Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës/ Ja kush fitoi garën për Dekan të Histori-Filologjisë
Universiteti i Tiranës ka zgjedhur Dekanin e ri të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, pas dorëzimit të detyrës nga Prof. Dr. Valentina Duka, e cila fitoi mandatin e deputetit të Partisë Demokratike.
Në përfundim të numërimit të votave, Dekani i ri i këtij fakulteti është Profesor Doktor Sabri Laçi, i cili kandidonte përballë Prof. Dr. Aljula Jubanit. Pedagogu i njohur ka arritur të marrë 50.14% të votave kundrejt pedagoges së Gjuhës Shqipe.
Gara mes dy pedagogëve të njohur ka qenë shumë e fortë, dhe kjo duket edhe nga rezultati i votave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu