën apo tek vendin e Ibrahimit.
Kur mbaron tavafin, mbulon kraharorin, fal dy rekate pas vendit të Ibrahimit apo kudo në Qabe, lexon në rekatin e parë pas Fatihasë suren Kafirunë dhe në rekatin e dytë pas Fatihasë, suren Ihlas.
SAJI
Saj është ecja nga kodra Safa për në kodrën Merua dhe anasjelltas.
Pas mbarimit të tavafit, niset për tek kodra Safa dhe kur arrin aty thotë: “IN’NES’SAFA UEL’MERUETE MIN SHA’AIRIL’LAH”, qëndron mbi kodër duke falenderuar dhe madhëruar Allahun nga tre herë (EL’HAMDU LIL’LAH, ALL’LLAHU EKBER), vazhdon me lutje duke thënë: “LA ILAHE IL’LALL’LLAH, UAHDEHU LA SHERIKEH LEH, LEHUL’MULKU UE LEHUL’HAMD, UE HUA ALA KUL’LI SHEJIN KADIR. LA ILAHE IL’LALL’LLAH UAHDEHU, ENXHEZE UADEH, UE NASARA ABDEH, UE HEZEMEL’AHZABE UAHDEH”. Këtë lutje e bën nga tre herë.
Zbret nga kodra dhe niset për tek kodra Meruah. Mes Safas dhe Meruas është një vend, ku duhet të nxitohet në ecje. Vendi i filimit dhe mbarimit të ecjes shpejt dallohet, pasi është shënuar me ngjyrë të gjelbër. Mes dy shiritave ecet shpejt. Kur kalon shiritin, ecën normalisht. Gjatë ecjes bën lutje për veten, familjarët dhe të gjithë muslimanët. Kur mbërrin në kodrën Merua, është kryer një xhiro e plotë. Aty në kodër, bëhet të njëjtat lutje që bëhen në Safa, por nuk lexon “IN’NES’SAFA UEL MERUETE MIN SHA’AIRIL’LAH”. Largohet nga Merua për në Safa, mes shiritave të gjelbër ecën shpejt, kur arrin në kodrën Safa ka plotësuar xhiron e dytë. Vajtja nga Safa për në Merua është një xhiro dhe kthimi nga Merua për në Safa është një xhiro tjetër. Kështu vazhdon deri sa plotëson shtatë (7) xhiro. Lejohet që gratë me lehoni dhe zakone të kryejnë Sajin, por nuk lejohet që ato të kryejnë tavafin.
QETHJA E FLOKËVE
Pas kryerjes së Sajit është detyrë qethja e plotë e kokës ose shkurtimi i flokëve. Qethja e plotë është me e preferuar. Ndërsa gratë shkurtojnë flokët, por shumë pak, sa maja e një gishti. Në këtë mënyrë kryhet Umra.
Pas qethjes, zhvesh ihramin dhe i lejohen të gjitha gjërat që i ndalohen gjatë ihramit. Kur të vijë dita e tetë (8) e Dhul Hixhes, vesh ihramin aty ku është, bën nijetin për Haxh dhe fillon cermonitë e Haxhit.
KRYERJA E HAXHIT
– Kushtet për Haxhin janë: Islami, mendja, pjekuria dhe mundësia për vajtje-ardhje të sigurtë.
– Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është detyrë vetëm një herë në jetë.
– Umra ëshë sunnet tepër i fortë dhe afër vaxhibit.
– I Dërguari i Allahut na ka nxitur që të kryejmë Haxhin.
– Lejohet të bësh Haxhin dhe Umran për të tjerët, me kusht që ta kemi kryer vetë një herë.
– Gruaja duhet të udhëtojë me bashkëshortin ose me një person, me të cilin nuk i lejohet martesa, si vjehrri, xhaxhai, vëllai, djali, daja e të ngjashëm me ta.
I Dërguari i Allahut thotë: “Gruaja nuk duhet të veçohet me një të huaj pa praninë e të afërmit, gruaja nuk duhet të udhëtojë pa një të afërm (që nuk i lejohet martesa me të)”.
I Dërguari i Allahut thotë: “Nuk i lejohet gruas të udhëtojë mbi tre ditë pa një të afërm”.
– Gruaja kryen të gjitha veprimet njësoj si burri, por nuk vesh ihram, nuk zbulon trupin përveç fytyrës dhe duarve, nuk nxiton në Tavaf dhe Saj.
– Nëse rrugës i vijnë zakonet (menstruacionet) apo lindja, ajo kryen Haxhin njësoj si të tjerët, por nuk kryen Tavafin derisa të pastrohet.
– Gruaja e thotë telbijen në vete pa e ngritur zërin.
– Tavafi dhe Saji për gruan është ecje normale dhe nuk ka në të nxitim.
SHTYLLAT E HAXHIT
Nijeti.
Qëndrimi në Arafat.
Tavafi i Ifadas.
Saji (ecja) mes Safas dhe Meruas.
Nëse nuk kryhen shtyllat e Haxhit, ai është i pavlefshëm dhe obligohet që vitin tjetër të përsërisë Haxhin.
Veprime që janë detyrë në Haxh.
Veshja e ihramit në vendcaktime.
Qëndrimi në Arafat deri pas perëndimit të diellit.
Qëndrimi (fjetja) në Muzdelife.
Qëndrimi (fjetja) në Mina ditët e Kurbanit.
Gjuajtja e guralecëve.
Qethja ose shkurtimi i flokëve.
Tavafi i lamtumirës.
Nëse detyrat e Haxh nuk kryhen, vepruesi është mëkatar dhe si dëmshpërblim duhet të bëjë kurban një dele. Ai ua shpërndan të varfërve dhe vetë nuk ha nga kurbani.
DITA E TETË (8) E DHUL’HIXH’XHES (JEUMUT’TERUIJEH).
Kur të vijë dita e 8 e Dhul’Hixh’xhes, ai që është Mutemet’tia vesh ihramin duke vepruar njësoj siç ka vepruar në vendpërgatitje. Pas faljes së mëngjesit dhe pas lindje së diellit të gjithë haxhinjtë drejtohen për në Mina. Pëlqehet që në Mina të qëndrojë në vendin e quajtur “Hif”. Aty fal namazin e drekës, iqindisë, akshamit dhe jacisë. Namazet i falë të shkurtuara dhe në kohën e tyre pa i bashkuar. Natën e kalon në Mina dhe mëngjesin e fal aty. Qëndrimi në Mina është i pëlqyeshëm.
DITA E NËNTË (9). DITA E ARAFATIT.
I Dërguari i Allahut thotë: “Haxhi është Arafat”.
Qëndrimi në Arafat është shytllë e Haxhit, nëse nuk qëndron në Arafat, Haxhi nuk vlen. Pas lindjes së diellit, haxhinjtë drejtohen për në Arafat, duke thënë telbijen, tekbirin dhe format e ndryshme të lutjes dhe dhikrit. Kur të shikohen gurët e malit të Arafatit, fillohet të shtohen ibadetet gojore dhe ibadetet e zemrës. Është detyrë që të qëndrohet në Arafat qoftë edhe për disa caste. Koha e fillimit është pas animit të diellit nga kupa e qiellit (koha e hyrjes së drekës) dhe deri në mëngjesin e ditës së dhjetë. Duhet që të qëndrojë në Arafat pas drekës e deri në aksham, kjo pasi qëndrimin e bën të dyfishtë, ditën dhe natën.  Arafat është i gjithi vendqëndrim përveç luginës Urne. Është shumë e pëlqyer që të lahet para qëndrimit në Arafat. Më pas niset për në xhaminë “Nemirah” dhe dëgjon hutben që mban imami. Me imamin fal drekën dhe iqindinë të shkurtuar dhe të bashkuar. Nuk fal namazet nafile. Nëse nuk mundet që të falet në xhaminë “Nemirah” fal namazin të bashkuar vetëm ose me grupin që është për Haxh. Pas kësaj, gjatë qëndrimit në Arafat, lutet me gjithë zemër dhe mundohet që të largohet plotësisht nga kjo botë, lotët të rrjedhin nga sytë duke qenë i përulur ndaj Allahut. Telbija të të shoqërojë në çdo rast.
Kujdes!
Duhet të qëndrosh brenda kufijve të Arafatit, për këtë të ndihmojnë tabelat e mëdha që tregojnë me shigjetë fillimin dhe mbarimin e Arafatit.
Mos u largo nga Arafati pa perënduar dielli. Kur të lutesh mos u kthe nga mali i Arafatit, por nga Qabja.  Arafati është ditë me vlerë të madhe. I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu në ditën e Arafatit fal shumë robër nga Zjarri, Allahu zbret ditën e Arafatit në Arafat, lavdërohet me robërit e tij para engjëjve duk thënë: “Çfarë kërkojnë (që t`ua jap)?!
LARGIMI NGA ARAFATI PËR NË MUZDELIFEH.
Haxhiu qëndron në Arafat deri pas perëndimit të diellit, kur prijësi i Haxhit niset, të gjithë shkojnë pas tij me qetësi, pa u nxituar dhe pa rrëmujë. Akshamin dhe jacinë duhet t`i falë në Muzdelife, falen të shkurtuara dhe të bashkuara. Falja e Akshamit dhe Jacisë bëhet në kohën e Jacisë. Qëndrimi (fjetja) në Muzdelifeh është detyrë qoftë edhe fare pak. Koha e qëndrimit fillon kur mbërrin në Muzdelifeh dhe vazhdon deri para mëngjesit të ditës së dhjetë. Pëlqehet që të falë sabahun në fillimin e kohës dhe më pas të qëndrojë në “Meshari’haram” në kodrën Kazah (ku sot është një xhami aty), deri kur të skuqet horizonti nga lindja e diellit. Është e pëlqyeshme që natës në Muzdelifeh t`i japë jetë me adhurime të ndryshme.  Në Muzdelifeh është e pëlqyeshme që të mblidhen guralecët. Të paktën shtatë guralecë t’i marrë në Muzdelife kurse të tjerat gjatë rrugës.
DITA E DHJETË (10). DITA E KURBAN BAJRAMIT
DREJTIMI PËR NË MINA
Pas lindjes së diellit, haxhiu drejtohet për në Mina. Kur arrin në Mina haxhiu kryen këto veprime:
1- Gjuajtjen e shtatë(7) guralecëve tek Xhemratul Akabesë. (Kur arrin në Xhemratul Akabeh, e ndërpret telbijen). Hedhja e gurëve bëhet një e nga një. Në çdo hedhje thuhet Allahu ekber. Rrugës për tek Xhemratul Akabeh thotë: “ALL’LLAHU EKBER, ALL’LLAHU EKBER, ALL’LLAHU EKBER, LA ILAHE IL’LALL’LLAHU, ALL’LLAHU EKBER, ALL’LLAHU EKBER UE LIL’LAHIL’HAMD”.
2- Therja e kurbanit për atë që e ka detyrë (Temet’tua dhe Kiran).
3- Qethja e plotë ose shkurtimi i flokëve. Gratë shkurtojnë nga flokët, vetëm sa një majë gishti.
Është mirë që të respektohet radha, por nuk është mëkat edhe nëse nuk respektohet radha.
Kujdes!
Gurët duhet të hidhen një nga një. Nëse i hedh përnjëherësh, vlerësohet sikur i ke hedhur njëherë.
Nuk lejohet hedhja e gurëve të mëdhenj, madhësia e guralecit duhet të jetë sa një farë kumbulle. Nuk lejohet hedhja e këpucëve, shapkave, shisheve etj.
Pas qethjes i lejohen të gjitha veprimet përveç marrëdhënieve seksuale. Ky quhet “lejimi i parë”, sepse haxhiut i lejohet çdo gjë përveç marrëdhënieve intime.
TAVAFI  IFADAH
Pas heqjes së flokëve drejtohet për në Mekë për të kryer Tavafin e Ifadas (apo vizitës). Ky tavaf është shtyllë e Haxhit. Haxhi nuk vlen, nëse nuk kryejmë Tavafin e Ifadas. Është e pëlqyeshme të kryhet ditën e Kurbanit, por mund të kryhet edhe në ditët e tjera të Kurbanit. Tavafi bëhet njësoj si tavafi kudum. Pas tavafit falim dy rekate.
SAJI (ECJA) MES SAFAS DHE MERVAS
Nëse haxhiu ka zgjedhur llojin Ifrad apo Kiran, nuk e kanë detyrë që ta bëjnë Sajin pas Tavafit Ifadah. Kurse ai që ka zgjedhur Temet’tua e ka detyrë që pas tavafit Ifadah të bëjë Sajin mes Safas dhe Mervas. Pas kësaj haxhiut i lejohen të gjitha veprimet që i kanë qenë ndaluar në kohën kur ka qenë i veshur me Ihram. Ky quhet “lejimi i fundit”. Po këtë ditë (ditën e Kurbanit), kthehet në Mina.
DITËT E KURBANIT .(11, 12, 13 DHUL’HIXHEH)
DHE GJUAJTJA E GURALECËVE.
Pas Tavafit Ifadah dhe Sajit, kthehet në Mina. Ai e kalon natën aty. Ditën e 11 të Dhul’Huxh’xhes paradite, niset për të gjuajtur guralecët. Me vete duhe të ketë njëzet e një (21) guralecë. Fillon me “Xhemratus’sugra” që është afër xhamisë “Hif” dhe gjuan shtatë guralecët. Pas gjuajtjes kthehet nga Kibla duke bërë lutje. Më pas shkon tek “Xhemratul’usta”, edhe aty gjuan shtatë guralecë, edhe aty kthehet nga Kibla duke bër lutje. Në fund shkon tek “Xhemratul’Akabe”, edhe aty gjuan shtatë guralecë, por aty nuk ndalon për të bër lutje. Natën e kalon në Mina. Ditën e 12 të Dhul’Hixhes pas drekës shkon dhe hedh gurët në të tre vendet e caktuara, njësoj sikur veproi dje. Nëse nxiton për tu larguar nga Meka, mjaftohet me kaq dhe para se të largohet, kryen Tavaful Ueda’a (tavafi i lamtumirës). Kështu ka hedhur 49 guraleca gjithësej. Por nëse qëndron edhe atë natë, ditën e 13 të Dhil’Hixh’xhes bën të njëtin veprim që ka bërë një ditë më parë.
TAVAFUL  UEDA’A
Më pas haxhiu sipas terezisë së tij mund të qëndrojë në Meke. Në këtë kohë mund të bëjë Umra apo Tavaf për vete, familjarët dhe për ata që ai ka për zemër. Kur të vendosi të udhëtojë duhet që të bëjë Tavafin e lamtumirës. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Gjëja e fundit bën (në Meke) të jetë takimi (tavafi) me Qaben”.
VIZITA NË XHAMINË E MUHAMMEDIT( alejhis’selam).
Medinja është qyteti, ku i Dërguari i Allahut ka emigruar dhe ka jetuar në të. Në Medine është xhamia e të Dërguarit të Allahut, ajo është nga xhamitë që meriton të përgatitesh për udhëtim. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk e meriton përgatitjen për udhëtim përveç tre xhamive, Qabja, xhamia ime dhe xhamia Aksa”. Duhet që të dimë se vizita e xhamisë së profetit (a.s) nuk është pjesë e Haxhit, as nuk ka të bëjë fare me Haxhin. Xhamia e profetit (a.s) vizitohet në çdo kohë të vitit. Por nëse e viziton para apo pas Haxhit nuk ka problem. Namazi në xhaminë e profetit ka shpërblimin e një mijë namazeve, në Qabe ka shpërblimin e njëqind mijë namazeve ndërsa në Kudsi Sherif (Aksa) ka shpërblimin e pesëqind namazeve. Kur arrin në xhami, futet me këmbën e djathtë duke thënë: “EUDHU BIL’LAHIL’ADHIM, UE UEXH’HIHIL’KERIM, UE SULTANIHIL’KADIM, MINESH’SHEJTNIRR’RRAXHIM, BISMIL’LAH, UEL’HAMDULIL’LAH, UES’SALATU UES’SELAMU ALA RASULIL’LAH, ALL’LLAHUM’ME FTAH LI EBUABE RAHMETIK”. Fal dy rekate përshëndjet për xhaminë. Është mirë të faet në vendin e quajtur “Raudah”. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Mes varrit dhe mimberit tim është pjesë nga Xheneti”.  Nëse nuk mundet të falet aty, falet kudo. Më pas niset për tek varri i profetit (a.s), kur mbërrin aty, kthehet nga varri dhe me zë të ulur thotë: ES’SELAMU ALEJKE EJ’JUHEN’NEBIJ’JU UE RAHMETULL’LLAHI UE BERAKATUH, ALL’LLAHUM’ME SAL’LI ALA MUHAM’MEDIN UE ALA ALI MUHAM’MED, KEMA SAL’LEJTE ALA IBRAHIME UE ALA ALI IBRAHIME, IN’NEKE HAMIDU MEXHID. ALL’LLAHUM’ME BARIK ALA MUHAM’MEDIN UE ALA ALI MUHAM’MED, KEMA BARAKTE ALA IBRAHIME UE ALA ALI IBRAHIME, IN’NEKE HAMIDU MEXHID. ALL’LLAHUM’ME ATIHIL’UESILETE UEL’FADILEH, UEBATH’HU MEKAMEN MAHMUDENIL’LEDHI UEAD’THE, IN’NEKE LA TUHLIFUL’MIAD. ALL’LLAHUM’MEXHZIHU AN UM’METIHI AFDALUL’XHEZAI.
Më pas bën një hap, përshëndet Ebu Bekrin me selam dhe lutet për të.
Më pas bën një hap tjetër, përshëndet Umerin me selam dhe lutet për të.
Kujdes!
Nuk lejohet të fërkohesh tek muret e xhamisë apo tek dyert e saj. Ky veprim është në kundërshtim me traditën e të Dërguarit të Allahut.
Kur lutemi, nuk lejohet të kthehemi nga varri, por kthehemi nga Kiblja.
Pëlqehet që të vizitohen varrezat e Bakias, në të cilën janë varrosur shumë nga shokët e profetit (a.s). Pëlqehet gjithashtu vizita e varrezave të Uhudit, aty ku është varri i Hamzait. Kur vizitojmë varrezat bëjmë kët lutje:
ES’SELAMU ALEJKUM EHLUD’DIJARI MINEL’MU’MININE UEL’MUSLIMIN, UE IN’NA IN SHA’E ALL’LLAHU BIKUM LAHIKUN, NES’ELULL’LLAHE LENA UE LEKUMUL’AFIJEH.
Pëlqehet gjithashtu vizita e xhamisë Kuba. I Dërguari i Allahut thotë: “Kush pastrohet në shtëpinë e tij, me pas shkon në xhaminë Kuba dhe fal namazin, ka shpërblimin e një Umra”. Ibnu Umeri (r.a) thotë: “I Dërguari i Allahut vizitonte xhaminë e Kubasë, herë vinte me kafshë dhe herë vinte në këmbë, aty falte dy rekate”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix22 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix22 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook