Lidhu me ne

Aktualitet

Fishekzjarrët, sa të rrezikshme janë

Fishekzjarrët, sa të rrezikshme janë për shëndetin dhe mjedisinFishekzjarrët përbëhen nga një përzierje piroteknike, prej “rreth 75 për qind nitrat kaliumi, 15 për qind karbon, 10 për qind squfur “, shpjegon Günter Klein-Sommer, kimist dhe piroteknik. Për ngjyrat shtohen lidhje bakri, bariumi apo stronciumi, që shkaktojnë efektet blu, të kuqe apo të gjelbër.
Fishekzjarrët e parë duhet të jenë prodhuar në kohën e dinastisë kineze të Zongve (960-1270). Si shpikës i tyre konsiderohet murgu Li Toam. Por fishekzjarrët e parë bënin më tepër zhurmë se sa efekte drite.
Në shekullin e 14-të fishekzjarrët u përhapën në Itali ku u zhvilluan edhe më tej. Në Evropë ato përdoreshin në raste festash dhe ceremonish politike, kurse në Japoni, ku fishekzjarrët quhen “hana-bi” (“Lule prej zjarri”) ato përdoren gjatë ceremonive fetare.
Sot fishekzjarrët përdoren për ceremoni dhe festa të ndryshme. Por fishekzjarrët shkaktojnë ndotje të mëdha të mjedisit. Gjatë vitit 2016 në Gjermani p.sh. janë shkaktuar prej fishekzjarrëve 5000 tonë pjesëza toksike karbonike që janë të barabarta me 17% të gjithë sasisë së këtyre pjesëzave të shkaktuar nga karburanti i automjeteve.
A shkaktojnë fishekzjarrët ndotje të mëdha të mjedisit?
Përfaqësuesit e industrisë së prodhimit të fishekzjarrëve thonë se dëmi që shkaktojnë ato nuk mund të krahasohet me dëmin që shkaktojnë automjetet me naftë. Lëndët toksike që çlirohen prej djegies së naftës mund të shkaktojnë kancer dhe të rrezikojnë fertilitetin. Kurse fishekzjarrët përbëhen kryesisht nga kripëra që gjatë djegies shndërrohen në karbonat kalciumi. Ky thith shpejt lagështi dhe largohet prej atmosferës, thonë ata.
Megjithatë edhe fishekzjarrët e dëmtojnë mjedisin. Sepse ato ndër të tjera shkaktojnë mjaft mbeturina si dhe ndotje akustike. Zhurma e tyre është e dëmshme për veshët e njerëzve dhe për kafshët.
Pra, kush do të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit, mund të gëzohet duke parë fishekzjarrët e të tjerëve dhe të mos ndezë të tilla vetë.
Gjithsesi problemi më i madh sipas Günter Klein-Sommer janë fishekzjarrët e kategorisë F2 që lejohet t’i ndezin vetëm të rriturit. Por këta shpesh nuk respektojnë distancën prej të paktën 8 metrash dhe kjo shkakton aksidente. DW
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook