Kioske
Fotot e rralla: Shqipëria e vitit 1961, kur Tirana po ndahej me Bashkimin Sovjetik
Atmosfera e vështirë cila kishte pushtuar Shqipërinë e vitit 1961 kur ajo po ndahej nga Bashkimi Sovjetik, vjen përmes një koleksioni të rrallë fotografik të realizuar nga gazetari gjermano-perëndimor Hari Ham, i cili u ndodh në Shqipëri në gusht të vitit 1961.
Aso kohe Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një periudhë rrëmuje të madhe politike.
Fotot janë publikuar në faqen e albanologut të ndjerë, Robert Elsie.
Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare.
Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirë informuar Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu