Lidhu me ne

Kryesore

Itali: Refugjatët – skllevër modernë

Fushat e Italisë gëlojnë prej mëditësve nga Afrika. Ata janë skllevër modernë të shfrytëzuar prej fermerëve pa skrupuj.
Feldarbeit (CC/Twin and Twin Trading Images)
Në Itali po krijohen pa rënë në sy gjithnjë e më tepër geto ilegale, si “Getoja e madhe” në Rignano afër Foggia-s. Gjatë periudhës së të korrave këtu jetojnë rreth 1.500 vetë. Por fjala jetojnë është në këtë kontekst e gabuar. Sepse mëditësit nga Afrika vegjetojnë në kushte tejet të vështira. Mëditja e tyre prej maksimalisht 20 euro në ditë nuk mjafton as për të marrë një shtëpi me qira, e jo më për të nisur një jetë të re.
Edhe pse kushtet janë të vështira emigrantët qëndrojnë, sepse me rrogën e tyre të ulët ata furnizojnë dhe familjet. “Po të mos punoj unë këtu, kush do t’i ushqejë fëmijët e mi në Afrikë? Ndonjëherë dërgoj 200 euro, ndonjëherë 150. Kur fitoj 200 euro, 100 i mbaj për vete dhe 100 i dërgoj në Afrikë”, tregon një grua.
Italien Minderjährige Flüchtlinge (picture-alliance/Pacific Press/A. Di Vincenzo)
Padi për skllavërim
Në Nardó të Pulias policia arrestoi para disa kohësh 20 shfrytëzues me padi për skllavërim. 11 syresh u dënuan në korrik të këtij viti me heqje lirie deri në 11 vjet. Kjo vepër penale ka disa vjet që është përfshirë në kodin penal italian. Shumë prej punëtorëve me mëditje nuk kishin marrë rrogë prej muajsh. Prokurorja  Elsa Valeria Mignone thotë: “Ishte  brigadieri që vendoste se kur dhe çfarë duhet të hanin, nëse u lejohej të pinin dhe se çfarë. Dhe ai ua shiste të gjitha me çmime të larta. Një shishe e vogël ujë mineral 3 euro, një panine 3,5 euro. Po ashtu edhe nëse në ndonjë kamion hipnin për të shkuar në punë 25 vetë, secili duhet të paguante nga 5 euro.” Por viktimat deri tani nuk kanë marrë dëmshpërblim.
Një fshat vetëm për emigrantët?
Getoja pranë qytezës Borgo Mezzanone në jug të Italisë është më e madhja në vend. Këtu e ka pushtetin mafia nigeriane. Banorët e zonës e ndjejnë veten të lënë në baltë prej politikës. 500 italianë pranë mijëra skllevërve afrikanë. “Zezakët nuk blejnë asgjë. Ndoshta diçka për pesëdhjetë ose tridhjetë cent. Ata thjesht na marrin paratë, dhe nuk u sjellin agjë. Ata u morën punën të gjithë atyre që punonin në fusha. Ose në fabrika. Kudo tani punojnë vetëm të zinjtë” – thotë një shitës.
Fokus Europa Italien Flüchtlinge Erntehelfer (Spiegel TV)
Çdo ditë, getoja i afrohet edhe më tepër Borgo Mezzanones. Autoritetet italiane janë të mbingarkuara me problemin, fermerët janë të lumtur për krahun e lirë të punës, po qytetarët? Ata janë të dëshpëruar. Dhe të zemëruar. “Gjithçka ka ndryshuar, dikur vinin makinat për të mbledhur plehrat dhe për të pastruar, tani askush nuk vjen. Na kanë lënë vetëm për fat të keq dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë” – thotë një grua.
“Unë nuk mund të shkoj dikur tjetër, edhe po desha të largohem nga Borgo Mezzanone. Sepse askush nuk do ta blejë shtëpinë time. Të paktën jo sa çmimi i arsyeshëm i tregut. Unë do t’i bëja një propozim shtetit: Pse nuk e blen shtëpinë time? Dhe shtëpitë e të gjithë atyre që duan të largohen. Dhe shteti të bëjë atë që dëshiron këtu, gjë që e bën gjithsesi. Kështu shteti mund t’u ofrojë migrantëve fshatin. Le të krijojmë një fshat vetëm për emigrantët” – thotë një burrë.
Shfrytëzimi i refugjatëve  gjë normale
Fenomeni shtrihet në të gjithë jugun. Në Kalabri ka nisur këto ditë vjelja e portokalleve. Një pjesë e bujqësisë këtu është në duart e N’dranghetës dhe mafies. Shfrytëzimi i refugjatëve afrikanë këtu është gjë normale. Dhe një arsye pse gazetarët nuk janë të mirëpritur në fusha. Një punëtor na shpjegon se si fermerët ulin mëditjet e rregulluara me ligj: Kjo arkë me mandarina kushton një euro. Po mbushëm dhjetë arka, marrim dhjetë euro. Ditët e vetme që ne punojmë  përgjatë rrugës janë e shtuna dhe e diela, sepse në këto ditë kontrollorët nuk punojnë. Ne vjelim gjithçka gjejmë kurse të hënën na largojnë, sepse ka kontrolle. Dhe njerëzit këtu vërtet kanë kontrata, por sigurisht që nuk janë të rregullta.
Probleme mjekësore
Meqenëse shumë prej punëtorëve migrantë nuk kanë dokumente të vlefshme identiteti dhe kontrata, ata nuk mbulohen as nga sigurimi shëndetësor. Prandaj, mjekët e organizatës humanitare „Emergency” i trajtojnë ata pa pagesë. Diagnoza më shpeshtë: kequshqyerja.
EU will über Ausweitung von Libyen-Einsatz entscheiden (picture alliance/dpa/Bundeswehr/PAO Mittelmeer)
Pothuajse si në Afrikë. Alessia Perrotti, mjeke tregon: “Në shtëpi ose në çadra, shpesh flenë shtatë ose tetë vetë. Nëse njëri prej tyre ka një infeksion, p.sh. të traktit gastrointestinal ose respirator, ka shumë gjasa që t’ua ngjisë të tjerëve.”
Vala e refugjatëve vazhdon
E megjithatë njerëz nga rajonet e varfëra të krizave në Afrikë do të vijnë përsëri në Evropë. Arsyeja është tepër e hidhur. “Gjithkush dëshiron të vijë e të jetojë këtu. Sepse ne bëjmë vazhdimisht fotografi të bukura në Venecia, Milano, Torino, Romë. Ne u tregojmë shokëve vetëm gjërat e bukura. Kur dikush shkon në Afrikë, ju sillni rroba dhe të gjithë miqtë mendojnë se ka diçka për t’u gjetur këtu. Por kjo ka mbaruar” – thotë një emigrant.
Që nga fillimi i vitit në bregdetin italian kanë arritur mbi njëqind mijë migrantë. Numri i të kthyerve është i panjohur./Dw
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet17 orë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix17 orë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix17 orë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske18 orë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Kryesore18 orë më herët

“PS është dukshëm përpara”, Blendi Fevziu bën parashkimin për zgjedhjet e 11 majit

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi situatën parazgjedhore në vend, diasporën dhe partitë...

Radar2 ditë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix5 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix5 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix5 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix5 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Facebook