Lidhu me ne

Radar

Turizmi i bardhë, vendet ku mund të gjeni borë në këtë periudhë

Turizmi i bardhë, vendet ku mund të gjeni borë në këtë periudhë
Dimri është një mundësi po aq bindës për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore, peizazheve dhe natyrës së bukur. Në natyrën tonë ka disa vende që preferohen për pushimet dimërore. Destinacionet më perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë janë:
Voskopoja
Voskopoja, ndodhet shumë afër qytetit të Korçës, mbi një pllajë 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristikë e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive.
Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet dimërore.
Për disa vite rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet, deri tek ato tradicionalet.
Në Voskopojë ka disa hotele të cilësisë së lartë. Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet e mbuluara krejtësisht nga dëbora.
“Kuzhina tradicionale e me ushqime  bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin sërish rrugën drejt Voskopojës.
Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten ato tradicionalet si, mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë.
Pyjet, vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë, janë një ndër arsyet që tërheqin turistët  vendas dhe të huaj.
Razma
 Razma, është një tjetër destinacion shumë i preferuar.
Fshati i Razmës ndodhet rreth 40 km në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë.
Fshati të ofron mundësi akomodimi në hotele dhe bujtina.
Ka një klimë tipike malore, ajër shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave janë karakteristike për zonën.
Zona e Razmës ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, më i frekuentuar është ai i skive në morenat akullnajore, sidomos në fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës.
Valbona
Lugina e Valbonës, pranë qytetit të Bajram Currit është një destinacion shumë i vizituar.
Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.
Të bësh një udhëtim në dimër në Luginën e Valbonës, është një mrekulli shpirtërore për sa u përket emocioneve  që të ofrojnë peizazhet e saja.
Në mbrëmjet e bujtinës, mitet e zonës do t’i kesh këmbëkryq pranë të zotit të shtëpisë. Ato janë të bukura dhe mbresëlënëse.
Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës, qe të magjeps me pasurinë natyrore.
Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga mjaft shqiptarë, të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.
Por duhet theksuar se me ndërhyrjet që po bëhen këto kohë në lumin e Valbonës për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve atje, në një kohë të afërt kjo zonë nuk do të ketë më të njëjtën pamje. Ndertimeve në Valbon u duhet thënë “ndal” .
Thethi
Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet Shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra. Një monument natyror vërtetë interesant është ujëvara e Grunasit.
Ujërat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër, në zemrën e Alpeve shqiptare. Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukuritë e rralla në të gjithë Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësinë e dendur, livadhet etj. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit.
Këtu gjendet edhe “Kulla e ngujimit”, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë  periudhës së gjakmarrjes strehohej gjakësi. Sot objekt i trashëgimisë kulturore shumë i vizituar nga turistët. Në Theth janë 10 banesa të përshtatura për turizëm, me dhoma me kushte normale, ku 6 janë tip hanesh, ndërsa katër janë banesa të zakonshme, tipike për zonën dhe  janë përshtatur për turizëm.
Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshëm, gjiza, kosi i freskët, etj). Në Theth mund të organizohen aktivitete të shumta në natyrë si, ngjitjet malore, speleologjia, kajaket në përroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimërore në shpatet natyrore me borë, biçikleta malore, ski etj.
Është vërtet një natyrë e bukur malore me mite e bukuri të rralla, por infrastruktura rrugore deri në Theth është tepër e amortizuar. Pushteti qendror dhe ai lokal duhet të bëjnë më shumë për këtë perlë të natyrës shqiptare, për ta afruar te vizitori.
Dajti
Dajti është një tjetër destinacion për turizmin e bardhë. Është shumë pranë Tiranës dhe mjaft i vizitueshëm në stinën e dimrit. Ka një alternativë komode për të mbërritur në Dajt, ajo me teleferik. Alternativa rrugore që është dhe më e bukura, ku udhëtimi alternohet edhe me pamjet e bukura  që të afron natyra, mbetet e vështirë për shkak të rrugës tepër të amortizuar.
Boga
Boga: Ndodhet  mes  maleve të Rugovës. Fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Boga të jep një ndjenjë më miqësore dhe pothuajse të gjitha objektet e kësaj qendre janë të vendosura në një vend të përbashkët.
Ajo gjithashtu ofron një shtrirje afër teleferikëve, të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme.  Në fshat ndodhet një pistë skish me parametra bashkëkohorë, ku mund të argëtohen edhe fillestarët në këtë lloj sporti. Këtu është bërë një punë e mirë për thithjen e turizmit dimëror nëpërmjet rrugëve të komunikimit dhe akomodimit.
Dardha
Dardha: Është një fshat i thellë në zonën e Korçës, që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditë festash dhe pushimesh sezonale fshati mbushet nga vizitorët.  Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore, në një lartësi 1 344 m.
Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të pasionuar pas tyre. Ka një pistë skish që ka mbetur akoma faza amatore dhe nuk është investuar për ta bërë atraktive për turistin e pasionuar pas skive. Edhe rruga drejt këtij fshati lë për të dëshiruar.
Emri Dardhë  vjen nga një legjendë, sipas të cilës, thuhet se të ikurit nga djegia e parë e Voskopojës, qëndronin në një fushë rreth një peme dardhë dhe e quanin si fusha poshtë dardhës. Kohët e fundit hotelet të cilat ofrojnë shërbime  turistike janë shtuar dhe çmimet kanë qenë të arsyeshme.
Tomorri
Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive përlartësinë,egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij. Aty mbretëronte Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”.Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës.
Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo. Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje. Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik  që ndodh në shtresat tektonike të nëntomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka.
Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë. Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të gjahut dimëror.
Brezovica
Brezovica, është një fshat piktoresk malor që ndodhet  në shpatet e famshme  të Brezovicës , një vendpushim  dhe pistë skish në 2,500 metra mbi nivelin e detit . Fshati turistik është i pozicionuar dhe i ekspozuar ndaj një peizazhi shumë të veçantë.
Malet mbresëlënëse të Sharrit dhe lumi i cili rrethon të gjithë hapësirën. Brezovica ofron një pistë skish të mirë për një sport profesionist.  Pa dyshim se do të bëhet një destinacion madhor në një të ardhme, por edhe sot paraqet një vend të shkëlqyer për të pasur aventura , që janë të lira dhe zbavitëse.
Pushuesit do të gjejnë dhjetë teleferikë, që janë të lidhur me 16 kilometra pistë me një gjatësi mesatare prej 3,000 metra. Pistat janë të gjëra dhe të ndryshme në strukturë dhe  mund të zbaviteni me një çmim të arsyeshëm  Në Brezovicë gjenden  lokale, restorante dhe hotele për akomodim.
Llogoraja
Llogoraja ndodhet rreth 40 km në jug-lindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Parku shkon nga lartësia 470 m në lartësinë 2018 m. Pranë Qafës së Llogorasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë si rezultat i baticave dhe erës. Një shembull mahnitës  është “Pisha Flamur”, një  monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike.
Ky park ofron një mot dhe peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike. Bimësia e saj përbëhet kryesisht nga halorë si pisha e zezë. Parku i Llogorasë ka një rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.
Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele e luksit.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix6 orë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix6 orë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix6 orë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore6 orë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske7 orë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix7 orë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix9 orë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix9 orë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook