Lidhu me ne

Aktualitet

Vetëm Amerika e shëron Shqipërinë nga korrupsioni galopant dhe krimi   

Nga Spartak Ngjela.
Politika amerikëne e përshëndeti mënjëherë dje shkarkimin e prokurorit Llalla dhe mbështeti emërimin e prokurores së re Marku.
Akoma më do të këtë fuqi korrupsioni shqiptar që të shpresojë se nuk do të ndëshkohet?
Ambasada amerikane tha hapur dhe qartë dje se në Shqipëri u hoq nga posti i prokurorit të Përgjithshëm mbrojtësi i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ky ishte një sukses i madh për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Po revolta e pretenduar me sokëllimë nga korrupsioni, si u shfaq?
E gjithë “revolta” e korrupsionit rezultoi një flluckë sapuni. Kurse vetë Saliu u flak si një rreckë e vjetër në kanalin kullues të kohës.
Po, e gjithë kjo, la një shije të hidhur në opinionin publik shqiptar për të gjithë klasën politike: Shqiptarë! a e shihni se për kë votoni masivisht dhe me sy mbyllur?!
I patë vjedhësit në revoltë?
Historia do të tallet me këta trutharë që e kanë ditur vjedhjen e shtetit dhe të shqiptarëve intelekt të lartë drejtimi.
Por ama, që sot e tutje, kushdo që kërkon të hyjë në politikë, të mendonohet mirë, se, Shqipëria, me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian, do të hyjë në një vetëdisiplinim racional të qeverisjes së moralshme.
Po le ta analizojmë më thellë çështjen
l.
Gëzimi i Ambasadës amerikane në Tiranë për rrëzimin e prokurorit që mbronte korrupsionin e lartë në Shqipëri; tregon dy arsye të cilat do ta rrisin optimizmin e shqiptarëve:
E para: që politika amerikane do ta çojë deri në fund vendosjen e drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri.
E dyta: që shumë shpejt do fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë shtetëror.
Të dy këta aspekte, shqiptarët po i prisnin me padurim dhe me shqetësim të brendshëm, brenda pyetjes: a do ta çojë Amerika deri në fund luftën kundër banditizmit qeverisës në Shqipëri?
Akti i djeshëm i politikës amerikanë i ka bërë sot shqiptarët që të hedhin edhe një hap më tej në shpresën e tyre.
ll.
I patë sesi u ekzaltuan të korruptuarit e mëdhenj të opozitës dje në Parlament?
Ja, këta kanë qënë së brendshmi në historinë politike të Shqipërisë të gjithë pushtetarët hajdutë dhe shitës të interesit kombëtar në njëqind vjet.
Ajo që shfaqën dje me mjete primitive në Parlament grabitësit e jetës së shqiptarëve, nuk ishte një mllef i tyre kundër maxhorancës shqiptarë, por një mllef kundër Amerikës, për faktin që kjo është bërë me popullin shqiptar kundër sunduesëve, të tërë banditë dhe shitës të vazhdueshëm të interesit kombëtar te fqinjët pushtues.
lll.
Por tani për korrupsionin shqiptar mori fund gjithçka.
Asnjë nga këta pushtetarë aktualë nuk është më i sigurt. Asnjë, në të dy krahët e politikës shqiptare.
Koha e spastrimit ligjor të imoralitetit shqiptar, dje, bëri hapin e vet themelor përpara.
Penguesit e vazhdueshëm të Reformës në Drejtësi, deje menduan që ta bllokonin përfundimisht Reformën, por dështuan sepse populli nuk i përkrahu.
Po, si ka mundësi që të vjedhurit të ngrihen e të mbrojnë grabitësit e mirëqënies së tyre?
Ende nuk janë në gjendje që ta bëjnë brenda vetes këtë pyetje këta politikanë trutharë?
lV.
Nuk ka gjë më qesharakë se të shohësh pushtetarët e korruptuar e të kapur në korripsion që duan të pushtojnë Parlamentin e të mos lejojnë votimin e progresit të popullit të tyre.
Të gjithë këta sot janë të mërzitur, se menduan që të mundnin Amerikën me 200 përkrahës të paguar që donin të hynin në sallën e Parlamentit.
Po ja dhe hynë; e pastaj? Do rrëzonin Uashingtonin këta në Tiranë kur në Shqipëri të gjithë shqiptarët janë me Amerikën?
Janë të vegjël nga mendja dhe të liq në ndërtimin e tyre shpirtëror këta të korrupruar.
Babëzia i degdisi dje në shëmtimin më karikaturesk të historisë politike të Shqipërisë.
V.
Po, më saktë, çfarë pamë dje?
Dje u tregua se më budallenjtë menduan ta zgjidhnin hallin e tyre me “revoltë popullore” përmbysëse, e cila ishte një pamundësi absolute. Kurse ata më të mençurit, domethënë maxhoranca, menduan që të përfitonin diçka me politikën e pranimit të politikës amerikane antikorrupsion edhe pse janë edhe vetë të rrezikuar nga kjo politikë.
Po, megjithatë, të dy krahët janë të trembur. Kurse politika amerikane dhe ajo gjermane sigurisht që do vijojnë të mposhtin çdo rezistencë të korrupsionit shtetëror shqiptar.
Politika amerikane tani duhet të hidhet në sulm real, sepse akti i djeshëm ka rritur shpresën shqiptare për progres të shpejtë. Sytë e të gjithë shqiptarëve sot janë të kthyer me shpresë të re nga Amerika, si asnjëherë tjetër, edhe pse 97 përqind të tyre gjithmonë ka 27 vjet rresht që janë proamerikanë.
Zotërinj që po përgjoni historinë e Shqipërisë nga dritaret e territoreve shqiptare të pushtuara prej jush!
Kujtohuni dhe binduni se, pas gjithë këtyre shekujve shtypës, erdhi më në fund dhe koha e shqiptarëve. Që nesër e tutje, të gjithë ju – mos kini më asnjë shpresë te korrupsioni shtetëror shqiptar, të cilin keni një shekull që e paguani!
Sepse, Fuqitë e Mëdha perëndimore, tani janë të gjitha me shqiptarët. Rusia juaj është shumë pak.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar7 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore7 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore1 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix1 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix1 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet1 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook