Radar
FOTO: Si dukej 80 vite më parë ambasada amerikane
Sot është një ndër godinat më të njohura në Tiranë.
E lidhur me Rrugën e Elbasanit, një nga rrugët më të njohura dhe të frekuentuara në Tiranë, sot ambasada është një ndërtesë e madhe e rrethuar nga një mur i lartë që nuk të lejon të shohësh çfarë ka përtej.
Por 80 vite më parë ajo ishte shumë më ndryshe.
Në dy foto të bëra publike nga vetë ambasada në rrjetet sociale, duket pamja që kjo godinë kishte në 1938.
Ajo që bie në sy është edhe pamja përreth ambasadës, ku peizazhi mbizotërohet nga malet, kodrat dhe pemët e larta që sot i kanë lënë vendin pallateve dhe ndërtesave të larta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu