Lidhu me ne

Temporal

Koment: Njё fund i hipokrizisё

Vendimi i Donald Trumpit pёr ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet tё Izraelit, ndonёse ёshtё i sinqertё, shkakton njё dinamikё me rezultat tё paparashikueshёm, mendon gazetari i FAZ Rainer Hermann.
Pakistan - Proteste gegen Jerusalem-Status in Karachi (Reuters/A. Soomro)
Ka njё sёrё temash, pёr tё cilat kёrkohet hipokrizi. Ndёr to bёn pjesё edhe diskutimi, nёse Turqia duhet tё bёhet anёtare e BE-sё, por nё to bёn pjesё edhe i ashtuquajturi proces i paqes mes Izraelit dhe palestinezёve. Tema e parё ёshtё mbyllur me presidentin turk Tayyip Erdogan, ndёrsa pёr temёn e dytё ishte tё mёrkurёn presidenti amerikan Donald Trump, i cili i dha fund hipokrizisё. Me deklaratёn e tij, se e njeh Jeruzalemin si kryeqytet tё Izraelit dhe se ambasada amerikane do tё zhvendoset atje, ai nё fakt pranon realitetin. Megjithatё ai ka shkaktuar me kёtё vendim njё tёrmet tё vogёl, qё do tё dёmtojё edhe interesat amerikane.
Njё sipёrmarrёs shkatёrron atё qё ka dёshtuar
Si sipёrmarrёs Trump e di, se pas njё dёshtimi dhe falimentimi ka njё fillim tё ri. Kёshtu presidenti do tё shkatёrrojё, atё pёr tё cilёn beson, se ka dёshtuar. Nё sytё e tij kёtu bёn pjesё i ashtuquajturi proces i paqes mes Izraelit dhe palestinezёve. E pёrse pra tё mos provohet njё tjetёr proces?
Nё fund tё fundit asnjёri prej dy protagonistёve nuk ka dashur dhe nuk e do paqen me kushte, qё mund t’i pranojnё tё dyja palёt. Palestinezёt mё 2001-2007 e refuzuan kthimin e 97% tё territorevetё pushtuara duke pёrfshirё edhe Jeruzalemin lindor. Ata donin tё gjitha ose asgjё e tani mbeten duar bosh. Izraeli nga ana e tij ka vazhduar me konsekuencё politikёn e ngulimeve hebreje – e me kёtё ka bёrё fakte tё kryera. Nёn kryeministrin Benjamin Netanjahu Izraeli nuk ёshtё mё i gatshёm pёr lёshime. Izraeli i do tё gjitha dhe mё i forti i merr tё gjitha – duke pёrfshirё kёtu edhe ambasadёn amerikane nё Jeruzalem.
Autor Rainer Hermann (picture-alliance/dpa)

Rainer Hermann, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung

Trump me sa duket nuk i di pasojat e vendimit tё tij nё Lindjen e Mesme. Atё e ka motivuar pёr kёtё vendim vetёm politika e brendshme – ai iu pёrmbajt premtimit qё u dha pёrkrahёsve tё tij evangjelikan dhe lobit tё fuqishёm hebre. Nё Lindjen e Mesme me kёtё ai forcon Iranin – qё krahas Turqisё – mund tё pёrfitojё si mbrojtёs i interesave islame.
Zgjidhja e ҁёshtjes palestineze nё Sinai?
Se ҁfarё “marrёveshje” e madhe mund tё vijё pas shkatёrrimit, pёrҁarjes alla Trump, ёshtё ende e paqartё. Gjithnjё e mё shumё po kristalizohet, se Egjipti njё pjesё tё Sinait duhet ta lirojё si “territor komepnsues” pёr palestinezёt. Por kjo sigurisht qё nuk do ta paqёtojё rajonin dhe ndoshta zgjidhja do tё jetё vetёm njё paqe tjetёr, qё i jep fund paqes sё tё gjtihёve.
Komenti i Rainer Hermann ёshtё marrё nga gazeta Frankfurter Allgemeinen Zeitung
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook