Ai deklaroi para studentëve se nuk duhet të fiksohen pas punës së shtetit, teksa shtoi se ambicia e tyre duhet të jetë më tepër se kaq. Përgjigja e tij erdhi pas pyetjes së një studenti për mundësitë që u ofrohen.
“Një tapet të kuq asnjë qeveri të kuq nuk e ka për askënd. Askush nuk e ka një tapet të kuq për të siguruar parakalimin triumfal dhe hyrjen në derën më të lartë të shtetit për dikë që ka mabruar shkëlqyeshëm. Ajo që dua të theksoj është se, shumë shpesh, në Shqipëri dhe rajon, shumcia dërrmuese e vajzave dhe djemve, pavarësisht nivelit të arsimimit, e konsiderojnë të ardhmen e tyre si të lidhur me shtetin. Dhe punën në shtet si punën më dinjitoze, unë shpresoj mos ta keni këtë, shpresoj që ambicia juaj të jetë më shumë se kaq”, deklaroi Rama.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu