Lidhu me ne

Kritike

Jemi në një regjim gangsterësh të mbështetur nga ambasadorë të kapur

Lubonja
Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim të publikuar tek “Gazeta Panorama”, është ndalur tek çështja e zgjedhjes së Kryeprokures së re Arta Marku, tek lëvizjet e opozitës, dhe tek lidhjet e Kryeministrit Rama me faktorin ndërkombëtar.
Në shkrim Lubonja thekson faktin se nuk kemi të bëjmë vetëm me një kryeprokuror të zgjedhur nga Rama, por dhe me një elitë ndërkombëtare e kapur nga lidhjet e interesit.
Lubonja thotë se Ramës i duhej kryeprokurori për të vënë nën kontroll drejtësinë, pasi sipas tij në 5 vitet e qeverisë koalicioni me krimin duhet mbrojtur me një drejtësi në duar e tij.
Vetëm budallenjtë nuk e shohin se ky ishte qëllimi i Ramës dhe të vetëve, në mënyrën se si e zgjodhën Kryeprokuroren të hënën, 18 dhjetor 2017. Ndërkaq, po ta shohim pak më me gjakftohtësi ngjarjen e fundit, na duhet të themi se opozita s’ka pse bën sikur po ndodh e pabëra, pasi kapja e drejtësisë nga partia në pushtet është një histori e stërpërsëritur. “shkruan analisti.
Lubonja thotë më tej se lufta mes opozitës dhe qeverisë ka kaluar në një lojë ‘kush të kapë ndërkombëtarët’, duke marrë parasysh se ata janë i vetmi arbitër në skenën tonë politike.
Në rastin në fjalë vazhdojmë të jemi në përsëritjen e historisë: çështja po trajtohet si një konflikt midis maxhorancës dhe opozitës, ku si arbitër të vetëm janë ndërkombëtarët me në krye ambasadorët e SHBA dhe EU. Ramës, që është në maxhorancë, i intereson kjo pasi gjysmë të vërtetat e tij mbështeten më shumë nga ndërkombëtarët, sesa gjysmë të vërtetat e opozitës.”-shkruan Lubonja.
Lubonja thekson se situata ku ndodhet vend është një regjim i gangsterëve të Kryeministrit, por në dakordësi të ndërkombëtare.
Lubonja thotë se korruptimi i ambasadorëve është prova më e mirë sesi shpresat e shqiptarëve mbahen ‘ngrehur’ me deklarata nga Brukseli se vendi është në progres.
“Sot jemi në një situatë ku regjimi i gangsterëve të Ramës mbështetet nga ndërkombëtarët.
Pa hyrë gjatë në këtë histori, do të thosha se ajo fillon që nga korruptime ambasadorësh të veçantë e interesa shtetesh e biznesesh të tyre, deri te fakti se ndërkombëtarëve, veçanërisht Brukselit, i intereson të mbajnë gjallë narrativën se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë tranzicion të pambaruar dhe jo të pranojnë faktin se sot nuk bëhet më fjalë për një rrugë drejt demokracisë, por për rrugën drejt instalimit të një regjimi antidemokratik me bazë ekonomike paratë e krimit.”
Në analizën e tij, Lubonja flet për rrugët që duhet të ndjekë opozita në këto kushte kur dhe prokuroria dhe ndërkombëtarët janë të kapur.
Lubonja është kundër opsionit të djegies së mandateve pasi sipas tij, kjo rrugë do vlente nëse opozita nuk do kishte ‘mëkatuar’ në të shkuarën.
Lubonja i mbetet besnik historisë në analizën e tij dhe thotë se djegia e mandateve nuk provon se opozita ka të drejtë në syrin e ndërkombëtarëve.
Lubonja thotë se është populli që provon se opozita ka të drejtë.
Historia provon se këta i bind ose populli i revoltuar nga padrejtësia dhe grabitja e madhe që po përjeton e që, prandaj, del në rrugë, si në vitin 1997, me shpresën se ata që do të vijnë do t’ia kthejnë drejtësinë dhe gjënë e grabitur, ose kur janë ndërkombëtarët vetë që e nxisin popullin të dalë në rrugë sepse duan të ndërrojnë një regjim që është kundër interesave të tyre.”thotë ndër të tjera Lubonja.
Ai flet për një rrezik që i kanoset opozita në këto kushte, që sipas tij është fakti se Rama mund ta përdorë kryeprokurorin jo vetëm për të mbrojtur të tijët, por edhe për të mbajtur opozitën nën fre, dhe në këtë rast sërish do ketë bekimin e ndërkombëtarëve.
Ai mund ta përdorë Kryeprokuroren e kapur për të mbrojtur veten dhe për të shkatërruar opozitën, duke arrestuar në mënyrë selektive eksponentë të saj, ndërkohë që, dhëmbi tjetër i darës, ndërkombëtarët e kapur, që do t’i bekojnë këto akte selektive si prova të suksesit të reformës në drejtësi, pra si hapa përpara të Shqipërisë drejt integrimit në BE.”thotë Lubonja.
Lubonja propozon që opozita të zgjedhë dy alternativë, të qëndrojë në Parlament, të ushtrojë presion për që prokurorja e re të hetojë çështjen “Tahiri”.
Së dyti, analisti thotë se opozita duhet të bindë popullin se do kthehet në pushtet për të ndihmuar njerëzit dhe jo bandat e krimit.
“Në këtë rrugë asaj i duhet të bëjë dy gjëra: Së pari, të denoncojë çdo akt selektiv të Kryeprokurores së përkohshme me synim shkatërrimin e opozitës; të ngulmojë që Prokuroria të çojë përpara çështjen “Tahiri” e të tjera; të punojë që të zgjidhet sa më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të zgjedhë një kryeprokuror të përhershëm të paktën neutral, si dhe të sqarojë sa më shumë lojën e pisët që kanë luajtur disa ndërkombëtarë në kurriz të demokracisë në Shqipëri.
Së dyti, çka më duket edhe më e vështira: të gjejë rrugët jo thjesht me llafe dhe denoncime, por me zgjedhje politike, që të bindë njerëzit se nuk synon thjesht të kalërojë kalin e maxhorancës kur të vijë në pushtet, siç ka bërë më 2005-n, por se synon vërtet të kthehet nga një bandë gangsterësh që kërkon të kapë drejtësinë, mediat, institucionet, në një parti që do të shërbejë si hallkë midis interesave të shoqërisë dhe institucioneve.”-mbyll Lubonja shkrimin e tij.
Citimet janë marrë nga “Panorama”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Pas pesë vitesh në Britani kuptojnë se universitetet varen nga financimet kineze

Gazeta britanike “The Indipendent” shkruan se 24 univeristetet kryesore të kërkimit shkencor në Britaninë e Madhe kanë përfituar 50 milionë stërlina...

Mix4 orë më herët

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur...

Mix4 orë më herët

Si të zieni vezët pa i çarë

Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1...

Mix4 orë më herët

Sekreti i jetëgjatësisë është më i lehtë nga sa mendoni

Ecja çdo ditë është një nga zakonet më të thjeshta që mund të bë jmë për të përmirësuar shëndetin tonë....

Mix4 orë më herët

Sekreti i Melania Trump: është 54, por duket si një 20-vjeçare!

Melania Trump është një tjetër emër që po del në pah në Shtetet e Bashkuara, me kthimin e Trump në...

Mix4 orë më herët

Parandalimi shpëton jetë, 5 shenjat e endometriozës që asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale....

Mix4 orë më herët

5 mënyra që do t’ju bëjnë të dukeni dhe të ndiheni më të reja gjatë menopauzës

BUZËQESHNIKaq e thjeshtë është! Buzëqeshja ju bën të dukeni më të ngrohta, më pozitive, më të afrueshme. Një njeri që...

Mix4 orë më herët

Njihuni me 4 shenjat më besnike të horoskopit

Sipas astrologëve disa shenja të horoskopit njihen për natyrën e tyre besnike, dinë të ruajnë sekretet tuaja më së miri...

Mix4 orë më herët

A do të shitet TikTok dhe kush mund ta blejë?!

Në një zhvillim të fundit, krijuesi i njohur në YouTube, Jimmy Donaldson, i njohur si MrBeast, ka shprehur interes për...

Mix8 orë më herët

Nominimet për “Oscars 2025”, filmi “Emilia Pérez” kryeson listën në 13 kategori

Nominimet për “Oscars 2025” janë shpallur tashmë zyrtarisht, ndonëse disa ditë me vonesë shkaku i zjarreve masive që përfshin së...

Facebook