Lidhu me ne

Gatime

Ushqimet që ju mbrojnë nga kanceri i mushkërive

Dietologia Bombaj
Në dekadat e fundit, roli i dietës ka përbërë interes shkencor të veçantë duke rezultuar në një trup të konsiderueshëm evidencash mbi ushqimin dhe kancerin e mushkërive. Po kështu vlerësohet se forca mbrojtëse vjen nga ushqimet, jo nga suplementet
Ky lloj kanceri është ai që vret më shumë nga të gjitha llojet e tjera në botë, duke numëruar 18% të gjithë vdekjeve nga sëmundjet tumorale. Prevalenca e lartë e kësaj sëmundjeje lidhet me duhanpirjen. Përveç duhanit, janë identifikuar edhe faktorë të tjerë risku, si inhalacioni i tymit të drurit të djegur apo qymyrit, avujve të skuqjes së vajrave në kuzhinë, smogut të makinave, asbestit etj. Në dekadat e fundit, roli i dietës ka përbërë interes shkencor të veçantë duke rezultuar në një trup të konsiderueshëm evidencash mbi ushqimin dhe kancerin e mushkërive.

 

 

Frutat
Frutat rezultojnë aleati ynë më i fortë. Dhe në fakt konsumi i lartë i frutave duket të ketë efektin më të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të mushkërive. Një nga studimet kryesore – “Shangai Men’s Health Study”, gjeti një ulje të riskut me 25% në personat që konsumonin më shumë fruta në ditë. Ndër frutat me forcë më të lartë mbrojtëse renditen frutat e pyllit, shegët, shalqiri, mollët dhe agrumet.
Shkaqet
Duhanpirja është faktori kryesor i riskut dhe vendimtar në shfaqjen e kancerit të mushkërive. Duhanpirësit kanë zakone ushqimore më të varfra krahasuar me jo duhanpirësit, ky fakt e vështirëson vlerësimin e rolit të ushqimit dhe dietës në rrezikun e kancerit të mushkërive. Konsumi i lartë i frutave dhe më pas i perimeve, lidhen me ulje të rrezikut të kancerit të mushkërive. Faktorë të tjerë që mund të lidhen me rritje të rrezikut për shfaqjen e kancerit të mushkërive, për të cilët të dhënat janë më pak të forta, janë konsumi i mishit të kuq dhe nënprodukte të tij si sallamet dhe proshutat, yndyra totale, dhe pesha e ulët trupore.
Brokoli
Konsumi i mjaftueshëm i perimeve lidhet gjithashtu me ulje të riskut të kancerit të mushkërive, por kjo lidhje është më e dobët krahasuar me frutat, dhe në disa studime nuk rezulton statistikisht e rëndësishme. Gjithsesi, kur bëhet fjalë për perimet e familjes se kryqëzorëve, si: brokoli, lakra, lulelakra, lakra e Brukselit dhe lakra “kale”, rezultatet janë më të forta dhe të qëndrueshme. Ky ndikim mbrojtës i këtyre perimeve të çmuara, është ruajtur akoma edhe në duhanpirës. Përbërësit “magjik” në këtë rast mendohet të jenë “isothiocyanatet” – fitokimikate me veprimtari të dukshme antitumorale që gjenden me shumicë te kjo familje zarzavatesh.
Duhanpirja
A ndryshon duhanpirja rolin e ushqimit? Çuditërisht, disa përbërës ushqimor si p.sh. vitamina B6 apo vitamina D luajnë rol të ndryshëm në varësi të duhanpirjes. Vitamina B6 duket të jetë shumë protektive kundër kancerit të mushkërive, në persona që pinë duhan ndërsa nuk duket të ketë rol në joduhanpirës. Vitamina D ndikon pozitivisht në persona joduhanpirës por aspak në persona duhanpirës.
Mishi i kuq
Konsumi i mishit të kuq është lidhur me rritje të rrezikut të kancerit të mushkërive në disa studime, sidomos i nënprodukteve që përfitohen nga përpunimi i tij. Nuk është e qartë nëse është vetë mishi i kuq fajtor apo mënyra e gatimit të tij. Gjithsesi, jo të gjitha studimet kanë konstatuar lidhje të rëndësishme. Deri sa të arrihen të dhëna më të qarta, rekomandohet konsum i kujdesshëm i mishit të kuq.
Suplementet
Forca mbrojtëse vjen nga ushqimet, jo nga suplementet. Studime të shumta kanë treguar se karotenoidet – substanca antioksiduese që gjenden te karotat, spinaqi, e verdha e vezës dhe kungulli i verdhë, luajnë një rol mjaft protektiv kundër kancerit të mushkërive. Por, kur u studiua ndikimi i beta-karotenit, i marrë në formë suplementi, u desh të ndërpritej studimi menjëherë, pasi u vërejt një rritje e frikshme e rasteve të kancerit të mushkërive në personat që konsumonin suplementin, krahasuar me personat që merrnin placebo. Më pas, pasuan edhe studime të tjera që treguan lidhje të ndjeshme të rrezikut të kancerit të mushkërive nga marrja e beta-karotenit në formë suplementi. Këto fakte përforcojnë logjikën se një lëndë ushqyese e një ushqimi bashkëvepron me lëndë të tjera që gjenden natyrshëm në atë ushqim dhe është e vështirë të ndahet roli i tij apo të përfitohet i njëjti rezultat kur merret i veçuar në formë suplementi. Në rastin konkret, lënda ushqyese kthehet në të dëmshme kur merret i veçuar dhe i përqendruar.
Ushqimet që mbrojnë nga kanceri i mushkërive:
Frutat në përgjithësi, veçanërisht: shegët, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet, shalqinjtë, agrumet -qitro, pjepri, hidet, thanat.
Perimet kryqëzore: brokoli, lakër, lulelakra, lakra kale.
Perimet e pasura në karotenoide: kungulli i verdhë, karotat, patatja e ëmbël, pjepri, spinaqi, rukola, pazitë.
Të dhëna të limituara:
Arrat e Brazilit
Peshqit e kaltër
Kërpudhat (në veçanti shitake dhe reishi)
Ushqime të pasura në “quercitin”: mollët, specat, domatet, qepët e kuqe, koperi, kakao, çaji jeshil, fasulet, sherebela.
Ushqime të pasura në fitokimikate: turmerik, domate, soja, fara luledielli dhe susami, fara lini dhe vaj lini, arra.
Ushqime të pasura në luteolin: rozmarinë, rigon, selino, vaj ulliri, timus dhe nenexhik.
Këshilla thelbësore:
Nëse jeni duhanpirës, ndërpriteni. Nëse s’mundeni, rrallojeni dhe ulni përqendrimin e nikotinës.
Evitoni duhanpirjen pasive.
Sigurohuni që uji që pini nuk përmban arsenik.
Konsumoni dietë të pasur në fruta – perime dhe erëza protektive.
Evitoni marrjen e suplementeve me beta-karoten.
Rrisni aktivitetin fizik pasi mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive ndjeshëm.
Merrni këto masa edhe më seriozisht nëse keni të afërm që është prekur nga kanceri i mushkërive, pasi sëmundja është deri diku e trashëgueshme.
Menu:
Shembull ushqimi për persona të predispozuar apo të prekur nga kanceri i mushkërive
Mëngjes
 Lëng i shtrydhur nga: 2 mollë, 1 tufë spinaq, 1 tufë rukola, 1 tufë rozmarinë
 1 omëletë me: 1-2 veze fshati, tërshërë të zier, pak brokoli, ½ spec të kuq të grirë, pak gjizë pa kripë
 1 kivi, 1 portokall
Paradite
 1 lëng shege
 Disa arra (të reja) ose bajame, ose 2 arra Brazili
 2 feta bukë misri me djathë dhie të njome, qepë të njomë, rigon dhe vaj ulliri
Drekë
 1 sallatë me brokoli, lulelakër dhe karotë të ziera në avull, të shoqëruara me pak qepë të kuqe të pagatuar
 200 gr gjoks pule të rritur në natyre të marinuar me timus dhe rigon
 1-2 kupa pure kungulli të verdhë ose patate të ëmbël
 2 feta buke thekre
Pasdite
 1 çaj jeshil me limon dhe pak turmerik
 1 fetë buke thekre me 1 kupë kos me hudhra, kopër, vaj ulliri
Darkë
 Sallatë me lakër të kuqe, lakër të bardhe, karotë, panxhar “crudo” të grirë imët, majdanoz, selino, vaj ulliri dhe lëng limoni
 Kërpudha të pjekura me rozmarinë
 1 supë me qiqra, gështenja, sherbelë, rozmarine, hudhra dhe verë të bardhë
 1 lëng si i mëngjesit
Burimi: Blerina Bombaj, dietologe klinike
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook