Lidhu me ne

Aktualitet

Tirana një qytet i sëmurë, konsumon 3 mijë ton ilaçe

Tirana ka trefishin e farmacive që duhet të kishte bazuar në numrin e banorëve. Plot 800 farmaci numërohen në kryeqytet, ndërkohë në të gjithë vendin janë 1400 farmaci të regjistruara në QKL. Mjafton të shkosh pranë spitaleve për të parë morinë e farmacive që të tërheqin vëmendjen me llambushkat jeshile. Farmacitë e shumta në një qytet, ngjitur njëra-tjetrës, nuk janë një shenjë e mirë. Pranë spitaleve si QSUT dhe Spitali i Traumës numërohen në mbi 50 farmaci të ndryshme, që shpesh herë janë të lidhura me mjekë të specialiteteve të ndryshme që arrijnë të lexojnë edhe recetat plot gabime drejtshkrimore të mjekëve sikur t’i njihnin më parë.

Ndërkohë të gjitha vendet e Bashkimit Europian përdorin dy kritere për hapjen e farmacive që janë kriteri i largësisë dhe kriteri i numrit të popullsisë. Në legjislacionin shqiptar ka qenë e shkruar se farmacitë hapen 100 deri në 150 metra larg njëra-tjetrës ose 1 për 3 mijë banorë. Sot që po flasim me heqjen e këtyre kritereve dhe mos kontrolli nga autoritete përkatëse (Urdhri farmacistit, qëndra e kontrollit të barnave, etj) ka bërë të mundur një përhpaje biznesi shumë pranë spitaleve dhe qëndrave ambulatore pasi këto sipërmarrës shfrytëzojnë faktin se spitalet dhe qëndrat janë pa ilaçe.

Shpesh herë mjekët japin edhe receta me barna jashtë listës së miratuar nga Ministria e Shëndetësisë për të favozuar kompani farmaceutike të interesuar të sheshin produktet e tyre të palicensuara. Përhapja e farmacive të shumta në Tiranë është edhe një këmbanë alarmi për institutcionet e Shëndetësisë. Jetëgjatësia në vend është 74 vjeç për meshkujt dhe diku tek 80 për femrat, por mos kurimi shtyn në konsumim të ilaçeve që servieren shtrenjtë nga famarcitë. Në Shqipëri nuk është problem të gjesh barna, por cilësia e tyre, përbërja mund të jetë vrasëse, duke nisur që nga produktet ndihmëse e deri te ilaçet vetë.

Të parët për konsum ilaçesh në Europë

Familjet tona 3.4 për qind të buxhetit të tyre mujor ja dedikojnë kujdesit për shëndetin, ndërsa familjet në Europë 3.9 për qind. Sipas INSTAT, 75.4 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë familjet i çojnë për konsumim medikamentesh, ndërsa pjesa tjetër shkon për shërbime mjekësore. Në Europë, sipas të dhënave te OECD-së, ky raport përmbyset. Në vendet e BE shpenzimet për ilaçe zënë 7-15 për qind të shpenzimeve për shëndetësinë. Por përqindja vjen e rritet në vendet që janë anëtarësuar me vonë në BE, të tilla si Hungaria, Greqia, Lituania etj ku përqindja e shpenzimeve për medikamenteve zë mbi 20 për qind të shportës së shpenzimeve për shëndetësinë.

Importi i ilaçeve

Gjatë periudhës janar-gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike pësuan një rritje vjetore 14 % në vlerë dhe 7 % për qind në sasi. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 8- mujorit u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike në krahasim me 3128 tonë në 8-mujorin 2016. Në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin importuar 2702 tonë medikamente, raporton Monitor. Fatura totale e importeve për periudhën janar-tetor 2017, ishte 19,961 milion lekë të reja. Ndërsa në peshë sipas raportimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave importi për peridhën janar-tetor 2017, ishte 4,266 ton produkte farmaceutike, raporton faktor.al

Shqipëria, i vetmi vend europian që nuk është anëtar i Farmakopesë Europiane

Po çfarë është Farmakopeja Evropiane? “Farmakopeja Evropiane është një referencë pune për të garantuar kontrollin e cilësisë së medikamenteve në shtetet anëtare të saj, e jo vetem. Misioni i saj kryesor është që të japë kontribut në të drejtën e çdo individi për të pasur medikamente cilësore.” Keshtu, ne si studentë të Farmacisë, shumë natyrshëm na lindën disa pyetje: Si ka mundesi që Shqipëria mbetet akoma një vend vëzhgues prej kaq vitesh, e jo anëtare e organizatës? A është e drejtë që një farmacist shqiptar të mos ketë mundësi të bëhet pjesë e kompetencave shkencore e profesionale në nje rreth më të gjërë Evropian? A është e drejtë për pacientin shqiptar të mos jetë, edhe ai, nën ombrellën mbrojtëse të Farmakopesë Evropiane? Si ka mundësi që Shqiperia nuk konkurron në tregun farmaceutik Evropian? (Shtetet e tjera të Ballkanit tashmë ekportojnë në BE edhe sepse produktet e tyre janë pjesë e Farmakopesë Evropiane)
Nuk mund të jetë Shqipëria një ishull i vetëm mes Europës ku standartet e sigurisë dhe cilësisë së Farmakopesë Europiane nuk janë të detyrueshme!

http://www.faktor.al/2017/12/16/tirana-nje-qytet-i-semure-konsumon-3-mije-ton-ilace/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook