Lidhu me ne

Aktualitet

Rama është një trutharë, njëlloj si Enver Hoxha

Nga Spartak Ngjela
Si mund të shpjegohet vota shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB?
Nëse kjo ka qenë një skemë që t’i japë mundësi kundërshtarëve të presidentit Trump të krijojnë retorikë të re kundër presidentit amerikan brenda Amerikës, as që mund të mendohet që intelekti i vobektë i Edi Ramës të ketë hyrë në këtë lojë kaq të hollë.
Jo. Është diçka krejt tjetër qëllimi Rama.
Le ta shohim.
l.
Zotërinj; keni në krye një kryeministër që nuk ka as gjykimin e një katërmbëdhjetë vjeçari.
Është i trembur nga forca që po tregon politika amerikane në Tiranë, dhe kërkon të nxisë politikën amerikane që ajo të mos angazhohet në çështjen e pastrimi të amoralitetit shqiptar.
Po ku dallon frika e Saliut dhe taborit të tij të korruptuar, nga frika e Ramës?
E keni parë Saliun që është kundër Amerikës dhe s’thotë dot asnjë fjalë kundër saj po merret me ambasadorin amerikan në Tiranë? Eshtë fëminore kjo, natyrisht.
Kurse Rama nuk mund të kundërshtojë, por me frikën a tij, pret tinëzisht që herë-herë të veprojë njëlloj si Saliu.
ll.
Në fakt Rama është një trutharë njëlloj si Enver Hoxha. Se metodat e tij po përdor.
Po ku mbush ky pafille! Pse Amerika është në aleancë me Tiranën politike për një akt human?
O injorant, që nuk kupton dot asgjë!
Amerika ka interesa jetike në Shqipëri, dhe as që pyet fare për ty, se ka 97 përqind të shqiptarëve me vete.
Gjithsesi, ul kokën, o i mjerë, dhe prite fatin tënd me qetësi se të vjen ashtu siç vetë e ke kërkuar.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim tjetër vota kundër Amerikës në OKB, veç kërkesës për shpëtim të Ramës dhe grupit të tij, sa injorant aq dhe i korruptuar.
Por kot e ka. Asnjë tërheqje nuk do të ketë politika amerikane në Tiranë kundër korrupsionit malinj që sundon mbi djersën, varfërinë dhe ndershmërinë e popullit shqiptar.
Fakti historik i palëkundur është ky: interesi amerikan për Ballkanin Perëndimor arrihet vetëm me një Shqipëri të fortë dhe një botë shqiptare këtu, në aleancë me Amerikën.
Amerika kërkon një Shqipëri dhe Kosovë të fortë në këtë zonë: dhe do ta bëjë.
lll.
Pse nuk ia di politika amerikane hallin Edi Ramës?
Asgjë… vaji i kandilit korruptiv në Tiranë është në fund: shumë shpejt, të gjithë “pronarët e mëdhenj” politikanë, majtas e djathtas, do jënë në kllapat e rënda të ligjeve antikorupsion.
Halli i Ramës dhe halli i Saliu dhe i ministrave të tij që bënin si të çakallisur të hënën, është i njëjtë. Por frika e secilit prej tyre, është veçmas e ndryshme, sipas psikikës individuale.
IV.
Mos u mërzisni, o të mjerë! se nuk do t’ju ndodhë ndonjë gjë e madhe: jeni të varfër me para e me prona që nuk janë tuajat, dhe do ktheheni në një gjendje normale, siç keni qenë – të varfër pa para.
Për dënimin penal pastaj, ju duhet avokat dhe jo politikë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar13 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix17 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix18 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet18 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal18 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske18 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore18 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook