Shumë mendojnë se të fjeturit mund të ndikojë në marrjen e disa kileve më shumë, por çfarë tregojnë studimet? Sipas tyre, raporti optimal mes gjumit dhe të qëndruarit zgjuar, stimulon ekuilibrin metabolik dhe mirëqenien tonë.

 

Kur orët e gjumit reduktohen, i tërë organizmi ynë arrin një mungesë ekuilibri. Pas një nate të gjatë gjumi, oreksi ynë bëhet edhe më i madh, kjo sepse ndryshon niveli i ekuilibrave metabolikë. Trupi kërkon ushqim me përmbajtje sheqeri të lartë dhe yndyrnash, e njëkohësisht ngadalëson metabolizmin tonë, duke na bërë të ndihemi të pafuqishëm dhe më pak energjikë. Ky rezultat na bën të jemi të prirur për të konsumuar ushqime në sasi të mëdha me bazë sheqerin, lëkura duket më e ashpër, ndërsa bëhemi edhe më nervozë.
Stresi përbën një element shtesë i cili shpesh na bën të jemi më pak të vëmendshëm ndaj dietave. Në të vërtetë, dëshira për ushqim është llampa ‘spiune’ që nxit emocionet tona, duke na shtuar zemërimin dhe trishtimin. E si rrjedhojë do të ndalim vrapin tek frigoriferi. Natyrisht nuk është gjendja jonë shpirtërore, shkak i kësaj anomalie, por mënyra se si jetojmë, pra sa kohë rrimë shtrirë në shtrat.
Kur dhe sa duhet të  flemë?
Sipas një studimi nga Walter Reed Army Medical Center në Washington, një grup infermieresh që punojnë turni i tretë, shfaqi një çfazim kardiak, duke sjellë pasoja negative me mbi mbipeshë, pagjumësi, ankth, nervozizëm dhe dhimbje koke. Fjetja e mjaftueshme, jo ​​më pak se 6 orë, bën që ky efekt të zhduket, duke sjellë efekte pozotive në formën fizike dhe mentale.
Melatonina, e cila lidhet direkt me gjumin ka një rol të rëndësishëm në dietën ushqimore. Një studim i Universitetit të Granadës vuri në dukje se ky hormon stimulon konsumimin e kalorive dhe dobësimin e kockave. 
A ka ndonjë zakon të mirë që duhet të dimë? Hani ushqimin disa orë para se të flini, kjo eleminon kaloritë dhe yndyrnat nga trupi. Menuja duhet të ketë supë me perime dhe shumë fruta, peshk ose mish të bardhë. Thuajini jo ëmbëlsirave. Konsumojini më mirë në mëngjes kur keni përpara gjithë ditën t’i djegur ato.