Lidhu me ne

Radar

Horoskopi 2018 Meri Shehu

Si do të jetë 2018-ta në horoskop? Zonja Meri tregon shenjat më me fat!
Si do të jetë 2018-ta në horoskop? Zonja Meri tregon shenjat më me fat!
Këtë fillim viti në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan ishte e ftuar astrologia Meri Shehu, e cila foli për parashikimin e yjeve për 2018-ën.
Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara.
“2018-ta do jetë një vit më optimist, do ketë tërmetet e veta por nuk do jemi në një fazë të paqëndrueshme. Ne mund të rregullojmë çështje të rëndësishme në jetën personale dhe profesionale. 2018-ta akoma nuk është viti i krizës, por para një krize, por ne mund ta stabilizojmë duke marrë masa”, tha Meri Shehu në një parashikim të përgjithshëm të vitit.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12- Demi. Janë shenjë që kërkojnë siguri, por në pranverë urani do të futet në shenjën e tyre, do të sjellë destabilitet. Demët do marrin një lëkundje dhe do kuptojnë çfarë duhet të ndryshojnë në jetën e tyre. Duhet të jenë vigjiletë për të parë çfarë i rrezikon.
11- Luani. Jupiteri në shenjën e akrepit është në katërkëndësh me shenjën e luanëve dhe nuk është në të njëjtën cilësi, nuk është në shenjën e zjarrit dhe kjo e mbyt zjarrin e tyre. Duhet të tregojnë kujdes në marrëdhënie me familjen. Luanët duhet të jenë optimistë, por edhe praktikë për pasuritë e patundshme. 2018-ta do jetë viti i familjes, prakticitetit dhe vëmendjes.
10- Binjakët. Në fakt Saturni ka shpëtuar sepse i iku një kërkesë e madhe llogarie. Por 2018-ta do të jetë viti i punës, kjo do t’i fusë Binjakët në një rregull edhe pse janë të çrregullt në llojin e tyre. Duhet të merren pak me çështjet e shëndetit, të ushqyerit dhe aktivitetin fizik.
9- Peshorja. Ata do merren shumë me çështjet ekonomike. Ata do duken më personalë dhe sikur nuk i përkasin të tjerëve. Është viti i individualizmit për ta, ata mendojnë se të gjitha padrejtësitë i janë bërë atyre dhe detyrimisht do merren me anën ekonomike. Urani do lëkundë pritshmërinë e tyre.
8- Gaforrja. Ata cilësohen si shenjë me fat në 2018-ën. Fati i ndihmon më shumë seç ata ndihmojnë veten. 2018-ta do jetë viti më erotik për ata. Ata duhet të vendosin për të patur një fëmijë. Megjithatë në fillim kemi çorientim në karrierë, pastaj do të rregullohen gjërat. Do jetë një vit pak zhgënjyes.
7- Dashi. Ata kanë vitin më analizues dhe nëse do bëjnë zgjedhjet e duhura do të fitojnë. 2018-ta quhet viti i ekonomisë për ta. Një gjë e mirë do të dalë në aspektet e tyre ekonomike.
6- Peshqit. Është një shenjë që këtë pozicion do ta mbajë fort. Ata do të kenë udhëtime të largëta, ky do të jetë viti që do t’iu japë mundësi. Do t’iu vijë një ndihmë e madhe për të realizuar planet e tyre.
5- Virgjëresha. Jupiteri e mbron shumë virgjëreshën, puna e tyre do të shkojë mirë. Ata që kanë punuar do të shpërblehen. Edhe në jetën erotike do të kenë stabilitet, do të kenë një lidhje afatgjatë.
4- Ujori. Jupiteri në akrep është në shtëpinë e famës. Ky është viti i karrierës për ta. Ujorët do të martohen me njerëz me famë ose të rëndësishëm. Në pranverë ata mund të marrin vendime për udhëtime apo për ndryshime të ambientit ku jetojnë.
3- Bricjapi. Ata do të futen në një moment të mirë, pasi janë pak pesimistë. Ata do dinë mirë kohën kur do t’i bëjnë gjërat dhe do bashkëpunojnë me njerëzit e duhur. Do udhëtojnë shumë dhe jeta e tyre erotike do të marrë një çlirim. Do të kemi bricjapë modernë.
2- Shigjetari. Ata duan që ta fillojnë bukur dhe ta përfundojnë bukur. Ata tashmë kanë marrë përvojë, do ecin përpara dhe do shikojnë ndryshime në jetën e tyre. Jupiteri i bën pak të brendshëm por kjo do jetë një parapri e vogël që fundi i 2018-ës t’i përkasë sërish atyre.
1- Akrepi. Vetëm pas 12 vitesh të tjera iu vjen fati akrepave dhe duhet ta shijojnë 2018-ën. Jupiteri, planeti i fatit do të jetë në shenjën e tyre dhe aty diçka do bëjë. Do të ndryshoni jetën tuaj, do bëheni më të pasur, do bëheni më të hapur dhe më pozitivë. Nuk i shikoj partnerë shumë të qëndrueshëm, mund të jenë të pabesueshëm në marrëdhënie me të tjerët. Akrepat do jenë për vete dhe do kërkojnë liri në të njëjtën kohë. /tvklan.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix10 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix10 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix11 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar11 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar11 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix11 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar11 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix11 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar11 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook