Nga Charlie Chaplin
Jeta mund të bëhet e lirë dhe e bukur, por ne jemi larguar nga rruga e drejtë. Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, ajo ka ngritur në botë barriera urrejtjeje, ajo na ka detyruar të marshojmë me hap të shtrirë drejt mjerimit dhe masakrës. Ne e kemi zbuluar të fshehtën e shpejtësisë, por na kanë mënjanuar. Makina e bollëkut na ka varfëruar. Shkenca na ka bërë cinikë; inteligjenca na ka bërë mizorë e të pamëshirshëm. Mendojmë shumë dhe ndiejmë pak. Ne kemi më tepër nevojë për humanizëm sesa për makina. Më tepër se për inteligjencë në kemi nevojë për mirësi dhe ëmbëlsi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu