Lidhu me ne

Radar

Gjëja e parë që shihni në këtë imazh tregon shumë për anën tuaj të fshehtë…

Gjëja e parë që shihni në këtë imazh tregon shumë për anën tuaj të fshehtë…Të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe secili prej nesh ka një mënyrë unike për të parë gjërat. Dhe është kjo perspektivë që përcakton zgjedhjet tona të jetës dhe si rrjedhojë edhe ne.
Thuhet se jo dy njerëz e lexojnë të njëjtin libër, që do të thotë që çdo person i sheh dhe i analizon gjërat sipas personaliteteve dhe karakteristikave të tyre. Kjo është arsyeja pse testimet e imazheve si këto janë kaq të sakta.
Ato marrin parasysh psikikën e çdo individi dhe i analizojnë ato në përputhje me rrethanat.
Ky test i imazheve bazohet në atë se cila është gjëja e parë që ju po shikoni. Do të jetë diçka e ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe ajo që shihni varet nga personaliteti juaj.
Mos u mundoni shumë pasi, nuk ka një përgjigje të saktë apo të gabuar. Vetëm përqendrohuni në atë që keni parë dhe lexoni më poshtë se çfarë do të thotë ajo.
Nëse shikuat një PEMË
Pema është ndoshta imazhi më i dukshëm ndër të gjitha sepse formon imazhin bazë. Shumë pak njerëz vënë re pemën të parën. Ata që e panë pemën, mund të përshkruhen më së miri si njerëz që punojnë sipas logjikës.
Ata do të kërkojnë gjithmonë kuptim në gjërat që kanë rreth tyre dhe do t’i besojnë trurit të tyre. Ata nuk e kanë për zakon që zemra e tyre të marrë kontrollin. Kjo është me të vërtetë një cilësi shumë e mirë për ta pasur në vendin e punës, pasi ajo ju ndihmon të merrni vendime racionale dhe të informuara mirë.
Por nga ana tjetër, kjo gjithashtu mund të thotë se ju keni krijuar një pengesë për emocionet tuaja dhe nuk mund t’i shprehni lirshëm. Mbështetja vetëm në logjikë ju kufizon paksa, sepse nuk mund të ëndërroni për të arritur ndonjë gjë që është përtej rrethanave që keni.
Natyrisht, kjo do t’ju bëjë të synoni vetëm ato gjëra që janë shumë të qarta, por kurrë ato që mund të arrihen me pak guxim dhe vështirësi. Por ju nuk do ta kuptoni këtë sepse jeni shumë i ndrojtur për të ndërmarrë rreziqe.
Spontaniteti nuk është cilësia juaj më e mirë. Megjithëse ju jeni një udhëheqës i madh dhe drejtimi juaj ka bërë që shumë njerëz të arrijnë ëndrrat e tyre, ju ndonjëherë e ndjeni mungesën e një këshilluesi të tillë në jetën tuaj.
Mos kini frikë nga e panjohura, pasi nuk do ta dini kurrë se ku do të mund t’ju drejtojë një “derë e mbyllur”. Dhe e vetmja mënyrë për ta zbuluar atë është që të marrësh përsipër rrezikun. Edhe nëse dështoni, mbani mend, gjithmonë mund t’ia filloni aty ku e latë.
Nëse shikuat një GORILLË
Njerëzit që shohin Gorillën të parën mund të luftojnë disa çështje që lidhen me vetëbesimin e tyre. Ata janë shumë të ashpër me veten dhe vendosin standarde shumë të larta, të cilat në fakt janë paksa të vështira për t’u arritur.
Dhe ata nuk zbuten kur ka gabime të vogla tek-tuk. Kjo gjithashtu i çon ata drejt të punuarit pa ndërprerje edhe pse trupi dhe mendja e tyre po “vdesin” për një pushim.
Por gjëja më e mirë e tyre është kurioziteti dhe dëshira e vazhdueshme që kanë për të mësuar. Kjo është ajo çfarë i ndan nga të tjerët; ata duket se i kuptojnë menjëherë gjërat që të tjerët mezi i kuptojnë.
Kjo është arsyeja pse ata janë në gjendje të mësojnë rreth gjërave që të tjerët zor se dinë se ekzistojnë. Ata janë të përgatitur shumë mirë për cilëndo temë që ata vendosin të përqëndrohen dhe besojnë se mësimi nuk ndalon kurrë dhe u jep atyre kënaqësi të dinë gjithnjë e më shumë për gjërat.
Por duke bërë këtë, ata po lëkunden rrezikshëm drejt skajeve të mendjemadhësisë. Edhe nëse ata dinë më shumë se kushdo tjetër, askush nuk do t’i vlerësonte nëse ata tregohen shumë mburravecë. Askush nuk i pëlqen njerëzit që duan të mburren dhe t’i ulin të tjerët.
Gjithashtu ata mund të fillojnë të besojnë se ata dinë gjithçka për çdo gjë. Duke vepruar kështu, ata po i kthejnë shpinën tiparit të tyre më të mirë, i cili është të paturit të një mendje të hapur dhe të mësuarit e gjërave të reja dhe perspektiva të tjera të cilat mund të mos përputhen me të vetat.
Nëse shikuat një LUAN
Luani zakonisht vërehet nga ata që e krahasojnë atë me shpirtin e tyre të zjarrtë. Këta janë njerëzit që veprojnë vetëm sipas impulseve të tyre. Ata nuk e humbasin kohën duke menduar, por më tepër lejojnë instinktet e tyre që t’i drejtojnë.
Në fund të fundit, a nuk ishin instinkte tona të cilat e bënë të mundur mbijetesën kur ishim vetëm gjuetarë dhe mbledhës? Për shkak se ata jetojnë përtej rregullave dhe kufijve, ata kanë tendencë të kenë një jetë të mbushur me aventura. Por ata shpesh i harrojnë të tjerët.
Ata ndonjëherë i lëndojnë keq njerëzit e tjerë, edhe pse nuk e kishin për qëllim. Ata nuk janë të këqij, por harrojnë se argëtimi i tyre mund të jetë në dëm të pronës ose ndjenjave të dikujt tjetër.
Ata kanë qëllim të qarta dhe ambicie, por për t’i arritur ato, ata mësojnë t’i përqendrojnë energjitënë mënyra produktive. Por kur ata përfshihen në diçka, kurrë nuk e lënë atë në gjysmë të rrugës.
Ata kurrë nuk do të tërhiqeshin nga një sfidë edhe nëse kjo u kushton atyre një humbjeje personale. Ata janë shumë të pakujdesshëm, por nuk smprapsen për aq kohë sa i bëjnë gjërat ashtu siç duan.
Ata duhet të mësojnë të marrin të tjerët së bashku me ta dhe të mësojnë prej tyre. Kjo do t’i ndihmojë ata në arritjen e çfarëdo gjëje që ata dëshirojnë me kosto shumë më të ulët.
Nëse shikuat një PESHK
Peshku nuk është gjëja më e dukshme në figurë dhe kështu janë edhe njerëzit që e kanë vënë re. Ata janë të mirë në përfshirjen në sfondin e jetës, por ato lënë një ndikim të jashtëzakonshëm.
Një nga arsyet pse ata përfshihen kaq mirë është sepse ata formojnë një lidhje të mirë me të gjithë ata që takojnë. Ata janë të mirë dhe përfshirës me të gjithë. Ata e duan jetën dhe gjithçka që përfaqëson ajo dhe dëshirojnë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Megjithatë jo të gjithë janë të tillë dhe njerëzit që besojnë në dashurinë e tillë vetëmohuese janë vërtet të rrallë. Dhe megjithatë këta njerëz kurrë nuk heqin dorë sepse ata vërtet besojnë se ajo çfarë bën do të të kthehet.
Ata e marrin energjinë e tyre nga natyra dhe e jetojnë jetën e tyre në maksimum, duke vlerësuar secilin moment që u jepet për të përjetuar këtë lloj magjie.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook